AKTIVISTËT QYTETARË MBETEN FUQISHËM NË QËNDRIMIN KUNDËR SHKATËRRIMIT TË VODNOS

Iniciativat dhe shoqatat qytetare kundër shkatërrimit të Vodnos sot në ora 17 u takuan me zv.kryeministrin Koço Angjushev në Qeveri ku do ta argumentojnë qëndrimin e tyre në raport të ndërtimit të gazsjellësit nëpër park pyllin Vodno.

“Pas shqyrtimit të përbashkët në trasën nëpër Vodno, u treguan të bazuara pohimet e aktivistëve qytetar për gjatësinë e saj dhe impaktin, për kundër mendimit bazuar në informata që u janë plasuar zv. Kryeministrit Koço Angjushev dhe përfaqësues të REM…

E përshëndesim tentativën për zbutjen e impaktit të cilin e bënte trasa e parë e projektuar nëpër Vodno dhe përpjekjet për ndryshimin e saj, por ajo nuk e ndryshon thelbin se trasa e parashikuar ende mbetet të çoj nëpër rajonin e mbrojtur të park pyllit Vodno dhe do të shkatërroj jo vetëm distancë prej 2km (në rastin më të mirë, nëse është e mundur) pyll, të dendur dhe me dekada I krijuar, por edhe strehim të numër të madh të llojeve, nga të cilat disa endemik dhe të rrezikuara.

Jemi të kënaqur që, të gjithë se bashku mundeshim të vërtetohemi, por edhe ta bindim z. Angjushev për dëmin që kjo pjesë e gazsjellësit do ta shkaktoj nëpër Vodno. Por, edhe në të njejtën kohë jemi thellë të dëshpëruar se edhe krahas vërtetimit të gjendjes faktorë në terren, ndërsa duke e ditur domethënien dhe vlerën e Vodnos, Qeveria ende mbetet në qëndrimin se Vodno duhet të jetë dëm kolateral për zbatimin e gazsjellësit magjistral i cili çon nga Shkupi kah Tetova, Gostivari, Kërçova dhe Kosova”, qëndron në sqarimin e tyre.

Gjithashtu, iniciativat dhe shoqatat qytetare mendojnë se të gjithë pasojat ekonomike që dalin nga një gabim dekadash dhe pasojë e punës jo transparente duhet të jenë në mënyrë adekuate të kontrolluara nga organet kompetente shtetërore dhe me të gjithë resurset juridike të zbulohen fajtorët të cilët e kanë bërë peng mjedisin jetësorë dhe shëndetin e qytetarëve në emër të fitimit.

“E nxitim Qeverinë dhe institucionet e saj kompetente, t’i aktivojmë të gjithë mekanizmat e saj ta mbrojnë Vodnon dhe të gjejnë zgjidhje adekuate për gazsjellësin jashtë kufijve të tij. Përderisa sinqerisht dëshirohet të gjendet opsioni më i mirë, ajo gjithsesi do të bëhet. Dislokimi i qendrës klinike është shembull i pandashëm i kohëve të fundit për ndryshim të projekti të gatshëm dhe realizim. Zgjidhje adekuate, pas këtij shembulli, kërkojmë edhe për trasën e gazsjellësit”, thuhet në sqarimin.

Iniciativat dhe shoqatat qytetare nënshkruese janë “E dua Vodnon”, “O2 Koalicion”, “Stop për ndotjen”, “Shpëtim për Vodnon”, “Taftalixhe e gjelbër”, “Ekokarposh 3,2,1”, “Ne jemi Karposh 4”, “FRONT 21/42”, “MTB Oksizhen”, “I love hiking”, “Gou Grin Pauer”, “Skopje Smog Alarm”, “Billka”, “Ploshtad Slloboda”, “Eko Svest”, “Dëshirojmë Aerodromi të merr frymë”.

B.J

Please follow and like us:

This post is also available in: Macedonian English