Konferencë për vlera evropiane, alternativa të gjelbra dhe antinacionalizëm

Civili organizon Konferencë #VeprimIntegrim kushtuar vlerave evropiane, alternativave të gjelbra dhe antinacionalizmit më 30 tetor ( e martë) në hotelin Opera House ( pas bibliotekës universitare, në rrugën e Avokatëve) në Shkup, me fillim në ora 14.

Në këtë konferencë janë të ftuar përfaqësues relevantë të pushtetit lokal dhe qendror, organizatave qytetare, iniciativave të gjelbra, partive politike, mediave, aktivistë dhe qytetarë të interesuar.

Në konferencën #VeprimIntegrim do të prezantohen rezultatet nga projekti Veprim – Integrim që e zbaton Civili në partneritet me Fondacionin Hajnrih Bell nga Gjermania.

Veprim -Integrim është projekt për mbështetjen e reformave demokratike, pjesëmarrjen qytetare, iniciativat e gjelbra dhe vlerat evropiane në Republikën e Maqedonisë.

Ndiqni Fejsbuk faqet CIVIL.MK dhe Green CIVIL për informata plotësuese.

Vendet janë të kufizuara. Për prezencë dhe pjesëmarrje në konferencë nevojitet paralajmërim në këtë  VEGËZ.

Please follow and like us:

This post is also available in: Macedonian English