Bair: Po vdesim për ujë!

“Nuk i dërgojmë fëmijët në shkollë, sepse nuk kemi ujë t’i pastrojmë. Atje ka edhe fëmijë tjerë dhe nuk dëshirojnë të shoqërohen me fëmijët tonë, kush do të shoqërohet me fëmijë të ndytë”, thonë banorët e lagjes “Petoçna voda” (“Uji i të premtes”), që gjendet në lagjen Bair, të Manastirit.

Ata ankohen se e tërë lagja, gjegjësisht, pesëdhjetë shtëpi nuk kanë ujë me dekada.

“Politikanët vijnë vetëm gjatë zgjedhjeve, për vota, dhe pastaj na harrojnë. Kryetari i mëparshëm i komunës asnjëherë nuk na ka vizituar, vetëm kryetarja aktuale, Natasha Petrovska para disa ditësh na vizitoi dhe pyeti për problemin me ujin”, thonë banorët.

Ekipi i Civilit realizoi takim edhe me kryetaren e manastirit, Natasha Petrovska, dhe drejtorin e Ujësjellësit, Goran Kozarov, të cilët theksuan se e dinë për atë problem shumëvjeçar dhe mundohen ta zgjidhin.

“Në periudhë të caktuar në disa pjesë nuk ka ujë sepse nuk ka presion. Kjo ndodh sepse ata që jetojnë më poshtë i lënë çesmetë të hapura dhe uji rrjedh pa nevojë. Duhet edukim i banorëve për shfrytëzim të drejtë dhe të përshtatshëm të ujit, që të mos kenë probleme me mungesë të ujit”, thotë Petrovska.

“Para dhjetë vitesh u ishin dërguar ujëmatës, mirëpo ujëmatësit nuk janë më aty, sepse i shisnin”, tha drejtori Kozarov.

Reportazhi në tërësi së shpejti në CIVIL Media dhe Drejt..

Dehran Muratov

Kamera: Arian Mehmeti

Montazhi: Bunjamin Kamberi

Fotografia: Angella Petrovska

Përpunimi i tekstit: D. Tahiri

Please follow and like us:

This post is also available in: Macedonian