Pengimi i Marrëveshjes së Prespës nuk është vepër patriotike!

CIVIL – Qendra për Liri ashpër i dënon partitë, gjegjësisht, deputetët të cilët me qëllim, dhe nga pozita të ngushta partiake ose/ dhe interesa personale e pengojnë procesin e zbatimit të Marrëveshjes Së Prespës nga i cili del nevoja për ndryshimet në kushtetutë. Nuk ka arsyetim, as shpjegim për ata!

Marrëveshja e Prespës dhe ndryshimet në kushtetutë do t’i sigurojnë ardhmëri më të ndritur Maqedonisë dhe të gjithë qytetarëve të saj. Kjo marrëveshje historike, e mbështetur nga e gjithë bota demokratike dhe përparimtare, e mbron identitetin e Maqedonasve dhe gjuhës maqedonase. Kjo paraqet dalje nga kontesti shumëvjeçar me Greqinë, nga i cili kanë dobi vetëm strukturat nacionaliste shkatërruese nga dy vendet. Mos suksesi i kësaj marrëveshje do të thotë thellim i kontestit, krizë e prolonguar dhe izolim që do të jetë i dëmshëm për dy vendet dhe rajonin, e në veçanti për Maqedoninë.

Suksesi i Marrëveshjes së Prespës do të mundësojë përparim dhe shpejtim të integrimeve euroatlantike.

Prandaj, u bëjmë thirrje të gjithë deputetëve që ia mendojnë të mirën vendit tonë, ta dëshmojnë këtë me mbështetjen e ndryshimeve të kushtetutës. Pavarësisht nga qëllimet e sinqerta ose tregtisë, mungesa e mbështetjes së ndryshimeve në kushtetutë nuk është vepër patriotike.

I inkurajojmë deputetët të marrin vendim të urtë, të guximshëm dhe në favor të shtetit, dhe të tregojnë unitet kur bëhet fjalë për vendime historike si ky.

Please follow and like us:

This post is also available in: Macedonian English