CIVILI kërkon nga institucionet angazhim pa kompromis për drejtësi sociale

Kumtesë e Civilit me rastin e Ditës Botërore për drejtësi sociale, 2o. 02. 2019

Ndryshime në Ligjin për drejtësi sociale, ndryshime dhe plotësime në Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, propozim – ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, të cilat ende janë në procedurë parlamentare… Rrogë minimale më të lartë, qendra strehimi për viktimat e dhunës, qendra strehimore për fëmijët pa prindër, lëvizje në rregullimin sindikal, janë pjesë e reformave sociale që e shënuan vitin 2018 në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Megjithatë, Dita Botërore e drejtësisë sociale në Maqedoni na drejton para faktit se jemi shtet i varfër në të cilin drejtësia sociale është në vendin e fundit, pavarësisht nga resorët qeveritarë që arritën rezultate të caktuara të dukshme. Ishim dhe kemi mbetur vend i varfërisë dhe pasurisë ekstreme, ku qytetarët janë të privuar nga të drejtat themelore sociale, nëse nuk kanë para ose nëse nuk janë të mbrojtur nga strukturat partiake, nepotizmi ose klientelizmi.

Shkelja e të drejtave të punëtorëve, papunësia, të gjitha format e mundshme të korrupsionit, janë probleme ekzistenciale të cilat me dekada nuk zgjidhen. Hapat e suksesshme reformuese në sferën e drejtësisë sociale të cilat i zbaton Ministria për punë dhe politikë sociale, nuk janë të mjaftueshme. Nevojitet zgjidhje gjithëpërfshirëse, e vendosur dhe sistematike e problemeve në domenin e drejtësisë sociale që të ndjehen ndryshimet.

Si organizatë për të drejtat dhe liritë e njeriut, Civili vazhdimisht e alarmon opinionin dhe institucionet për gjendjet e vështira në sferën e drejtësisë sociale, në të cilën përkojnë mbrojtja sociale, shëndetësia, arsimi, të drejtat e punëtorëve dhe shumë tjera.

Pavarësisht nga angazhimi i institucioneve për tejkalimin e padrejtësisë sociale, varfërisë, megjithatë, mospërfshirja sociale dhe ekonomike, diskriminimi, papunësia, shëndetësia katastrofale dhe arsimi, ndjellin frikë dhe pasiguri te qytetarët për mbijetesën në ditën e nesërme.

Pas kësaj gjendjeje sociale në Maqedoni, është mjaftë lehtë të keqpërdoren çështjet sociale edhe në kontekst zgjedhor. Referendumi ishte edhe një dëshmi për keqpërdorimin e qytetarëve të rrezikuar përmes ryshfetit, kërcënimeve dhe presioneve. Para zgjedhjeve presidenciale padyshim se jostabiliteti social i vendit do të shfrytëzohet për pikë politike dhe përfitime partiake.

Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 26 nëntor të vitit 2007 vendosi të shënohet 20 shkurti si ditë e kushtuar zhvillimit social, solidaritetit, barazisë dhe harmonisë si vlera themelore në arritjen e drejtësisë sociale, “shoqëri për të gjithë”, me mundësi të barabarta për secilin.

Civili kërkon angazhim pa kompromis për drejtësi sociale në tejkalimin e varfërisë me përfshirje, dhe jo margjinalizim të kategorive të ndjeshme sociale. CIVILI korkon nga institucionet dhe organet kompetente përgjegjësi ndaj çdo jete njerëzore. “Shoqëria e barabartë dhe jeta për të gjithë” duhet të bëhet angazhim real, dhe jo floskulë e thjeshtë.

CIVIL -Qendra për Liri

Please follow and like us:

This post is also available in: Macedonian