Industria – ndotësi më i madh në Maqedoni

Raporti i përbashkët revizor për cilësinë e ajrit i EUROSAI – Organizata evropiane e institucioneve supreme revizore, tregon se industria është ndotësi më i madh në Maqedoni, e pastaj vjen ndotja e shkaktuar nga amvisëritë dhe kompanitë më të vogla, derisa automjetet janë të vlerësuara si ndotës të mesëm, ndërsa mbeturinat, bujqësia dhe faktorët tjerë janë të vlerësuar si ndotës më të vegjël.

Raporti të cilin e shpalli Enti Shtetëror për Revizion ka të bëjë me cilësinë e ajrit në Shqipëri, Bullgari, Estoni, Gjeorgji, Hungari, Izrael, Kosovë, Moldavi, Poloni, Rumani, Sllovaki, Spanjë, Zvicër, Maqedoni dhe Holandë.

Në raportin tregohet se në Maqedoni duhet të zbatohen sanksione për nivelin lokal dhe qendror për mosrespektimin e qëllimeve të cilësisë së ajrit, si dhe se vetë sistemi për drejtimin me cilësinë e ajrit në Maqedoni nuk është i organizuar dhe i koordinuar në mënyrë të duhur, gjegjësisht, se edhe inspeksionet për mjedis jetësor zbatohen pa asnjë koordinim në nivel qendror dhe lokal.

Gjetjet nga revizionet nacionale tregojnë se qeveritë e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Rumanisë dhe Spanjës, nuk kanë implementuar në tërësi as strategji nacionale, as plan nacional. Në rastin me Maqedoninë, ku nuk është e implementuar në mënyrë të duhur politika e qeverisë për cilësi të ajrit në nivel nacional dhe lokal, Raporti i revizionit ndërkombëtar përfundon se Plani nacional për mbrojtjen e ajrit ambiental është kompleks dhe mbulon fusha të ndryshme, por nuk ekziston sistem për zbatimin e çdo mase. Plani nuk përmban tregues për matjen e efektivitetit të zbatimit të politikës që e vështirëson ndjekjen  e masave për arritjen e qëllimeve të qeverisë dhe politikave për luftë kundër ndotjes së ajrit.

Me qëllim të përmirësimit të vlerësimit të shpenzimeve dhe përfitimeve nga masat e ndërmarra, rekomandohet qeveria të sigurojë buxhet për punë dhe mirëmbajtje të të gjitha stacioneve monitoruese. Gjetjet tregojnë se sistemet për monitorin, në së paku nëntë vende, gjegjësisht, Shqipëri, Bullgari, Izrael, Kosovë, Maqedoni, Moldavi dhe Sllovaki nuk gjenerojnë të dhëna të besueshme.

Rekomandim deri te Qeveria e Maqedonisë është edhe përmirësimi i rrjetit për ndjekjen e cilësisë së ajrit, mirëmbajtje e vazhdueshme e  stacioneve matëse dhe sistemit qendror për mbledhjen dhe përpunimin e automatizuar të të dhënave, si dhe matja në kohë reale dhe raportimi për cilësinë e ajrit.

B.J.

Please follow and like us:

This post is also available in: Macedonian