CIVIL – Qendra për Liri nesër në Veles, në Sërmaale, me fillim në ora 15:30 para qytetareve dhe qytetarëve do t’i prezantojë aktivitetet e reja të projektit, një pjesë të projektit “Ardhmëri e gjelbër”, qëllimi i të cilit është përmirësimi i perceptimit publik dhe njohurisë për konceptin e shoqërisë që i kultivon vlerat e gjelbra, drejtësinë sociale dhe antinacionalizmin.
Në info stendën janë të ftuar edhe të gjithë bashkëpunuesit dhe mbështetësit e Civilit me të cilët do të këmbehen përvojat dhe veprimet dhe iniciativat e përbashkëta për promovimin e vlerave të gjelbra, përmirësimin e të drejtave sociale dhe në luftën kundër nacionalizmit.
Ekipi i Civilit paraprakisht do t’i vizitojë Llozovën dhe Sveti Nikollën ku do të bisedojë me banorët për mundësinë për ndërthurjen e këtyre tre elementeve që janë parakusht për një shoqëri e cila synon vlera demokratike dhe përparim të bazuar në kujdesin për mjedisin jetësor dhe ardhmërinë.
Në tre komunat qytetaret dhe qytetarët do të kenë mundësi të kyçen në mënyrë aktive përmes dërgimit të mesazheve deri te pushteti lokal dhe qendror, të këmbejnë mendime, qëndrime dhe informata për temat nga fusha e drejtësisë sociale, iniciativat e gjelbra dhe antinacionalizmi.
Projekti “Ardhmëri e gjelbër” zbatohet me mbështetje nga Fondacioni Hajnrih Bell nga Sarajeva.
This post is also available in: MacedonianEnglish