Banorët e Sveti Nikollës nuk janë të kënaqur se si Qeveria kujdeset për ekologjinë në vend, por fajin e shohin edhe te qytetarët.
“Sipas premtimeve, mendoj se angazhohet, por nuk ka rezultate konkrete”, thotë një banor.
Një tjetër banor i kësaj komune se ekologjia nuk është në nivel të mjaftueshëm, por, se nuk është keq. “Kanalizimi duhet të rregullohet. Deponia gjithashtu. Duhet të rregullohet edhe mekanizimi i Ndërmarrjes Komunale Publike”, thotë ai, duke shtuar se qytetarët janë problemi më i madh. “Ne ndotim më së tepërmi. Vetëdija ekologjike te qytetarët duhet të jetë më e lartë. Nëse qytetarët kanë vetëdije, nuk do të kemi problem”, vlerëson ai.
“Jo mjaftueshëm, ende ka mbeturina, deponi joligjore, rrugë të papastruara…”, thotë një banor i Sveti Nikollës.
“Ka shumë deponi për të cilat askush nuk kujdeset. Nëse kaloni nëpër Ovçepole, në çdo përrua ka edhe mbeturina. Për këtë nuk është fajtore vetëm Qeveria. Populli nuk kujdeset, as Qeveria nuk kujdeset. Më mirë është të ketë masa ndëshkuese”, thotë një tjetër.
Anketa është pjesë e projektit “Ardhmëri e gjelbër”, të cilin CIVIL -Qendra për Liri e zbaton në bashkëpunim me Fondacionin Hajnrih Bell nga Sarajeva.
Teksti dhe montazhi: Maja Ivanovska
Kamera: Angella Petrovska
Fotografia: Goran Naumovski
This post is also available in: Macedonian