CIVILI formoi grup qytetar punues për zbatimin e Iniciativës #FundShpërdorimit më 5 qershor 2019, kur u mbajt edhe tribuna mbi temën e njëjtë. Hapi i parë i Civilit dhe Grupit punues është peticioni onlajn me kërkesat për ndërprerjen e privilegjeve:
Iniciativë për ndërprerjen e privilegjeve – #FundShpërdorimit Për nënshkrim të peticionit, klikoni KËTU.
Me nënshkrimin e këtij Peticioni, e shpreh mbështetjen time për Iniciativën #FundShpërdorimit që e nisën CIVILI dhe një grup qytetaresh dhe qytetarësh për ndërprerjen ose uljen drastike të privilegjeve.
Duke filluar nga privilegjet të cilat i gëzojnë presidentët e mëparshëm, duke mbaruar me funksionarët aktualë të Qeverisë ose Parlamentit, si dhe udhëheqës të agjencive shtetërore dhe institucioneve tjera, gjegjësisht – të gjithë funksionarët, të emëruar ose të zgjedhur, ndërkaq, të reduktohen deri në nivelin e pranueshëm për një shtet të varfër që deklarohet si shtet social, sipas Kushtetutës.
KËRKOJMË:
Ndërprerje e apanazheve në cilin do nivel për cilën do pozitë.
Ndërprerje e pensioneve të përjetshme për presidentët e mëparshëm, deri në momentin kur ata i plotësojnë kushtet për pension, në pajtim me të ardhurat që i kanë pranuar gjatë kohës që kanë punuar.
Ndërprerje e kompensimeve financiare dhe tjera për të gjitha bordet drejtuese, gjegjësisht, pozitës në ato dhe trupat e ngjashme, duhet të jetë e nderit, dhe jo e paguar.
Ndërprerje ose bashkim i agjencive shtetërore, me uljen e numrit të të punësuarve. Kërkojmë ndërprerjen e të gjitha privilegjeve që janë të lidhura me shfrytëzimin e makinave zyrtare, reprezentimeve, sigurimit të funksionarëve dhe privilegjeve tjera që kushtojnë tepër.
Ulje drastike të shpenzimeve rrugore të funksionarëve, më saktë, sigurim të mjeteve në lartësi të çmimit për transport publik.
Të vendoset praktikë e ndalesës për blerje të makinave zyrtare të klasës së mesme dhe të lartë.
Ndërprerje e autorizimeve të funksionarëve.
Ulje të madhe të rrogave të larta të funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar.
Ulje të numrit të deputetëve në Kuvendin e RMV nga 120 në 80 deputetë
Ulje të ministrave në Qeveri në maksimum 10 dhe ndërprerje të funksionit Ministër pa resor.
Shpallje publike të lartësisë së rrogave dhe shtesave të rrogës për të gjithë funksionarët dhe personat udhëheqës në institucionet dhe ndërmarrjet publike në nivel lokal dhe nacional.
Të vendosen rregullore dhe praktika për privilegjet e ngjashme si të atyre në Mbretërinë e Suedisë ose Republikës Federale të Gjermanisë, madje edhe me më tepër kufizime.
Kërkesat nga CIVILI dhe qytetaret dhe qytetarët nënkuptojnë ndërhyrje serioze, të sinqerta dhe ndërhyrje të vazhdueshme në: Ligjin për rrogë dhe kompensime tjera të deputetëve në Kuvend, Ligjin për deputetët, Ligjin për të drejtat e presidentit, si dhe në ligje tjera, rregullore dhe rregullativa tjera që mundësojnë shpenzime të panevojshme dhe të mëdha të parave publike dhe keqpërdorime të fuqisë në nivel lokal dhe nacional.
CIVILI dhe qytetaret dhe qytetarët që e mbështesin këtë iniciativë deklarojnë se është e pakuptimtë të shpenzohen shuma të mëdha parash për privilegje të përjetshme të presidentëve të mëparshëm të shtetit, pavarësisht nga plotësimi i mirëfilltë i detyrës ose janë kriminelë. Thjeshtë, nuk ka asnjë arsye logjike që ata përjetësisht të jetojnë në luks në llogari të qytetareve dhe qytetarëve të varfër të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Funksionarët në pushtetin ligjvënës dhe ekzekutiv, si dhe vetëqeverisja lokale, duhet të heqin dorë nga makinat luksoze, nga shpenzimet rrugore, nga shpenzimet reprezentative, udhëtimet e shtrenjta për të cilat kanë arsyetime të dobëta, mobiljet luksoze, blerje të veprave artistike për “dekorimin” e hapësirave punuese dhe të gjitha komoditetet tjera mbi të cilat marrin të drejtë në bazë të ligjeve pas të cilave qëndrojnë motive të dyshimta, madje edhe kriminele.
CIVILI kërkon të rishikohen të gjitha rregulloret ligjore sipas të cilave u jepen privilegje tej mase edhe funksionarëve aktualë edhe atyre në largim. Në kohën kur po na vdesin fëmijët si pasojë e shëndetësisë së keqe, kur të rinjtë në përqindje të madhe janë analfabetë funksionalë, kur njerëzit janë të uritur dhe ngrijnë në shtëpitë e tyre, është e pakuptimtë të harxhohen miliona euro për kënaqjen e orekseve të funksionarëve.
This post is also available in: MacedonianEnglish