Në Veles nacionalizmi nuk është edhe aq i shprehur, siç është në qytetet tjera në shtetin, sepse Velesi është qytet multietnik, thotë për CIVIL Media Marija Pupulieva.
“Megjithatë, nacionalizëm ka dhe vështirë të çrrënjoset duke marrë parasysh se vazhdimisht ka lajme të rrejshme dhe kjo promovohet”, shton ajo.
Në aspektin e ekologjisë, ajo thotë se në disa muajt e fundit, JKP Derven kujdeset për pastërtinë e qytetit, por problemi është te qytetarët e pandërgjegjshëm.
“Sado që të intervenohet dhe pastrohet, qytetarët nuk kanë edukatë dhe përsëri hedhin mbeturina ku t’u kujtohet. Mendoj se tani problemi më i madh është Vërnica, sepse e ndot lumin Topollka…”
Në pyetjen nëse shteti kujdeset për drejtësinë sociale, ajo tha se ende ka njerëz që nuk i realizojnë të drejtat e tyre, gjegjësisht, nuk pranojnë ndihmë sociale.
Dehran Muratov
Kamera: Angella Petrovska
Montazhi: Arian Mehmeti
Fotografia: Maja Ivanovska
This post is also available in: Macedonian