Education Blog
  • Ballina
  • Aktuale
  • Drejtësi sociale
  • Ekologji
  • Qëndrim
  • Analiza
  • mk
  • sq
  • en
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Drejtësi sociale
  • Ekologji
  • Qëndrim
  • Analiza
  • mk
  • sq
  • en
No Result
View All Result
Green CIVIL
No Result
View All Result
Home Aktuale

Pse jo: referendum qytetar për “Sallën Universale”?

29/07/2020
in Aktuale, Qëndrim
Share on FacebookShare on Twitter

Debati publik për fatin e “Sallës Universale” në Shkup po zhvillohet në mënyrë të duhur: argumentet dhe mendimet me të cilat do të ridefinohet dukja, kapaciteti, përmbajtja dhe vendi i kësaj ndërtese qyteti me një histori të rëndësishme kulturore po paraqiten mirë nga të gjitha palët kundërshare, pavarësisht cinizmit dhe padurimit politik që mund të detektohet lehtë në disa nga qëndrimet.

Pra, edhe kjo është normale.

Edhe unë, si dhe mijëra Shkupjanë tjerë, madje edhe qytetarë nga qytete tjera të Maqedonisë, e konsideroj “Sallën Universale” si një pjesë të rëndësishme të botëkuptimit tim, jo vetëm në fushën e artit dhe kulturës interpretuese. Meqë jetoj 200-300 metra afër sallës, edhe sot, kur kjo ndërtesë e trishtë dhe e harxhuar qëndron si skelet i ndonjë dinosaurusi urban dhe moti të vdekur, për çdo ditë rrotullohem nëpër kafenetë (“Broz”, “Çe”. “Belier”…) dhe me kënaqësi shtoj peshë në “Silbo” dhe “Apçe” (ah!!!), duke caktuar me lehtësi takime dhe mbledhje, “te Salla Universale.

Ajo ndërtesë sot është e shëmtuar në pamje, por shumë e pasur me kujtime të pazëvendësueshme për shumë të rinj. Kjo është arsyeja pse disa nga dëgjimet aktuale janë plot emocione “jopraktike”, sepse numri i hapësirave të parkimit, pamjet katrore ose qasjes  në trafik për nevojat objektive të një objekti të tillë nuk mund të konkurrojnë me “frymën” që “Salla Universale” e standardizoi te  Shkupjanët  në një mënyrë në  të cilën shumë ndërtesa të tjera arkitektonike moderne dhe shumë më të përshtatshme – të themi, ndërtesa e re e Filarmonisë – do të duhen vite, në mos dekada, për tu “bashkuar” me audiencën e tyre. Në botën e artit dhe kulturës, këto përvoja mendore, nxitëse quhen “subliminale” dhe janë kushti pa të cilin nuk mund të arrihet bashkimi i shpirtit dhe interpretimit në shprehjen artistike, pa marrë parasysh sa teknikisht i përsosur mund të jetë ky interpretim.

Ndërkaq, dua të them – dhe, në këtë moment, që të mos anoj në alternativat e ofruara ndërtimore dhe urbanistike, për t’i dhënë më tepër  kohë debatit për të ardhmen e “Sallës Universale”! Le të “shtrohen” në opinion të  gjitha argumentet e debatit publik, dhe pastaj – pse jo? – Le të shpallet një referendum konsultativ për zgjidhjet e propozuara, për qytetarët e Shkupit, ata që e dëshirojnë këtë, të flasin drejtpërdrejt dhe në mënyrë demokratike për të ardhmen e “Universales”. Kush thotë që në referendume duhet të vendosim vetëm për çështje “fati” për “të ardhmen e kombit” ?!

Një qasje e tillë nuk është e zakonshme për politikën tonë. Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov posedon mënyrë konfrontuese, dhe shpesh arrogante të “prerjes” së çështjeve të rëndësishme për jetën e qytetit – “efikasiteti” i tillë ndoshta ngjan kur bëhet fjalë për vendndodhje të ndonjë ure, për intriga biznesi rreth parcelave ndërtimore ose për vendin e ndonjë qendre për kujdesin e qenve endacakë…

Mirëpo, fati i “Sallës Universale” e tejkalon shumë këtë lloj vendimesh urbanistike dhe në vete përmban rrezikun “politik” që mund të vendos për fatin e kryetarit të Qytetit madje në zgjedhjet e ardhshme lokale, nëse “ kuzhinat” në LSDM e marrin parasysh dhe vlerësojnë që Shilegovi meriton kandidaturë për mandatin e ardhshëm për kryetar të kryeqytetit.

Sepse, “Salla Universale” vite me radhë, e shkatërruar kështu siç është, e konfirmon rregullën se edhe në politikë ekziston kufiri deri te cili mundeni ta mësoni diçka dikë, po, nuk ekziston limiti deri në të cilin  mundeni ta frymëzoni dikë për diçka – vendimin për “Sallën Universale” duhet të jetë po aq praktik, sa edhe frymëzues.

Them, drejtimi i këtij “frymëzimi” mund të verifikohet në një referendum të bukur qytetar. “Sallës Universale” i takon një “ushtrim demokratik” i llojit.

This post is also available in: MacedonianEnglish

[adrotate banner=”4″]

CIVICA
govor
CIVIL
  • CIVILI i Gjelbër
  • PËR Civilin
  • Resurse
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

© 2022 GREENCIVIL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Drejtësi sociale
  • Ekologji
  • Qëndrim
  • Analiza
  • mk
  • sq
  • en

© 2022 GREENCIVIL

  • mk
  • sq
  • en
✕
Green CIVIL

FREE
VIEW