Gjuha e urrejtjes dhe veprat nga urrejtja janë të ndërlidhura dhe paraqesin kërcënim për të drejtat dhe liritë e njeriut, por edhe për zhvillimin, sigurinë dhe stabilitetin e një shoqërie demokratike. Gjuha e urrejtjes ndaj “të ndryshmëve” shpesh çon drejt veprave nga urrejtja që janë të ndaluara dhe sanksionohen sipas Kodit penal.
CIVILi i dënon ashpër veprat e dhunshme, e posaçërisht aktet që dalin nga urrejtja ndaj atyre që mendojnë ndryshe, ose ndaj përkatësve të komuniteteve të ndryshme. Organizata e dënon dhunën ndaj kryetarit të organizatës LGBTI United nga Tetova, Bekim Asani dhe kërkon nga institucionet përkatëse ti gjejnë dhe ti sanksionojnë sulmuesit.
Dhuna është e papranueshme dhe e palejueshme në një shoqëri demokratike. Dhuna fizike, por edhe ajo verbale, urrejtja dhe shpifja, përndjekjet e orkestruara për shkak të asaj se janë të ndryshëm. Për fat të keq, në shoqërinë tonë një kohë të gjatë kultivohet kultura e mosndëshkimit. Edhe përskaj përparimit në fushën e të drejtave të komuniteteve LGBTI, ende ekzistojnë sfida serioze.
CIVILi çdo herë ka qenë dhe do të jetë organizatë e cila i mbron të drejtat e komuniteteve LGBTI dhe në vazhdimësi kërkon përmirësimin e të drejtave të tyre me politika dhe praktika konkrete të cilat inistitucoonet janë të detyruara ti ndërmarrin. Nuk guxon të ketë mosndëshkim për asgjë, dhe kjo nënkupton edhe heqjen e mosndëshkimit për vepra nga urrejtja kundër komuniteteve LGBTI. Është detyrim i shtetit dhe i institucioneve ti aplikojnë Ligjin për mbrojtje nga diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes për të gjithë barabartë.
CIVILi si organizatë çdo herë do të qëndrojë në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut, dhe kjo e nënkupton edhe të drejtën e orientimit seksual, të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të drejtën për botë të lirë dhe të drejtë.
Në vend të frikës, urrejtjes, diskriminimit, CIVILi bën thirrje për njerëzi, solidaritet dhe pranim se të gjithë individët, pavarësisht nga përkatësia gjinore, fetare ose etnike, statusi social, orientimi seksual ose përkatësi tjetër, identitet ose karakteristikë.
Të gjithë kanë të drejtë për jetë dinjitoze, ndërsa të gjithë ne si pjesë e shoqërisë kemi obligim të jemi solidarë dhe ti mbrojmë të drejtat dhe liritë e njeriut për të gjithë. Institucionet janë të obliguara të kultivojnë kulturë të pranimit dhe të luftojnë kundër stereotipeve dhe paragjykimeve.