Harmonia që ka qenë e pranishme në një periudhë më të gjatë të historisë në marrëdhënien njeri-natyrë, është prishur nga vetë njeriu me zhvillimin e pakontrolluar urban dhe industrial, të fiksuar në grumbullimin e pakufizuar të mallrave dhe fitimit. Shkatërrimi i paarsyeshëm dhe i tepruar i biosferës ka rrezikuar drejtpërdrejt mbijetesën e popullatës njerëzore, por edhe kafshët e egra.
Gjatë viteve 1960, ndërgjegjja e njerëzve fillon të zgjohet (kryesisht në vendet e zhvilluara ekonomikisht) në lidhje me pasojat e sjelljeve të tilla sociale, të cilat kishin shkaktuar një shkallë të lartë të rrezikimit të natyrës. Falë vetëdijes së zgjuar, u shfaqën ide të reja dhe u adoptuan vlera të reja që kundërshtonin tendencat negative që kishin ndodhur në sociosferën e mjedisit njerëzor.
Pothuajse në të njëjtën kohë filloi të mbizotërojë një opinion i përgjithshëm se partitë politike dhe administratat e ndryshme shtetërore nuk janë në gjendje t’u përgjigjen mjaftueshëm sfidave të dala dhe të mbrojnë të drejtën themelore të njeriut, të drejtën për një mjedis të shëndetshëm. Për shkak të këtyre arsyeve, qytetarët filluan të organizohen në grupe shoqërore që vazhdimisht u rritën dhe u zhvilluan në organizata sociale mjedisore.
Me rritjen e ndërgjegjësimit për seriozitetin e pasojave që vijnë nga shkatërrimi i burimeve natyrore, si dhe nevojën për veprim të vetëorganizuar në drejtim të mbrojtjes së tyre, u krijuan parakushte reale për ngritjen e lëvizjeve mjedisore.
Së bashku me lëvizjet e tjera alternative në vitet 1960, lëvizjet mjedisore përjetuan një zgjerim të papritur (ndonëse fillimi i tyre mund të gjendet që në shekullin XIX). Pikërisht atëherë u shfaq lëvizja proto-mjedisore, e njohur si lëvizja Сonservation, Nature conservation.
Lëvizja e Konservimit, e njohur edhe si Lëvizja për Ruajtjen e Natyrës, është lëvizje politike, mjedisore dhe sociale që kërkon të mbrojë dhe menaxhojë burimet natyrore, duke përfshirë speciet e kafshëve dhe bimëve, si dhe habitatet e tyre. Ideja e konservatorëve ishte të kujdeseshin për ruajtjen e natyrës, e cila do ta linte atë (si trashëgimi për brezat e ardhshëm) në një gjendje më të mirë se ajo e gjetur.
Konservimi që ishte bazuar në prova, kërkoi të përdorte prova shkencore të cilësisë së lartë për të kryer përpjekjet për mbrojtjen e natyrës në mënyrë sa më efikase.
Lëvizja e hershme e ruajtjes ishte zhvilluar nga nevoja për të ruajtur burimet natyrore si: peshkimi, jeta e egër, uji, toka, pyjet, si dhe pylltaria e qëndrueshme.
Ndryshe nga lëvizja e hershme, lëvizja bashkëkohore e ruajtjes e zgjeroi sferën e saj të veprimit, veçanërisht në fushën e qëndrueshmërisë në përdorimin e burimeve natyrore dhe mbrojtjen e shkretëtirës, me qëllim – ruajtjen e biodiversitetit.
Lëvizjet konservuese nuk kishin tiparet dhe formën e veprimit që janë karakteristikë e lëvizjeve shoqërore, por megjithatë, duke promovuar idetë dhe vlerat e tyre, arritën të kundërshtojnë prirjet e pafavorshme shoqërore. Lëvizjet e vërteta mjedisore u kristalizuan prej tyre më vonë.
Mungesa e aktiviteteve të tyre mund të vërehet në atë se ishin pragmatikë dhe afatshkurtë, me përdorim të medotave konvencionale politike dhe strukturë oligarke organizuese.
Megjithatë, duke parë prapa në histori, ata arritën sukses të caktuar në aktivitetet e tyre. Për shembull, në 1872, në shtetin Wyoming, Parku Kombëtar Yellowstone u shpall parku i parë kombëtar në botë.
Kur Theodore Roosevelt mori detyrën si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vitin 1901, ai arriti të bindte Kongresin të miratonte disa ligje të ruajtjes.
Lëvizjet shoqërore dhe politike janë një fenomen i rëndësishëm shoqëror, pasi rezultojnë në mobilizim masiv politik të veprimtarëve, ndjekësve dhe qytetarëve të thjeshtë, të cilët mund të bëjnë presion cilësor mbi institucionet e sistemit, të gjitha me qëllimin – mirëqenie dhe jetë dinjitoze për të gjithë.
nga: Natasha Malinka Minovska
This post is also available in: MacedonianEnglish