Dua të jetoj në shtet me të gjitha nishanet në të cilin nuk do t’i numërojmë rruazat e gjakut

Shkruan: Sinisha Stankoviq

THjeshtë, nuk dëshiroja që askush, mes dy kafshatave djathi të mykur dhe dy fyte vere të vjetër me dekada, të diskutohet, mos dhashtë zoti, të rrihet, kush më tepër i ka ndihmuar të mbijetuarit të fundit nga Maqedonia, biblike, ose antike, kërthiza ose anusi i botës, kush si dëshiron…

Mendoja a të flas në panelin, sepse mendoj që përcaktimi im, çdo gjë që e definon identitetin tim, është e drejta ime, pjesë e intimitetit tim…Nga ana tjetër, pas parashikimeve katastrofike se me Marrëveshjen e Prespës Maqedonasit etnikë do ta humbin identitetin e tyre pavarësisht nga njohja e emrit kushtetues nga mbi 180 shtete, në atmosferë të emocioneve të nxehta, është shumë e rëndë të bëhet debat racional…Megjithatë, edhe në paraqitjet publike, edhe në tekstet e publikuara, viteve të fundit, qartë jam angazhuar për gjetje të zgjidhjes e cila do t’u ofron ardhmëri brezave të ardhshme! Ndërsa zgjidhja aktuale, edhe pse natyrisht, nuk është ideale, megjithatë ofron një farë dalje nga qorr-sokaku. Veçanërisht, që me dekada nuk është ofruar asnjë zgjidhje tjetër, serioze…

A është ideale Marrëveshja e Prespës. E qartë, nuk është. Por, a mundej të arrihet marrëveshje më e mirë dhe më e drejtë pas 27 viteve të harxhuara në të cilën politikanët e futën Maqedoninë? Për momentin, kjo nuk është e mundur, dhe mendoj se duhej të shfrytëzohet rasti për mbylljen e çështjeve të hapura – të ngarkuara me histori dhe gjak, dhe për kthim nga, të shpresojmë, ardhmëria aq sa më të mirë. A është aq e madhe sakrifica e palës maqedonase për hyrjen në një aleancë ushtarake, me premtime të mjegullta se ndonjëherë, ndoshta edhe do të bëhet anëtare e BE aq të dëshiruar? Sipas meje, megjithatë – jo, edhe pse kompromiset thjeshtë, duheshin të dhëmbin. A do të duhet të grimohet historia në marrëveshjet për bashkëpunime dhe miqësi të ardhshme, që në momentin aktual “më i fuqishmi” të mos ndjehet i ofenduar nga e kaluara e vet? Me siguri – jo, sepse pikërisht për shkak të kësaj fryme të re të miqësisë dhe fqinjësisë së mirë, faktet historike duhet të respektohen, ndërsa të gjitha palët të piqen mjaftueshëm që të munden të përballen me të kaluarën dhe të ecin përpara.

Momenti i pjekurisë në Ballkan, për fat të keq, është larg nga arritja, mirëpo, Maqedonia, nuk ishte në dispozicion të diktojë kushte. Maqedonia e shfrytëzoi rastin e ofruar dhe momentin – për shkak të matjes së forcave në planin ndërkombëtar dhe interesimin e rritur të fuqive për pozitën e saj gjeografike dhe statusin. Struktura qeverisëse thjeshtë, u thye dhe mori vendim…Dhe pranoi ta pijë një gotë verë dhe një gotë vrer.

Mirëpo, edhe kur vendosa t’i paraqes argumentet e mia, mbeti pyetja, çfarë është në fakt identiteti im?

Qenie njerëzore, gjinia mashkullore, i lindur para më tepër se pesë dekada, në një, ndërsa tani jeton në shtet tjetër, si fëmijë i prindërve- përkatës të dy popujve vëllazëror, sipas definicioneve të atëhershme, të bashkuar në komunitetin JU, por me më tepër përzierje në gjak në historitë familjare të dy prindërve… Regjisor i parealizuar, 34 vite gazetar, kryesisht freelancer, korrespondent dhe redaktor në javore, bashkëshort, baba, dajë, gjysh -dajë, autor i disa librave, qiraxhi shumëvjeçar, nun, fqinj i mërzitshëm, njohës i mijëra njerëzve, koleg i qindrave, mik i dhjetëra, shok i… – në gishta numërohen… Dashamir i ushqimit të këndshëm dhe pikës së mirë, kohë më parë – me fjalor të bukur dhe shpresëdhënës, tani kryesisht i rezignuar dhe shumë shpesh cinik deri në palcë, d.m.th. kohë më parë i pashëm dhe i ri, tani vetëm i pashëm por edhe kjo ik me vitet…

Identiteti im është i ndërtuar në familjen në të cilën u rrita, me librat, muzikën dhe filmat, në familjen në të cilën me gjysmën më të bukur, e rritëm birin tonë, në rrugë, në shkollën fillore dhe në gjimnaz, në aksione pune, me ferialë dhe skautë, në APJ, në fakultet, në “shverc-tura” në Itali dhe Austri, në plazhet e Kretës por edhe fushat me ullinj, në dhjetëra redaksi, në udhëtime, në takime me njerëz të ndryshëm…

E gjithë kjo më ka ndërtuar, kështu si jam. E, i tillë, mendoj se megjithatë, nuk do ta humbi(m) identitetin, sa edhe të jetë e hapur pyetja për atë “ose”… nga titulli i debatit – “Humbje e identitetit ose…?”.

Do të tregoj dy raste nga periudha e fillimeve të luftës për emrin, ngjarje për të cilat kam shkruar…

Nga mesi i viteve të nëntëdhjeta derisa në Bosnje rridhte gjaku deri në gjunjë, në kështjellën në të cilën është incizuar Sound of Music në vitin 1965, në një nga botimet e seminarit të Salzburgut me titull: “A e vrau Evropa rrugën e vet?”, morën pjesë një profesor eminent – ambasador i ardhshëm nga Serbia, dy diplomatë të rinj nga Kroacia dhe Mali i Zi, me përvojë edhe nga ambasadat Jugosllave, dhe dy gazetarë – një nga TV shërbimi nacional i Sllovenisë dhe unë, nga magazina “Puls” nga Maqedonia…)

Për shkaqe shumë të arsyeshme, nuk kishte përfaqësues zyrtar nga BeH.

Megjithatë, kishim edhe Boshnjak, mjeshtri/ekonomi i kështjellës, i cili për mrekulli luante kitarën në bodrumin e birrës, dhe të gjithë bashkështetasit e deridjeshëm, për çdo mbrëmje me këngë të “popujve dhe popullsive tonë”, tentonim ta mbulojmë çdo centimetër katror të JU – tryezës me shishe të zbrazëta të birrave..

Gjatë ditës, në temën si Evropa aq e humbi rrugën pikërisht në vendet e Bosnjës ku ndihma ishte më se e nevojshme, para tërë publikut në të cilin kishte diplomatë nga – atëherë dy Evropat dhe SHBA, me laramani titujsh dhe katesh të zeza, flisnim pikërisht ne, ish – jugosllavët… Dhe i tronditëm të pranishmit me qëndrimet e harmonizuara, të cilat shkrepnin shkëndija dhe dilnin nga fotografia bardhë e zi e krijuar nga politika dhe mediat për shtetin në të cilin kishim lindur…

Me shije të hidhur në gojë, nga mbrëmjet në të cilat u lodha me veglat për ngrënie ( por më ngushëllonin me ndonjë nga dhjetëra verat), në sesionin “boshnjak”, unë ( Zinisa Stankoviç from FRJ Macedonia) e rrëfeva TV -tregimin e Top Listës së Mbi -realistëve të Sarajevës, me parashikim të zi realist, për rrahjen në tryezën festive mes

përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, kush nga ata më tepër i ka ndihmuar Boshnjakut të vetëm të mbijetuar i cili ka arritur të ik nga muret e larta rreth Sarajevës…Dhe shikoja se si disa nga të pranishmit mundoheshin ta gëlltisin kafshatën time të hidhur. Dhe nuk mu bë qejfi aspak, qe, sikur, tregova diçka si është, as nuk më kënaqi duartrokitja…

Në Shkup, në 2017/2018, thjeshtë nuk dëshiroja, që askush mes dy kafshatave djathi të mykur dhe dy fyte vere të vjetër me dekada, të diskutohet, mos dhashtë zoti, të rrihet, kush më tepër i ka ndihmuar të mbijetuarit të fundit nga Maqedonia, biblike, ose antike, kërthiza ose anusi i botës, kush si dëshiron…

Gjithashtu, në mesin e viteve të nëntëdhjeta, pesëmbëdhjetë gazetarë nga Bota e Tretë dhe nga Republika Veriore e Irlandës, kryesisht nga rajone me konflikte, disa javë në mediat amerikane në dy brigjet, ishin të mësuar për zhurnalizmin dhe për demokracinë, sipas definicioneve të atëhershme amerikane ( të cilat vdiqën në vitin 1999…).

Me kolegët nga Irlanda, Omani, Papua Guinea e Re, vendosëm të bëjmë pak shaka, dhe në dy ngjarje, i ndërruam tabelat në tryezat dhe bexhet me emrat në jaka. Gazetari nga Papua, me ngjyrën më të errët të lëkurës që ndonjëherë e kam pa në jetë, u prezantua si Tomi nga Irlanda, “sulltani” nga Omani – si Ziki nga Republika e Maqedonisë – no FYROM), Irlandezi, nga Tomi prej Dablini – u bë Mohamed ose diçka e ngjashme nga Omani, ndërsa unë, pas ushtrimit disa orësh të theksit për replikën time, isha Xhonatani nga Papua Guinea e Re…Dhjetëra zonja dhe zotërinj, të cilët, si lehtësim, kërkuan nga ne t’u tregojmë në globin se kush nga vjen ( në globin e pa apdejtuar mezi e gjeta edhe Jugosllavinë, Maqedonia ende nuk ishte e vizatuar), seriozë për vdekje diskutonin me ne për “shtetet tona”. Dhe qeshnin tharbët, kur në fund i kthyem tabelat e vërteta me emrat, personale dhe të shteteve, dhe u treguam se për çfarë bëhet fjalë. Megjithatë, duke mos humbur asnjë gram nga arroganca…

Në Shkup në vitin 2017/2018 thjeshtë nuk dëshiroja, që në ndeja çaji, në mërgim, të ma vizatojnë, fshijnë dhe ndryshojnë vendin nga globi…

Dëshiroj që Maqedonia veriore të bëhet shtet i vërtetë me të gjitha tiparet, në të cilën të gjithë banorët, me të vërtetë do të jenë të barabartë para zotit të tyre dhe para ligjit, dhe do të kenë të drejta të barabarta. Asnjëherë më të mos përdoret ajo “dikush mes nesh nuk është i yni…”, dhe të gjithë ta ndajnë ndjenjën e përkatësisë, patriotizmit, identifikimit me ndonjë tërësi, si njerëz normalë dhe racionalë, të cilët mund të jetojnë në lagje të njëjtë me fqinjët, dhe t’i mos i numërojnë rruazat e gjaku.

Teksti është pjesë e publikimit “Humbje e identitetit ose… ? nga projekti i CIVILIT me emrin e njëjtë në bashkëpunim me Fondacionin Hajnrih Bell nga Gjermania.
Please follow and like us:

This post is also available in: Macedonian English