“Qytetarëve u premtohen programe të ndryshme, posaçërisht grupit të rrezikuar social, që për më tej të shohim se nga e tërë kjo nuk ka asgjë, ose realizohet një pjesë e vogël. Në fund, këta qytetarë përsëri mbesin me statusin e njëjtë”, thotë aktivisti qytetar Zekir Abdullov në intervistën për CIVIL Media, nga organizata joqeveritare nga Dellçeva “Kham” (“Dielli”).
CIVIL Media: A keqpërdoren kategoritë e të rrezikuarve socialë në Maqedoni në kontekst politik, gjegjësisht, zgjedhor? Cilat janë njohuritë dhe analizat tuaja?
Abdullov: Si përfaqësues i sektorit qytetar i cili merret pikërisht me kategori të rrezikuara sociale, gjegjësisht, organizatë joqeveritare e cila si objekt qëllimi e ka para së gjithash komunitetin Rom, që është një nga kategoritë e njohura sociale, lirisht mund të them se në bazë të hulumtimeve tona, komuniteti Rom dhe tjerët nga kategoria e rrezikuar sociale, janë rregullisht të keqpërdorur nga përfaqësuesit politik. Para së gjithash, nga kandidatët të cilët kanë fushata në periudhën parazgjedhore. Si kategori më të rrezikuara, ata shpesh gjenden në situatë të manipulohen, t’u premtohen shumë gjëra: punësim, shfrytëzim i ndihmës sociale, si dhe shkojnë edhe deri atje që kujdesi nga personi i tretë shpesh të jetë kusht për pranimin e e kandidatëve të caktuara, gjegjësisht , mbështetje të kandidatëve. Vërejmë edhe keqpërdorim të kategorive sociale në aspektin e punësimeve të tyre sezonale, dhe të gjitha ato programe që kanë të bëjnë me kategoritë rrezikuara sociale. Këto programe u premtohen, u ofrohen qytetarëve, posaçërisht këtij grupi, që për më tej të shohim se nga kjo nuk ka asgjë, ose realizohet një pjesë shumë e vogël. Dhe në fund, qytetarët përsëri të mbesin me statusin e njëjtë.
CIVIL Media: Cilat premtime për drejtësi sociale janë realisht të plotësueshme, e cilat premtime paraqesin korrupsion politik të llojit, gjegjësisht, luajtje me pritjet e votuesve?
Abdullov: Për fat të keq, rrallë kemi mundësinë të shohim premtime realisht të plotësueshme. Sepse gjatë fushatës premtohen gjëra më të mëdha si karrem, gjegjësisht, si mundësi të fitohet vota e qytetarëve. Kjo është korrupsion, ryshfet, dhënie e parave që të fitohet vota nga qytetarët, punësime sezonale, punësime pa vendime dhe pa marrëveshje…
CIVIL Media: Cilat janë pasojat sociale dhe politike nga keqpërdorimi i çështjeve nga drejtësia sociale?
Abdullov: Pas të gjitha këtyre keqpërdorimet të cilat i përmenda. Ndoshta ka përfitime të caktuara që i pranojnë kategoritë e rrezikuara, mirëpo kjo është momentale. Ato janë ndihma të njëhershme, shuma të vogla të parave të cilat i pranojnë që ta japin votën ose interes të caktuar. Mirëpo, kur të kryhet e gjithë kjo, ata mbesin në pozitën e njëjtë. Dëshmi për këtë është papunësia e cila në mënyrë të rreme po zvogëlohet. Nga ana tjetër, shpërngulja (emigrimi) është faktor i cili kontribuon për “uljen” e papunësisë, ndërsa numri i shfrytëzuesve të ndihmës sociale dhe pragu i varfërisë është çdo ditë më i madh. Këto janë tregues se gjendja aspak nuk përmirësohet gjendja e këtyre kategorive të rrezikuara, por përkundrazi, edhe përskaj atyre masave intervenuese të cilat i japin në periudhën parazgjedhore, mbeten vetëm si karrem që qytetarët të mund të keqpërdoren. Gjendja e personave të njëjtë aspak nuk është përmirësuar, përkundrazi, mund të shohim se numri i familjeve të cilat janë në pragun e varfërisë është dita ditës më i madh. Qytetarët, gjegjësisht, familjet nga grupet e rrezikuara sociale, mund ti vërejmë shpesh rrugëve dhe edhe më shpesh në situatë të kërkojnë ekzistencë themelore, të kërkojnë ushqim. Këto janë tregues për gjendjen e qytetarëve, edhe përskaj premtimeve të mëdha, nuk përmirësohet, por përkundrazi, nga dita në ditë, për fat të keq, gjendja e këtyre kategorive përkeqësohet.
CIVIL Media: Çfarë munden dhe çfarë duhet të bëjnë institucionet, partitë politike, sindikatat dhe shoqëria qytetare që ta parandalojnë keqpërdorimin e kategorive sociale të rrezikuara dhe në përgjithësi temat nga fusha e drejtësisë sociale në kontekst politik dhe zgjedhor?
Abdullov: Do të nisem nga sektori qytetar. Detyra ynë është, si çdo herë, ti edukojmë, ti motivojmë qytetarët…Të mbrojmë një pjesë të të drejtave të tyre në kornizat e mundësive tona. Mendoj se një pjesë e mirë e sektorit qytetar këtë veç më e bën kohëve të fundit, por se ka ende punë në këtë fushë. Në pjesën e institucioneve, ato duhet të ndahen nga partitë. Duhet të tërhiqen nga partitë politike, para së gjithash, nga partitë sunduese të cilat i shfrytëzojnë institucionet për interesat e tyre. Partitë politike të cilat janë në periudhe parazgjedhore dhe post zgjedhore, do të duhet ti realizojnë premtimet e tyre, programet e tyre… Të pretendojnë që të njëjtat ato programe të jenë të realizuara. Të mos premtojnë tepër, të mos premtojnë atë që nuk realizohet, por ato që janë e paraqitura në platformat e tyre, në programet e tyre, të jetë e realizuar maksimalisht. Institucionet duhet të ndahen nga politika.
CIVIL- Qendra për Liri, realizon pilot-projektin “Premtime dhe keqpërdorime”, i cili merret me keqpërdorimin e drejtësisë sociale për qëllime politike dhe zgjedhore. Qëllimi i projektit është të kontribuojë për forcimin e vetëdijes publike për keqpërdorimet në domenin e drejtësisë sociale në kontekst zgjedhor, si dhe parandalimin nga praktikat manipuluese të qendrave të fuqive politike. Projekti zbatohet në bashkëpunim me fondacionin “Hajnrih Bell” zyra – Sarajevë.
This post is also available in: MacedonianEnglish