Hajredini: Varfëria është grupi i synimit për manipuluesit politik!

“Çdo premtim se situata sociale e një shtrese të popullatës mund menjëherë të përmirësohet, është manipulim i pastër! Atyre nuk u intereson politika afatgjate e ndonjë partie, mënyra me të cilën do ta luftojë varfërinë në një shtet, për arsye se, në mënyrë objektive, ky është proces shumëvjeçar. Atyre u intereson që atë ditë të fitojnë diçka dhe ta çojnë në shtëpi, dhe pastaj, katër vite të presin që përsëri të fitojnë diçka...Nuk bëhet fjalë për qytetarët cilët mund të binden se  ndonjë parti e cila nuk jep miell, nuk jep sheqer, do të punojë për çrrënjosjen e varfërisë ose për përmirësimin e gjendjes së tyre materiale”, konstaton eksperti ekonomik Xhevdet Hajredini në intervistë për CIVIL Media.

CIVIL Media: Vallë kategoritë e rrezikuara sociale në Maqedoni keqpërdoren në kontekst politik, gjegjësisht, zgjedhor? Cilat janë njohuritë dhe analizat tuaja?

Hajredini: Pa dyshim se shtresat e rrezikuara sociale të popullatës çdo herë kanë qenë mjet i keqpërdorimeve për qëllime politike, gjegjësisht, për ryshfet ndaj votuesve. Kjo në veçanti është interesante në vendet ku numri i të varfërve është i lartë. Ne e dimë se Maqedonia, sipas të gjitha statistikave, analizave evropiane, konsiderohet mes vendeve më të varfra në Evropë. Shpesh përmendet se 50% nga popullata janë të varfër. Kjo kategori e qytetarëve janë më së paku të informuar, nga arsye objektive, sepse ai që është i brengosur për sigurimin e kushteve elementare për jetesë, ai nuk është në rrjedha me atë që ndodh në shtet, as sheh televizion, as nuk lexon shtypin...Kështu që, subjektet politike, partitë në pushtet dhe në opozitë, shumë lehtë, me pak para mund të rekrutojnë një numër relativisht të madh të votuesve. Ne jemi dëshmitar në të gjitha proceset zgjedhore, në veçanti të viteve të fundit, për format e keqpërdorimit të cilat shfrytëzohen nga partitë politike, kundër atyre njerëzve, qytetarëve...Dhe, në praktikën e deritanishme, me votimin në grupe, do të shkojë kreu i familjes dhe do të votojë për të gjithë. Ose, ta marrim për shembull grupacionin më të rrezikuar në Maqedoni, Romët. Edhe në Shkup, edhe në qytetet tjera, për sa para mund të keqpërdoret një njeri? Ja, partneri i VMRO-DPMNE, partia e Amdi Bajramit, me sa pak para do t’i mobilizojë njerëzit , për shembull Romët e Tophanës, të votojnë partinë për të cilën ai do t’u tregojë. Për një thes me miell, për produktet elementare ushqyese, qytetari do t’i merr dhe do të shkojë të votojë, për çka atë nuk duhet ta fajësojmë. Për arsye se ai as nuk e din, as nuk i intereson se cila parti çfarë ofron për ardhmërinë e shtetit. Thjeshtë, shkalla e edukimit të tyre , vetëdija shoqërore, varfëria...nuk u lejojnë aspak hapësirë që ata të jenë të interesuar për këto çështje. Kjo shtresë e popullatës, e cila është e madhe në Maqedoni, është grupi i synimit, rentabile për manipuluesit politik.

CIVIL Media: Cilat premtime për drejtësi sociale janë realisht të realizueshme, e cilat premtime paraqesin korrupsion politik të llojit, ose manipulim me pritjet e votuesve?

Hajredini: Çdo premtim se situata sociale e një shtrese të popullatës mund menjëherë të përmirësohet, është manipulim i pastër! Atyre nuk u intereson politika afatgjate e ndonjë partie, në cilën mënyrë do ta luftojë varfërinë në një shtet, për arsye se, në mënyrë objektive, ky është proces shumëvjeçar. Atyre u intereson që atë ditë të fitojnë diçka dhe ta çojnë në shtëpi, dhe pastaj, katër vite të presin që përsëri të fitojnë diçka...Nuk bëhet fjalë për qytetarët cilët mund të binden se  ndonjë parti e cila nuk jep miell, nuk jep sheqer, do të punojë për çrrënjosjen e varfërisë ose për përmirësimin e gjendjes së tyre materiale.

CIVIL Media: Cilat janë pasojat sociale dhe politike nga keqpërdorimi i çështjeve nga fusha e drejtësisë sociale?

Hajredini: Absolutisht, këtë e sigurojnë ato parti për të cilat qëllimi kryesor është që sa më shumë të qëndrojnë në pushtet. Çdo herë do t’i shfrytëzojnë këta njerëz, me qëllim që me numër të madh votash t’i fitojnë zgjedhjet. Për këtë, shembulli më eklatant është rasti te ne në Maqedoni. Por edhe në vende tjera të varfra, këto janë opsione të cilat i nxisin partitë politike.

CIVIL Media: Çfarë mund dhe duhet të bëjnë institucionet, partitë politike, sindikatat dhe shoqëria qytetare që ta parandalojnë keqpërdorimin e kategorive të rrezikuara sociale dhe në përgjithësi, temat nga fusha e drejtësisë sociale, në kontekst politik dhe zgjedhor.

Hajredini: Nëse flasim konkretisht për gjendjet te ne, i përmendët institucionet, në të gjitha raportimet e Bashkimit Europian, të komisioneve të Këshillit të Evropës, është konstatuar se besimi i qytetarëve në institucionet në Maqedoni është i humbur. Sipas kësaj, institucionet janë aq shumë të komprometuara dhe janë në shërbim të realizimit të qëllimeve të partive. Institucionet janë në aleancë me partitë në pushtet  marrin pjesë në veprimin që kategoritë  e rrezikuara sociale të qytetarëve ti mbajnë si armatë rezervë për votim. Kështu që, sa edhe që të mund të arrijnë organizatat joqeveritare dhe format tjera të shoqatave dhe aktivitetit  social dhe politik, shohim se kjo zhvillohet rëndë.

CIVIL- Qendra për Liri, realizon pilot-projektin “Premtime dhe keqpërdorime”, i cili merret me keqpërdorimin e drejtësisë sociale për qëllime politike dhe zgjedhore. Qëllimi i projektit është të kontribuojë për forcimin e vetëdijes publike për keqpërdorimet në domenin e drejtësisë sociale në kontekst zgjedhor, si dhe parandalimin nga praktikat manipuluese të qendrave të fuqive politike. Projekti zbatohet në bashkëpunim me fondacionin “Hajnrih Bell” zyra - Sarajevë.

 

 

 

This post is also available in: MacedonianEnglish

Green CIVIL

FREE
VIEW