“Kemi një proverb e cila thotë “ çdo çudi, tre ditë”. Partitë politike premtojnë çudira, dhe për fat të keq, këto çudira zgjasin kaq. Këto premtime nuk guxojnë të jenë si në lloj i – zgjidhjes për të gjitha. Duhet të krijohet strategji me të cilën do të plotësohej drejtësia sociale, për të gjithë. Nuk mund të ndahen grupe të veçanta të qytetarëve si më të rëndësishme ose më prioritare”, thotë në intervistën për CIVIL Media, eksperti për të drejtat e punëtorëve, Millan Zhivkoviq, nga fondacioni “Fridrih Erbert” – zyra Shkup.
CIVIL Media: Vallë kategoritë e rrezikuara në Maqedoni keqpërdoren në kontekst politik, gjegjësisht, zgjedhor? Cilat janë dijenitë dhe analizat e juaja?
Zhivkoviq: Ndoshta do të tingëllojë pak e çuditshme kjo që do ta them, por, është mirë të shfrytëzohen grupet e rrezikuara dhe të margjinalizuara në fushata zgjedhore dhe në aktivitete parazgjedhore. Paramendoni vetëm se sa pozitive do të ishte nëse do të kishim fushata të cilat fokusohen në drejtësinë sociale. Drejtësia sociale si bazë për fushatë zgjedhore, e cilës do parti politike në Maqedoni, me fokus në të gjitha ato çështje të cilat kanë të bëjnë me këto grupe të rrezikuara dhe të margjinalizuara. Fakti se numri më i madh i kërkesave, gjegjësisht, premtimeve të partive politike në periudhën parazgjedhore, mbeten pa përgjigje dhe të pa plotësuara, tregon se , megjithatë, kjo është keqpërdorim. Sa shpesh kjo ndodh? Duhet të thuhet se deri tani nuk kemi pa një fushatë konkrete e cila, fjalë për fjalë është plotësuar në periudhën pas zgjedhjeve. Vetë mosplotësimi i premtimeve parazgjedhore tregon se është keqpërdorim. Kjo do të thotë se kjo paraqet problem serioz për qytetarët, problem serioz për votuesit. Gjithashtu, paraqet problem serioz për partitë politike. Për arsye se, me kalimin e kohës, vetë partitë politike do të jenë të perceptuara nga votuesit, si parti të cilat nuk i plotësojnë premtimet e tyre.
CIVIL Media: Cilat premtime për drejtësi sociale janë realisht realizuese, e cilat premtime paraqesin korrupsion politik të llojit, gjegjësisht, luajtje me pritjet e votuesve?
Zhivkoviq: Kemi një proverb e cila thotë “Çdo çudi, tre ditë”. Partitë politik premtojnë çudira dhe për fat të keq, ato çudira zgjasin aq. Këto premtime nuk guxojnë të jenë si një lloj i zgjidhjes për të gjitha. Gjithashtu, nuk guxojnë të jenë premtime të cilat në periudhën më të shkurtë, pas zgjedhjeve do t’i zgjidhin të gjitha çështjet dhe të gjitha problemet e grupeve të margjinalizuara të qytetarëve. Nga këto arsye, nëse e shohim drejtësinë sociale për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, duhet patjetër të bëhet një strategji konkrete. Nuk qëndron çdo gjë në premtimet, në çështjen e strehimit, në çështjen e zgjidhjes së varfërise…Duhet të shikohet si në një zgjidhje të plotë, gjegjësisht, krijim i strategjisë me të cilën do të plotësohej ajo drejtësi sociale. Dhe, do të përsëris , drejtësi sociale për të gjithë. Nuk mund të ndahen grupe të caktuara të qytetarëve si më të rëndësishme ose më prioritare. Për këtë shkak premtimet duhet të jenë gjithëpërfshirëse, për të gjithë. Këto premtime nuk guxojnë të jenë populliste, ndërsa jemi të vetëdijshëm, kemi qenë dëshmitarë deri tani në fushatat, si dhe në periudhën pas zgjedhjeve, kur qeveritë e krijuara nga parti të ndryshme politike, i shfrytëzojnë këto momente të zgjidhjeve të varfërisë, gjegjësisht, problemet e grupeve të margjinalizuara të qytetarëve. Këtë e bëjnë në mënyrë aq bombastike sa që krijojmë pasqyrë, përmes mediave, se gati, nuk kemi më problem me varfëri, më nuk kemi problem me të pastrehët, nuk kemi problem me mosrespektimin e diversitetit…Megjithatë, është fakt se kemi problem me të gjitha këto.
CIVIL Media: Cilat janë pasojat sociale dhe politike nga keqpërdorimi i çështjeve nga fusha e drejtësisë sociale?
Zhivkoviq: Para së gjithash, duhet tëhuhet se edhe vetë partitë politike do të kishin pasoja nëse nuk i plotësojnë premtimet e tyre. Premtimet të cilat me të madhe janë të përshkruara nga partitë politike në periudhën parazgjedhore, mund të sjellin deri në situatë ku vetë qytetarët, gjegjësisht, votuesit të cilët votojnë për partitë politike, humbin besimin në atë parti politike, dhe në ciklin e ardhshëm zgjedhor – të mbesin në shtëpi. Nuk ka asgjë më të keqe, nëse votuesit mbesin në shtëpi dhe nuk e shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim, të drejtën kushtetuese të votojnë për cilën do parti. Megjithatë, nuk mund t’i fajësojmë nëse e kanë humbur besimin në partitë politike të cilat i japin këto premtime. Pasojat në aspektin e masave sociale në këtë kategori të qytetarëve, definitivisht janë mos vendosja e prioriteteve në kuptim të zgjidhjes së problemeve. Vetë fakti se partitë politike në numër të madh nuk thirren në zgjidhjet të cilat i ofrojnë ekspertët, ose organizatat nga sektori qytetar, me të vërtetë paraqet problem. Partitë shkojnë me analizat e tyre të cilat i bëjnë në këtë ose atë mënyrë, dhe në fund, vijnë deri te ndonjë zgjidhje për të cilën ata mendojnë se është mirë të përdoret dhe të zgjidhen problemet e këtyre grupeve të qytetarëve. Këto zgjidhje jo çdo herë paraqesin atë optimalen, e cila këtyre grupeve të margjinalizuara dhe të rrezikuara të qytetarëve u nevojitet.
CIVIL Media: Çfarë munden dhe çfarë duhet të bëjnë institucionet, partitë politike, sindikatat dhe shoqëria qytetare që ta parandalojnë keqpërdorimin e kategorive të rrezikuara sociale dhe në përgjithësi, temat e drejtësisë sociale në kontekst politik dhe zgjedhor?
Zhivkoviq: Duhet të kuptohet fakti se këto çështje nuk guxojnë të trajtohen vetëm në procese parazgjedhore. Këto janë çështje të cilat duhet të fillohet të shqyrtohen në ditën pas zgjedhjeve, e deri në zgjedhjet e ardhshme. Nëse paramendojmë se zgjedhjet e ardhshme parlamentare ose lokale do të ndodhin një herë në katër vite. Te ne nuk ishte rasti i tillë. Mirëpo, nëse paramendojmë se në çdo katër vite kemi zgjedhje, procesi i krijimit të këtyre politikave, gjetja e zgjidhjeve duhet të zgjasë katër vite. Në gjithë këtë periudhë duhet të kyçen të gjitha grupet të cilat i përmendët. Edhe organizatat nga sektori qytetar, edhe ekspertët, sindikatat, institucionet shtetërore, dhe të gjithë ekspertët e jashtëm të cilët do të kishin mundur të japin kontributin e tyre ndaj zgjidhjes së problemeve të grupeve të margjinalizuara të qytetarëve. Kjo do të thotë ulje në tryezë t[ë përbashkët, vendosje të prioriteteve, vendosje e qëllimeve të cilat janë realisht plotësuese dhe me siguri, vendosja e kornizave kohore. Nuk do të mundet të zgjidhen disa nga problemet në katër vitet e para nga formimi i ndonjë qeverie. Ndoshta nuk do të mundet të zgjidhen disa çështje dhe probleme edhe në tetë vitet e ardhshme, mirëpo, për këtë arsye bëhen strategji për implementimin e drejtësisë sociale për të gjithë ne, përmes të cilës të gjithë do të japin kontributin e tyre të barabartë. Nuk ka mundësi që vetëm institucionet shtetërore të vendosin për çështje të caktuara dhe t’i zgjidhin problemet e grupeve të caktuara të qytetarëve, duhet të përfshihen të gjithë aktorët. Për këtë arsye, nëse vendoset strategji e këtillë, absolutisht nuk do të ketë problem rreth keqpërdorimit të këtyre grupeve të qytetarëve në periudhat parazgjedhore. Kjo do të thotë se këto çështje do të shqyrtohen nga të gjitha fushatat politike dhe do të jenë me rëndësi të barabartë për të gjitha partitë politike.
CIVIL- Qendra për Liri, realizon pilot-projektin “Premtime dhe keqpërdorime”, i cili merret me keqpërdorimin e drejtësisë sociale për qëllime politike dhe zgjedhore. Qëllimi i projektit është të kontribuojë për forcimin e vetëdijes publike për keqpërdorimet në domenin e drejtësisë sociale në kontekst zgjedhor, si dhe parandalimin nga praktikat manipuluese të qendrave të fuqive politike. Projekti zbatohet në bashkëpunim me fondacionin “Hajnrih Bell” zyra – Sarajevë.
This post is also available in: MacedonianEnglish