Remenski: Nuk do ta shpalli 10-dhjetorin si ditë pune për administratën!

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Frosina Tashevska Remenski sot për Green CIVIL deklaroi se nuk do të lejojë që 10-dhjetori të jetë ditë pune për administratën shtetërore. Ajo është kategorike në qëndrimin e saj se edhe nëse ka tentime nga qeveria që kjo ditë të shpallet si ditë pune, ajo, si ministër i resorit, këtë nuk do ta shpallë. Për arsye se, sipas saj, kështu krijohet hapësirë e madhe për dyshim se administrata shtetërore, e cila në masë të madhe ende është nën kontrollin e partisë qeverisëse, pikërisht në ditën para zgjedhjeve, do të vendoset në funksion të fushatës zgjedhore!

“Ende nuk është caktuar seancë në Qeveri, që Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale ti shprehë argumentet kundër 10 – dhjetorit të jetë ditë pune. Megjithatë, Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale e shpall ditën e punës, gjegjësisht ditë jo pune në Republikën e Maqedonisë! Kështu që, edhe nëse ka tentim nga Qeveria të mos i merr në konsideratë sugjerimet e ministres, se 10-dhjetori nuk mund dhe nuk guxon të jetë ditë pune për administratën shtetërore, unë me plot përgjegjësi deklaroj se si Ministër, nuk do ta shpalli 10-dhjetorin për ditë pune për administratën shtetërore”, deklaroi Ministrja Remenski.

CIVIL Media e ka aktualizuar këtë çështje dje, pasi në rrjetet sociale ka pasur reagime se zëvendësimi i “Ditës së drurit” do të jetë më  datën 10- dhjetor, një ditë para zgjedhjeve dhe gjatë heshtjes zgjedhore, me çka u hapën shumë dilema në publik, rreth mundësisë për keqpërdorimin e të shtunës parazgjedhore, posaçërisht te të punësuarit në sektorin publik dhe resurse publike.

“Zëvendësimi i “Ditës së drurit” para zgjedhjeve, me siguri se do të shfrytëzohet për propagandë maksimale dhe agresive, posaçërisht mes të punësuarve  në sektorin publik, për presione ndaj tyre dhe keqpërdorimin e resurseve publike të cilat do të jenë të vendosura  në shërbim të propagandës zgjedhore. Nëse kjo me të vërtetë ndodh, do të jetë shkelje e heshtjes zgjedhore e llojit të cilin deri tani nuk e kemi parë”, paralajmëroi Xhabir Deralla, presidenti i CIVIL –Qendrës për Liri.

Intervista me Ministren Tashevska Remenski, për të gjitha temat e drejtësisë sociale, para zgjedhjeve të caktuara për 11 dhjetor, do të jetë e publikuar nesër në Green Civil dhe CIVIL Media.

Monika Taleska

This post is also available in: Macedonian

Green CIVIL

FREE
VIEW