Nëpër rrjetet sociale sot në mëngjes u paraqitën fotografi nga Poliklinika në lagjen Çento të Shkupit, e cila sipas dëshmive të pacientëve, veç më një javë është e vërshuar dhe brenda përhapet erë e padurueshme e fekaleve. Si çdo tregim maqedonas, përgjegjësia përcillet si top ping-pongu, në vend se energjia të drejtohet drejt zgjidhjes së problemit.
“Puse të ujërave të zeza të bllokuara, ka problem sepse rruga është rindërtuar dhe ndonjë nga puset është lidhur gabimisht. Te ne paraqitet problem në bodrumin. U paraqitëm në NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” që të pastrojnë me cisterna nën presion, por na informuan se e kanë gjetur pusin. Gjithë kohën reagojmë deri te “Ujësjellësi”, lajmërohemi deri te drejtorët tonë dhe inspekcionet sanitare, sepse kemi problem. Por, nuk është deri te ne. Ja, më në fund, nëse e mënjanojnë, të mund të rregullohemi, sepse ambulancës i vjen erë shumë e keqe”, deklaroi për CIVIL Media një e punësuar në Poliklinikë.
Nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” u deklaruan se gjatë rindërtimit të rrugës, puset e kanalizimit janë mbuluar me pllaka begatoni, gjë që e vështirëson punën e tyre.
“Qyteti i Shkupit, z. Koce Trajanovski, do t’i lajmëroheni atij, te ai drejtohuni, këto janë firmat e atyre dhe ata punojnë atje, le t’i lirojnë puset, që të mundet të punohet”, thonë nga “Ujësjellësi”.
Nga qyteti i Shkupit së pari u deklaruan se problemi nuk është te ata, por se kur është punuar në rindërtimin e rrugës, janë paraqitur ujëra nëntokësore.
Ndërkohë, derisa e po e shkruanim tekstin, pranuam edhe një thirrje nga Qyteti i Shkupit. Sipas kësaj telefonate, sot në mëngjes është gjetur se ku qëndron problemi, është zhbllokuar rrjeti i kanalizimeve, por më vonë, pusi përsëri është bllokuar dje ekipet e “Ujësjellësit” ende punojnë në terren. Sipas tyre, problemi është te rrjeti i vjetruar i kanalizimit, gypat e vjetruar dhe rrënjët e mëdha të drunjëve të cilët bëjnë presion plotësues mbi rrjetin.
Dhe derisa kompetentët e hedhin përgjegjësinë, të punësuarit në Poliklinikën punojnë në kushte të padurueshme, ndërsa pacientët mjekohen në erë të keqe.
Maja Ivanovska