Protestë e prindërve të fëmijëve me nevoja të veçanta

Një përfaqësues i shërbimit për sigurim të Qytetit të Shkupit, ka tentuar ta shqyejë flamurin “Zemra të bashkuara”, i vendosur para tendave në “Parkun e Gruas” ku një grup i prindërve dhe fëmijëve me nevoja të veçanta, prej sot janë në protestë për të drejta më të mëdha dhe për rregullore të re ligjore.

“Personi i njëjtë rrënoi një tendë dhe vazhdoi nga tjetra, në të cilën gjendej një fëmi me Sindromin Daun. Kërkuam intervenim policor me qëllim ta ndalojmë këtë sjellje vandale. Nga policia kuptuam se personi është pjesë e shërbimeve të sigurimit të Qytetit të Shkupit”, reaguan të pranishmit.

Siç thonë nga “Zemra të  bashkuara”,protesta është e paralajmëruar në MPB më 12 prill, në ora 15.58.

“Sipas kësaj, ky është tentim për presion, që të na largojnë nga qëllimi. Nuk e di se si ndryshe ta kuptojmë këtë incident që e shkaktoi personi. Ne këtu nuk jemi të angazhuar as nga partitë, as politikisht, por me vetiniciativë kërkojmë të votohet rregullore ligjore dhe të na sigurohen edhe neve, edhe familjeve me fëmijë me nevoja të veçanta, kushte më normale për jetë”, ishte kategorik Zoran Mijallkov, presidenti i shoqatës “Zemra të bashkuara”.

Mbi 3000 familje anëtare të kësaj shoqate kërkojnë të vendoset ligj i ri për fëmijët me nevoja të veçanta dhe një set masash, të cilat përfshijnë kujdesin institucional, diagnostiko të drejtë, kuadro të edukuara për mjekim dhe terapi përkatëse në institucione më  të mira, dhe me siguri edhe benefite për familjet të cilat do të mundësojnë standardin më të lartë dhe kujdesin më cilësor për fëmijët.

“Kërkojmë që Kuvendi urgjentisht t’i miratojë kërkesat tona, sepse ne jemi të lënë në margjinat e shoqërisë. Në shoqatën tonë marrin pjesë mbi 3.000 familje, ndërsa grupi i Fejsbukut ka mbi 15.000 mbështetës. Nuk guxojnë edhe më tej ta injorojnë klithjen tonë”, thotë Mijallkov.

Ai përmes dramës së tij personale na e përcjelli tregimin e familjeve që përballen me këto probleme.

“Vetëm unë jam i punësuar, në bibliotekën e qytetit në Shtip. Bashkëshortja ime Divna është plotësisht e përkushtuar dy fëmijëve tonë me nevoja të veçanta. Rroga ime është 19.000 denarë, ndërsa kompensimi për një fëmijë – 4.300 denarë. Por ne nuk mund ta lidhim muajin, fat që kemi para për bukë deri muajin e ardhshëm. Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë fatkeqësinë tonë, e cila është pasojë e moskujdesit të shoqërisë”, shton Mijallkov.

Protesta që filloi sot në ora 9, sipas paralajmërimeve, do të vazhdojë deri të hënën në ora 17.

Teksti: Monika Taleska

Fotografoi: Marija Tegovska

 

 

Green CIVIL

FREE
VIEW