CIVIL Media bisedoi me Tetovarët për drejtësinë sociale, për të drejtat e punëtorëve dhe për ekologjinë në qytet.“Më parë ishte më mirë, çdo kush kishte punë, ndërsa tani është shumë keq”, thonë dy bashkëbisedues tonë, Tetovarë, pjesëmarrës në “duelin” para kamerës…
Sipas tyre, me 50 euro nuk jetohet! Dy shokët thonë se punëtori në ndërmarrjet private në Maqedoni nuk është i mbrojtur, dhe se kompanitë shtetërore –“më nuk ekzistojnë”.
Ata janë kritikë edhe ndaj qytetarëve që nuk kujdesen për ekologjinë, dhe propozojnë disa shembuj se si mund të fitohet dhe të mirëmbahet mjedisi jetësor. “Nuk munde Komuna të bëjë çdo gjë. Edhe ne duhet të kemi kulturë!”
Anketa është pjesë e projektit “Shoqëria pa kufij”, të cilin CIVIL – Qendra për Liri e zbaton me mbështetje nga Fondacioni Gjerman “Hajnrih Bell”. Qëllimi i projektit është promovimi dhe edukimi i qytetareve dhe qytetarëve të Maqedonisë për “Kartën Qytetare”, dokumentin global për avancimin e të drejtave qytetare dhe pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes.