Mbi një milion refugjatë kaluan nëpër Maqedoni në periudhën 2014 – 2016. Dhjetëra refugjatë i humbën jetat në hekurudhat e Maqedonisë. Sistemi nuk ishte i gatshëm, por njerëzit humanë e plotësuan zbrazëtirën e shkaktuar nga institucionet joefikase…Kështu e filluam rrëfimin për krizën e refugjatëve dhe trajtimin e refugjatëve në Maqedoni me humanitaren nga Velesi, Lençe Zdravkin.
Para kamerës së CIVIL Media ajo foli për ballafaqimet e para me refugjatët, për jetën buzë hekurudhave, për gjendjen e refugjatëve dhe për rekomandimet – nëse vjen deri te vala e re e refugjatëve në Maqedoni.
CIVIL Media: Jeta rreth hekurudhës ju solli një sfidë specifike në kohën e fluksit të refugjatëve në Maqedoni. Çfarë ju sfidoi t’u ndihmoni?
ZDRAVKIN: Jeta rreth hekurudhës që nga viti 2013 për mua u shndërrua në sfidë të madhe, një pikë e madhe kthese në jetë… Të mësohesh në momente të ndryshme, në momente të ashpra që sjell jeta, dhe ti nuk e din kur. Nga viti 2013, kur grupe të vogla të refugjatëve filluan të lëvizin në hekurudhat, nik kishte shumë kohë për të menduar as cilët janë, as çfarë janë. Ajo që kisha mundësinë të vërej është se të gjithë atyre njerëzve të ri, nga 20 deri 30 vite, u nevojitet ndihmë. Nuk kishte kohë për të menduar kush janë dhe nga vijnë, por ata kishin nevojë për çaj të ngrohtë, veshje të ngrohtë dhe ta vazhdojnë udhëtimin e tyre pa rrezik.
CIVIL Media: Si është gjendja me refugjatët tani?
ZDRAVKIN: Situata me refugjatët. Nga kufiri jugor, gjegjësisht, nga Greqia, kemi numër tepër të vogëpl të lëvizjes së refugjatëve. Tani është ritur fluski i refugjatëve që lëvizin në drejtim të kundërt, gjegjësisht, nga veriu në jug. Ata kthehen prapa, të njëjtit refugjatë që janë larguar në Serbi, duke mos mundur ta përballojnë preionin, sepse nuk kanë status të caktuar, kanë mbetur rrugëve, parqeve, në hekurudhën në Beograd…Kështu që, vendosin të kthehen përsëri në Greqi, duke vlerësuar se nga atje do të gjejnë mënyrë ose zgjidhje të sigurt për largim në Evropë.
CIVIL Media: A kishit ndihmë dhe mbështetje nga familja?
ZDRAVKIN: Që në momentin e parë, kur filluan të lëvizin në grupe më të vogla nga 20-30 njerëz, familja ime qëndronte çdo herë pranë meje, rreth përgatitjes së ushqimit, për blerje të gjërave të nevojshme, barëra, diçka për foshnjet…Çdo herë kishte nevojë që dikë ta dërgoj të blejë diçka, të më ndihmojë, nga dita e parë, bashkë me familjen ofronim ndihmë.
CIVIL Media: Në opinionin e vendit dhe atë të huajin pati shumë reagime pozitive për punën tuaj, por, për fat të keq, kishte edhe reagime negative. Kujt i pengonte puna e një aktivisteje në ndihmën e refugjatëve që kalonin nëpër Maqedoni?
ZDRAVKIN: Që në fillim u krijua ksenofobia mee qytetarëve se këta njerëz janë të sëmurë, se sjellin sëmundje ngjitëse, se janë terroristë…Luftoja edhe me këto, dhe mendoj se ia arrita, ndoshta jo mjaftueshëm, por atë që munda ta bëj, e bëra. Ata njerëz që shprehën negativitet ndaj refugjatëve, u mundova ti ballafaqoj sy më sy me refugjatin, të shohin se çfarë do të thotë një refigjat, të shohin një djalosh që ndoshta është doktor shkencash ose profesor, mirëpo rrethanat e kanë shtyer të ikë…Sepse ai më nuk ka kulm mbi kokë, nuk ka ku të jetojë, familja e tij është djegur, çdo gjë është shndërruar në hi. Ashtu si i ballafaqoja fqinjët e mi, miqtë – me refugjatët, për kohë të shkurtë e ndryshonin mendimin dhe bashkangjiteshin në ndihmë.
CIVIL Media: Paralajmërohen flukse të reja të refugjatëve që do të kalojnë nëpër Maqedoni. Çfarë do të rekomandonit ju për trajtimin e gjuendjes?
ZDRAVKIN: I ndjekim mediat, e dimë se siështë politika, ndryshon nga ora në orë. Jemi në pritje, siç thonë funksionarët e mëdhej, ka mundësi të arrin fluks i madh i refugjatëve. Unë jam këtu, dhe po përgatitem, për është e nevojshme ndihmë e çdo lloji, nga materiali shëndetësor, deri te ushqimi, veshmbathje, ujë…
Biljana Jordanovska
Kamera: Dehran Muratov
Intervista është pjesë e projektit “Shoqëri pa kufij”, të cilin CIVIL – Qendra për Liri e zbaton me mbështetje nga Fondacioni Gjerman “Hajnrih Bell”. Qëllimi i projektit është promovimi dhe edukimi i qytetareve dhe qytetarëve të Maqedonisë për “Kartën Qytetare”, dokumentin global për avancimin e të drejtave qytetare dhe të pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes.
This post is also available in: MacedonianEnglish