Pasojat nga ngrohja globale nuk janë më tregime nga ardhmëria

Ngrohja globale shkakton probleme klimatike, gjegjësisht, ngrohje graduale të planetit tonë. E tërë kjo shkakton ndryshimin e radhitjes së shirave, mbulesë të zvogëluar të dëborës në hemisferën veriore, ndryshim në nivelin e detit dhe oqeaneve dhe ndikime të fuqishme mbi njerëzit dhe kafshët në Tokë.

Kur bëhet fjalë për ndryshimet globale, shpesh mendohet për ngrohjen globale të shkaktuar nga efekti i kopshtit të qelqtë. Muret e qelqta të kopshtit e lëshojnë ngrohtësinë, por nuk lejojnë që ajo të del, dhe  brenda bëhet ngrohtë dhe bimët mund të rriten edhe në vende ku zakonisht është shumë ftohtë.

Ekziston konsensus shkencor se ekzistojnë ndryshime klimatike dhe se aktivitetet e njeriut janë drejtuesi themelor i tyre. Parashikimet për ndryshimet e ardhshme klimatike në nivel rajonal, nuk janë aq të besueshme si ato të nivelit global. Megjithatë, pritet që ngrohja e ardhshme do të zhvillohet sipas skemës së kaluar gjeografike, me ngrohjen më të lartë mbi tokë dhe të hapësirave të larta veriore, ndërsa më e vogla mbi Oqeanin Jugor dhe pjesë veriore të Oqeanit Atlantik. Është mjaft e sigurt që pothuajse të gjitha sipërfaqet tokësore do të ngrohen më tepër se mesatarja globale. Arktiku, Afrika, ishuj të vegjël, dhe deltat e mëdha të Azisë, janë rajone të cilat me siguri do të jenë në veçanti të goditura nga ndryshimet klimatike.

Raporti i publikuar në Nature, ka paraqitur rezultate që janë zhgënjyese për planetin, dhe tregojnë se në 25 vitet e kaluara Antarktiku ka humbur 3 milionë tonelata akull.

Një pjesë e madhe nga kjo sasi e madhe është zhdukur në rajonin më të rrezikuar të mbulesës së akullt në Antarktikun Perëndimor, dhe deri tani ka kontribuar për rritjen e nivelit të oqeaneve për 6 milimetra, por në të ardhmen humbja e akullit në këtë rajon mund ta rrisë nivelin e deteve dhe oqeaneve për 3 metra marramendëse në shekujt e ardhshëm.

Nga ndryshimet nga ngrohja globale askush nuk është i kursyer, kështu që, në Slloveni – Kredarica, maja e Alpeve Juliane, para dy ditë ka pasur reshje dëbore, edhe pse sipas kalendarit shënohet fillimi i verës.

Mediat lokale nga Sllovenia lajmëruan se gjatë natës është krijuar mbulesë dëbore prej rreth 5 cm. Por, se presin stabilizim të motit. Nuk është rasti i parë në Slloveni gjatë muajve pranverorë dhe verorë të befasohen nga dëbora.

Edhe pjesë tjera të Ballkanit gjithashtu nuk janë të kursyera nga ndryshimet e përnjëhershme të motit. Shi, erë e fuqishme dhe vërshime e kapluan Greqinë, ku janë përmbytur rrugët dhe plazhet në më tepër vende bregdetare.

Vërshime kishte edhe në kryeqytetin e Serbisë – Beograd, ku binte shi me sasi të madhe,  i shoqëruar me vetëtima dhe disa rrugë u fundosën nën ujë, ndërsa disa pjesë të Beogradit u kapluan edhe nga breshëri. dhe ku janë regjistruar temperatura jashtëzakonisht të ajrit, ndërsa në Anglinë veriore janë regjistruar edhe zjarre.

Ndryshe nga Ballkani, Britania e Madhe u kaplua nga vala e ngrohtë, dhe  janë regjistruar temperatura jashtëzakonisht të larta të ajrit, ndërsa në Anglinë veriore janë regjistruar edhe zjarre.

Temperatura më e lartë në Britaninë e Madhe  në qershor është 35,6 gradë dhe është matur në limanin Southampton në vitin 1976.

Secili nga ne duhet  të kontribuojë për ngadalësimin e procesit të ngrohjes globale dhe ndotjes së planetit Tokë. Në mesatare njeriu hedh 2 kilogram mbeturina gjatë një dite, ndërsa mbeturinat mbeten në deponitë 30 vite. Një autobus e ndot mjedisin sa 40 makina. Një familje gjatë një viti hedh rreth 44 kilogramë plastikë, letra e ricikluar kursen 64% më tepër energji sesa letra e posa prodhuar, ndërsa 1 tonelatë letër mund të shpëtojë 17 pemë.

Nëse hedhim mbeturina jashtë, në mjedisin tonë mund të kemi parasysh se plastikës i nevojiten 500 vite për dekompozim, konservave nga alumini 500 vite, ndërsa materialeve organike, pambukut dhe letrës u nevojiten 6 muaj.

A. Petrovska

This post is also available in: MacedonianEnglish

Green CIVIL

FREE
VIEW