Civili bisedoi me kryetarin e komunës Aerodrom, Zlatko Marin, për angazhimet për mjedis jetësor më të pastër dhe më të shëndetshëm, sa respektohen vlerat evropiane dhe iniciativat e gjelbra.
CIVIL Media: Sa është e përgatitur komuna Aerodrom për zbatimin e vlerave evropiane?
Marin: Me hyrjen në BE ndërtojmë institucione që punojnë sipas standardeve evropiane. Vetëqeverisjet lokale, si urë mes institucioneve shtetërore dhe qytetarëve janë kyçe në realizimin e këtyre qëllimeve. Parimet themelore evropiane, siç është respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut, qasja e barabartë për të gjithë qytetarët dhe sundimi i të drejtës, janë parimet sipas të cilave udhëhiqemi në krijimin e politikave lokale.
Në këtë drejtim, vendosim ndryshime themelore në mënyrën e funksionimit të Komunës Aerodrom. Kemi përgatitur analiza themelore për nevojat e secilës lagje në territorin tonë, plan afatgjatë dhe afatshkurtë për realizim. Këtu janë përfshirë rritja dhe përmirësimi i kapaciteteve arsimore dhe të përkujdesjes, si dhe mundësimi i kushteve të përshtatshme për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara, përmirësimin e infrastrukturës lokale, plotësimin e pajisjes urbane dhe gjelbërimit, etj. Projektet tona të reja dhe prioritetet e buxhetit janë të drejtuara nga përmirësimi i jetës së përditshme të banorëve dhe mundësimin e kushteve më të mira për çdo qytetar. Paratë i kthejmë te qytetarët përmes masave siç është ndihma e njëhershme financiare për nxënësit e klasës së parë dhe sportistët e talentuar. Gjithashtu, punojmë në mënyrë aktive për mbrojtjen e mjedisit jetësor, për të cilën gjë kemi ndarë 300.000 euro, rreth 20 herë më tepër mjete për dallim nga viti i kaluar.
CIVIL Media: Sa Ju si kryetar angazhoheni për drejtësinë ekologjike dhe promovimin e iniciativave të gjelbra?
Marin: Mbrojtja e mjedisit jetësor është në qendrën e aktiviteteve të Komunës Aerodrom dhe është prioriteti im personal. Angazhimin për ajër dhe mjedis të pastër jetësor e fillova qysh në kornizat e fushatës parazgjedhore dhe si kryetar komune i përmbahem kësaj. Që të arrijmë drejtësi të vërtetë ekologjike, nevojitet pjesëmarrje aktive e të gjithëve, e institucioneve, shoqatave qytetare dhe vetë qytetarëve. Pikërisht për këtë arsye aktivitetet tona janë të drejtuara nga masat konkrete, por edhe nga vendosja e bashkëpunimit të ngushtë me sektorin qytetar dhe ngritjen e vetëdijes publike. I mbështesim të gjitha iniciativat që janë të paraqitura te ne, ndërkohë që kanë efekt pozitiv për ajër dhe mjedis të pastër jetësor.
Kështu, në bashkëpunim me shoqatën “Eko svest” dhe “Sigurime Trigllav” kemi vendosur City Tree billborde para qendrës tregtare “Biser”, i cili ka efekt pastrues si 275 pemë dhe e neutralizon ndotjen nga 417 automjete në nivel vjetor. Për momentin në lagjen Lisiçe zbatohet aksioni për selektimin e plastikës në bashkëpunim me shoqatën ekologjike “Gou grin” dhe me Ministrinë për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor. Ky projekt ka përfitim të dyfishtë. Në këtë mënyrë e rrisim vetëdijen publike për seleksionimin e mbeturinave, që është praktikë në të gjitha vendet e zhvilluara, ndërsa nga ana tjetër u japim mundësi mbledhësve të mbeturinave që ta formalizojnë punën e tyre.
Në pyetjen e CIVIL Media për aktivitetet e tanishme për mbrojtje dhe zhvillim të mjedisit jetësor, Marin u përgjigj, mes tjerash, se personalisht, beson se masat efikase janë ato të sjella në bazë të informatave konkrete. Pikërisht për këtë kemi vendosur matje të vazhdueshme në territorin tonë, të cilat do të siguronin informata më të hollësishme për ndotjen në Komunën Aerodrom. Ende e definojmë formën dhe mënyrën me të cilat do të realizohen këto matje dhe së shpejti do ta informojnë opinionin për këtë projekt.
This post is also available in: MacedonianEnglish