Mirëqenie sociale, barazi gjinore, çrrënjosje e varfërisë dhe të drejta të barabarta për të gjithë, të gjitha këto duken si ëndrra të largëta dhe të paarritshme në Maqedoni, edhe pse paraqitet si drejtësi sociale.
Në çfarë shteti social jetojmë – përgjigja është e qartë, varfëria është në çdo pore të shoqërisë. Jemi dëshmitarë të shkeljes sistematike dhe të vazhdueshme të të drejtave dhe lirive të njeriut, edhe përskaj tentimeve, në afat të shkurtë kohor, të përmirësohen të drejtat e punëtorëve, të ulet varfëria, të reformohen sindikatat. Këto janë vetëm një pjesë e përfundimeve nga projekti në kontekstin e projektit “Veprim dhe Integrim”.
Sistemi jofunksional për çdo ditë shkakton pasoja morbide dhe tragjike për jetët e njerëzve, duke mos i kursyer as fëmijët. Edhe pse sundimi i keq dhe i shëmtuar i Nikolla Gruevskit dhe koalicionit të tij, të cilët e humbën pushtetin para pothuajse dy vitesh, megjithatë, korrupsioni gjithëpërfshirës dhe sundimi kriminel për çdo ditë e merr tatimin e gjakosur. Reformat e ngadalshme, zgjidhjet me kompromise, qasja politikante dhe proceset në vend, nuk lejojnë të përmirësohet gjendja me (pa)drejtësinë sociale në Maqedoni.
Asgjë nuk mundet ta arsyetojë tmerrin nëpër të cilin kalojnë fëmijët nëpër sistemin jonjerëzor të institucioneve të cilat janë të obliguara për kujdesin, rritjen, arsimin dhe mirëqenien e tyre. Në Maqedoni, ende nuk ekziston mundësi e barabartë për të gjithë fëmijët, të jetojnë në kujdes, dhe së paku me mundësi minimale për zhvillim, arsim dhe jetë normale. Qytetarët mbi shpinën e tyre ditë e më fortë e ndjejnë varfërinë. Në Maqedoni varfëria nuk njeh as gjuhë, as komb, as fe! Gjatë fushatës parazgjedhore të gjithë përfaqësuesit politikë premtojnë jetë më të mirë për të gjithë qytetarët.
Analizat dhe hulumtimet të cilat i realizoi Civili me projektin “Drejtësi sociale tani!”, dhe “Premtime dhe keqpërdorime”, si dhe artikujt e shumtë dhe rastet në të cilat i zbardhëm padrejtësitë sociale, tregojnë për faktin se keqpërdorimi i çështjeve sociale në Maqedoni rrjedh nga robërimi i shtetit dhe manipulimeve të paskrupullta në luftën për fuqi. Përfundimi nga puna në terren është se qytetarët mezi mbijetojnë ose janë të mbuluar me borxhe, ndërsa përmbaruesit për çdo ditë u qëndrojnë mbi kokë!
Civili kërkon angazhim pa kompromis për drejtësi sociale dhe i inkurajon të gjithë qytetarët të shprehen guximshëm dhe lirë dhe të na bashkëngjiten në angazhimet pa kompromise për njerëzi, dinjitet dhe solidaritet.
Dehran Muratov
Montazhi: Arian Mehmeti
This post is also available in: Macedonian