Në konferencën e djeshme “#VeprimIntegrim për vlera evropiane, alternativa të gjelbra dhe kundër nacionalizmit” të cilën e organizoi CIVIL – Qendra për Liri, me fjalime u drejtuan kryetarja e DOM, Maja Moraçanin, kryetari i komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq dhe kryetari i komunës Kisella Vodë, Filip Temellkovski.
Në pjesën hyrëse të konferencës, presidenti i Civilit Xhabir Deralla, e theksoi rëndësinë e kuptimit se këto fusha në dukje të ndryshme dhe të papërshtatshme për njëra tjetrën, në fakt janë një tërësi, e cila është pjesë e strategjisë shumëvjeçare të organizatës në kontekstin e përparimit të të drejtave të njeriut, si dhe bazë për zbatimin e reformave të duhura për përparimin e shtetit.
Para adresimeve të mysafirëve, Biljana Jordanovska, përfaqësuesja e Civilit shkurtimisht i prezantoi gjetjet dhe analizat të cilat i zbatoi Civili në bazë të fokus grupeve që u zbatuan në katër komuna në Maqedoni – Veles, Shtip dhe Gostivar.
“Pjesëmarrësit u përgjigjën në pyetjet në katër kategori: pjesëmarrje qytetare, reforma demokratike, vlera evropiane dhe alternativa të gjelbra. Pyetjet ishin të përpiluara që të shihet niveli i dijenisë dhe të kuptuarit e vlerave evropiane dhe të gjelbra si pjesë e reformave demokratike në procesin e integrimeve. Komponenti i dytë ishte në qëndrimet, mendimet dhe përvojat e këmbyera për këto çështje, por edhe idetë dhe zgjidhjet e mundshme për problemet në aspektin e çështjeve prioritare integruese.
Për pjesëmarrjen qytetare, numri më i madh i pjesëmarrësve vlerësojnë se si individë nuk mund të kyçen në proceset e vendimmarrjes, para së gjithash për shkak të mendimit se qytetarët nuk kanë fuqi të luftojnë institucionet, vetëqeverisjen lokale dhe zakonisht konsiderohen si qytetarë të padëgjueshëm. Ata gjithashtu vlerësojnë se mundësia e vetme për kyçjen dhe pjesëmarrjen në vendimmarrje mund ta zbatojnë përmes organizatave ose iniciativave qytetare.
Në kontekst të reformave demokratike, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve ishin të dëshpëruar dhe kritikë ndaj mënyrës së zbatimit të reformave. Edhe pse kishte edhe shembuj pozitivë siç janë marrja e hapave për të drejtat e komunitetit LGBTI, dhe formimin e Grupit Interpartiak Parlamentar për të drejtat e komunitetit LGBTI, reformat në arsim, gjegjësisht, përgatitjet për ligjin për arsim sipëror dhe standardet studentore, liria e shprehjes, çlirimi i medias… Megjithatë, në nivel lokal, pjesëmarrësit vlerësojnë se ndryshimet zbatohen ngadalë dhe janë të padukshme. Sipas pjesëmarrësve, jotransparenca e institucioneve, mospasja e fleksibilitetit nga ana e vetëqeverisjeve lokale, e frenojnë procesin e avancimit dhe rezultateve të dukshme në komunat në aspektin e reformave demokratike.
Ndërsa në pyetjet për përfaqësimin e vlerave evropiane dhe të gjelbra, Maqedonia kaloi me 3 të mirë”, theksoi Biljana Jordanovska.
Kryetarja e partisë së gjelbër DOM, theksoi se kur në Maqedoni flitet për vlerat e gjelbra, shpesh i drejtohemi vetëm pjesës për mbrojtjen e mjedisit jetësor, por se në praktikë nuk është ashtu fare.
“Ideologjia e gjelbër përmban shumë vlera tjera dhe i gjithë ky sistem i shtyllave të ideologjisë së gjelbër jep bazën për funksionimin e të gjitha partive të gjelbra. Në shoqërinë tonë nuk ka njohje të vlerave të gjelbra. Ato janë të lidhura ngushtë mes vete. Ky sistem i vlerave është i varur njëri nga tjetri dhe mund të konsiderohet vetëm si tërësi dhe të arrihen rezultate”, tha Moraçanin.
Ajo theksoi se në vitet e kaluara rritet vetëdija qytetare dhe aktivizmi qytetar, duke përkujtuar të gjitha protestat e të gjitha llojeve që ndodhën në periudhën e kaluar.
Në pyetjen e aktivistit për të drejtat e njeriut dhe anëtarit të mëparshëm të E Majta, Goce Markoski, nëse DOM si parti e gjelbër e cila është shumë vite në pushtet ndjen përgjegjësi për nivelin e vetëdijet ekologjike te qytetarët, Moraçanin u përgjigj se vetëdija ekologjike te qytetarët është e rritur, si dhe te të gjitha iniciativat dhe shoqatat qytetare.
“Në pjesën e ngritjes së vetëdijes ekologjike duhet ende të punohet, por ka rritje të madhe në atë fushë. Te politikanët kjo vetëdije është më e vogël sesa te qytetarët!”, tha Moraçanin.
Kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq, ishte i vendosur se të gjitha punët duhet të zgjidhen sistematikisht, nga niveli lokal, deri te qelizat më të vogla – komunitetet lokale, deri te shoqatat qytetare, por edhe se e njëjta duhet të praktikohet edhe në nivel më të lartë.
“Është mjaft rëndë kur tentoni të sjellni risi, për të cilat tani flasim, ndërsa paraprakisht janë shkatërruar”. Theksoi Bogdanoviq.
“Një nga rolet kryesore të komunës është ta rregullojë çdo lagje me sjelljen e planeve detajore urbanistike. Në periudhën prej 13 vitesh na ndodhte që një PUD për vetëm një vit të ndryshohet 4 herë, dhe gjatë kësaj të mos merren parasysh kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, as vlerat normale gjatë planifikimit. Vetëm ligji për ndërtim u përshtat 11 herë. Për këtë arsye pas ardhjes në pushtet sjellëm moratorium. Me ndryshimin e ligjit për planifikim urbanistik është më lehtë. Deri tani ishin keqpërdoreshin të gjitha rregulloret dhe ligjet. Përgjegjësia ynë, si kryetarë komunash, është të ndikojmë për rritjen dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra”, theksoi Bogdanoviq në kontekstin e rrëmujës urbanistike në komunë.
Filip Temellkovski, kryetari i Komunës Kisella Vodë, u ndërlidh me kolegun e tij.
“Për fat të keq, ne nuk kemi moratorium, por njësoj sikur kemi. Mbi 70% në Kisella Vodë nuk mund të ndërtohet, ndërtohet vetëm në periferi…”, theksoi Temellkovski.
Temellkovski vlerëson se nëse lihet hapësirë më e madhe për inspektim, shumë më tepër qytetarë do të interesohen, dhe me këtë edhe komuna do të punojë ashtu si duhet.
“Maqedonia ka ligje shumë të mira, por askush nuk i lexon dhe aplikon. Flas për ligjet e vetëqeverisjes lokale dhe të cilat e definojnë punën dhe përgjegjësinë e kryetarit dhe komunës”, vazhdoi ai.
“Mediat na duhen shumë. Interesi i tyre është zero! Ne luftojmë që sistemi të fillojë të funksionojë mes komunave, qyteti i Shkupit dhe pushteti lokal”, theksoi Temellkovski, i cili e përshkroi veten si kryetari i vetëm i cili në fushatën parazgjedhore nuk ka premtuar se nuk do të ndërtohet.
CIVILi e zbaton projektin Veprim – Integrim në partneritet me Fondacionin Hajnrih Bell nga Gjermania.
Maja Ivanovska
This post is also available in: MacedonianEnglish