Banka e Maqedonisë për mbështetje dhe zhvillim do t’i japë kredi nga Fondi i posaçëm kreditor, me shumë prej 92.242.500 denarë, Shoqërisë për Prodhimtari, Tregti dhe Shërbime – Jugohrom. Kjo u vendos në seancën e djeshme nga Qeveria.
Nga Qeveria thonë se me këtë kredi do t’i mundësohet kompanisë të vazhdojë me punë dhe të kthehen punëtorët. Koço Angjushev, Zëvendësi i kryeministrit për çështje ekonomike në korrik (2018) tha se Jugohromi nuk mund të fillojë me punë derisa nuk i plotëson kushtet për standarde ekologjike, dhe se filtrat janë në proces të instalimit, i cili proces duhet të kryhet më së voni deri në nëntor të këtij viti.
Jugohromi e ka ndërprerë punën më 2 nëntor të vitit 2016, ndërsa rreth 800 punëtorë kanë mbetur pa punë.
Ndërkohë, nga Lëvizja Eco Guerilla vlerësojnë se ndarja e financave për instalimin e filtrave në Jugohrom si manipulimin e radhës me opinionin.
“Si u ul çmimi i filtrave për Jugohromin nga 12 në 1.5 milionë euro?”
“Lëvizja Eco Guerilla lajmin që Qeveria do të ndajë 1,5 milion euro për instalimin e filtrave të Jugohromit e vlerëson si manipulim të radhës me opinionin. Dyshimet tona serioze janë për shkak se më herët thuhej që instalimi i sistemit filtrues kushton 12 milion euro dhe duhet kohë minimum 2 vjet për instalimin e tyre. Jugohromi ka qenë i mbyllur dhe jotransparent për mediat që të tregojë se çka është bë deri më sot. Është e paqartë se si u ul çmimi i filtrave nga 12 milion euro në 1,5-2 milion euro dhe vendosja do bëhet për 4-5 muaj për të prodhim me kapacitet prej 55%. Maqedonia e ka nënshkruar dhe ka detyrim ta respektojë Konventën e Arhusit për qasje në informacione, pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe qasje në drejtësi për pyetjet që lidhen me ambientin jetësor.
Ne kërkojmë që i gjithë procesi në faza të mbikëqyret nga ekspertë të pavarur.
Ne nuk u besojmë premtimeve të Jugohromit dhe të Qeverisë, pasi me vite na kanë mashtruar. Ne kërkojmë vetëm respektimin e Kushtetutës dhe rregullave ligjore. Ashtu siç dihet, në Maqedoni institucionet shpesh janë vënë mbi ligjin. Qeveria nuk duhet të shqetësohet nga mbikëqyrja e ekspertëve të pavarur, nëse sistemin e filtrave të cilin pretendon se do e instalojë Jugohromi, i përmbush standardet e kërkuara.”, reagojnë nga Eco Guerilla.
D. T.
This post is also available in: Macedonian