Shkruan: Vojo Manevski
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]N[/dropcap]ë aspekt të identitetit, jemi në gjendje si Hebrenjtë para Krishtit. Vazhdimisht presim ndonjë Profet, të na paraqitet lider partie i cili do të na e tregojë rrugën, qeveri që do të na hap vende të reja pune, Evropë që do të na sjell shumë para, e ne nuk do të punojmë…
Maqedonia ka 4000 profesorë universitarë, nuk e di sa doktorë shkencash, dhe vlerësoj se ko hapësirë shkencore është e zënë, ndërsa ne me të drejtë presim nga ata zgjidhje për problemet shoqërore… Unë punoj në televizion lokal, jetoj dhe jam i lindur në vendin e quajtur Novo Sello. Kjo është një pjesë e Shtipit, nga i cili më vonë është ngjitur pjesa tjetër e qytetit. Nuk e di nëse Shën Pjetri ka shkruar në letrat e tij për Shtipin, ose Aminta i 3, ose nuk e di cili e ka përmendur, por ekziston së paku 100 ose 1500 vite.
Për shkak të moshës sime, shkoj herët në punë, ndërsa në këto ditë vjeshte dhe dimri, mëngjeset janë të errëta…Por, do t’ua tregoj atë që u në e shoh si identitet të bashkëqytetarëve të mi. Së paku të atyre me të cilët takohem dhe qëndroj çdo ditë. ( Prandaj them se nuk kam qëndrim por “vend të uljes”, sepse atë që unë e shoh, e bëj nga pozita e ulur në kafenetë e vjetra në të cilat nuk ka karrige të gjata, të cilat më duket mjaftë “alpiniste” që tu hip mbi, por edhe nuk më ngjan…)
Puna e parë me të cilën kam problem në mëngjes, është ti shmangem gurit të bardhë të shtëpisë së lindjes së kryepeshkopit Mikail. Aty shkruan “ shtëpi në rrënim”, kështu shkruan së paku 20 vite, ndërsa edhe kryepeshkopi me siguri është pjesë e ndonjë identiteti. Nëse asgjë tjetër, në atë rrugë…E kaloj urën, dhe si mes hijeve të Ballkanit, kalon mes shtëpive mbi të cilat shkruan se janë ndërtuar në vitet 1826, 1827, 1828… e kështu me radhë. Pasi u interesova se si këta njerëz kanë arritur të ndërtojnë shtëpi që ngjajnë se ato të “Le Corbusier” në Krushevë, kuptova se ata njerëz kanë qenë tregtarë me opium. Kështu që, sipas fjalorit modern, identiteti i tanishëm do të ishte – narko kartel, vetëm se kjo është para 200 viteve…Megjithatë, kanë ndërtuar dhe një kishë patriarkale.
Kur kaloj andej, patjetër kaloj përreth shtëpisë së rindërtuar të familjes Mijallkovi ( në të vërtetë pak e zgjeruar, por edhe kjo është identiteti i kësaj kohe) ose shtëpisë së lindjes së nënës së Kryeministrit të mëparshëm…Menjëherë afër asaj, disi si më lartë, por kanë mbetur vetëm gurë, është shtëpia e lindjes së Vanço Mihajllovit. Edhe shtëpia e Todor Aleksandrovit, nga e cila ka mbetur vetëm ndonjë gur. 50 metra më djathtë është shtëpia e lindjes së, me siguri Maqedonasit më të njohur jashtë Maqedonisë, edhe pse te ne nuk dihet shumë për atë. Është profesori i etikës Todor
Popov, regjenti i mbretërisë Bullgare dhe një nga bashkëpunuesit e Sartrit. Personazh i madh, por shtëpia e tij pothuajse e tëra është e rrënuar. Nuk ka kush si ta shënojë disi. 10 metra më larg është shtëpia e Mihajllo Apostollskit. Edhe atje, me qiri mund të zbulosh ndonjë shënim…Nuk ka asgjë. Dhe kjo është pjesë e atij identiteti për të cilin sot dëshirojmë të themi se e kemi trashëguar…
Edhe shtëpia e Çuçkovit, themeluesit të Fakultetit ekonomik dhe i “Tanec”, gjithashtu nuk ka asnjë shenjë… Dhe shumë tjera. Është interesante se bashkëqytetarët e mi, fqinjët e me, 90% nga ata, nuk dinë gjë për këto, por e dinë se aty ka lindur nëna e kryeministrit të mëparshëm. Flasim për identitetin, a po jo… Ashtu siç e kemi kuptuar ne, në mënyrë provinciale.
Pse them se dua ti vështroj bashkëqytetarët e mi, si pjesë e atij identiteti maqedonas. Shtipi ka një identitet interesant, së paku si të trashëguar. Feldmarshalli gjerman Levinski, pasi ka qenë në Shtip, ka shkruar: “Kjo kasaba orientale është e përbërë nga gjysma muhamedanë, gjysma të krishterë ortodoksë dhe Hebrenj”. Sot janë 95% Maqedonas ortodoksë. Bashkëqytetarët tonë të mëparshëm i ka marrë historia. Dhe ky është identiteti i trashëguar.
Si i njoh bashkëqytetarët e mi? Kështu, ka një kafene e vjetër, quhet “Kaj Çiçko Zaki” ( “Te Xha Zaki”), nuk është e privatizuar, sepse ka qenë private qysh në vitet 60, kështu që nuk e morën turbulencat. Atje ulen “deputetët”. Pse deputetë? Ata vetë quhen ashtu, sepse në mëngjes i përcjellin nga shtëpia, t’i dërgojnë nipërit, fëmijët ta kontrollojnë listën pozitive të ilaçeve nëpër barnatore…Te ata është interesante se ata pinë vetëm kafe turke me llokum dhe ujë, lexojnë gazeta…
Te ata vërej se çdo herë i kanë këpucët e pastra, mirë të shndritura, nuk bëjnë shumë zhurmë, edhe pse kafeneja është formë demokratike dhe aty mund çdo kush të bëjë zhurmë, janë të veshur mirë, si klasë e mesme evropiane nga vitet e shtatëdhjeta, mund të shihni se kanë veshur xhaketa nga Murska Sobota, ndoshta kate nga Varazhdini, të ruajtura… Është interesante se janë të arsimuar. Këtë arsimim e krahasoj me përvojën e një kohe tjetër, kanë arsimim enciklopedik…
Uleni me ata të bisedoni dhe ata flasin për drejtime tjera, jo për modernet, sepse bëhet fjalë për njerëz që kanë lindur në vitet e 50. Dhe të gjithë ata, si lajtmotiv e kanë: “Çdo gjë është e mbrapshtë”. I dinë të gjitha komplotet botërore. Dhe, kuptohet, çdo gjë është mbrapsht sepse koha në të cilën ata e kanë arritur zenitin e tyre, nuk ka qenë e tillë, sipas rregullave të sotme. Dhe para vetes, pothuajse çdo i dyti, ka nga një pusullë të vogël, në të cilën shkruan “Merr tre bukë…
Është interesante se atje mund ta takoni edhe poetin Samonikov, mund të takoni edhe profesorë universitarë, të cilët menjëherë do t’u thonë: ”Flasim për politikë ekonomike, e shumica nga ju asnjëherë nuk e keni lexuar të lartpërmendurin Emanuel Çuçkov”. Ose: “Flasim për demokratizimin në shoqëri dhe për paratë, e një Aleksandar Grliçkov ka shkruar një ndër veprat më të njohura për sistemin e delegatëve si shprehja më e mirë e demokracisë”… Të gjithë këta njerëz janë ata për të cilët pretendojmë të jenë
pjesë e identitetit tonë. Por, e përsëris, është një përqindje e vogël e njerëzve që flasin për ata.
Gjenerata e dytë e bashkëqytetarëve të mi del nga ora 11-11:30 të paradites, dhe ulen në ndonjë nga kafenetë e kombinuara, piceri, kafe…nuk e di më se si quhen. Interesante te ata është se të gjithë janë me përcaktime politike, të gjithë janë anëtarë të partive, sepse me inerci kanë vazhduar nga Bashkimi i Komunistëve të jenë anëtarë të LSDM, ose ata tjerët që janë bërë anëtarë të VMRO, në numrin më të madh, kuptohet… Ajo që unë e vërej mes tyre, është se diskutimet politike janë si ato të ditës së hënë, pas ndeshjeve të mëdha sportive. Ata nuk urrehen mes vete, bëjnë shaka – ju fituam, nuk na fituat, por kanë një dozë të mirë të respektit të ndërsjellë. Kjo është gjenerata e rokerëve e cila mban atlete ende, nga dy arsye. Arsyeja e parë është se kur kanë filluar të shkojnë në korzo ka qenë simpatike të mbahen atlete. E dyta? Sepse të rinjtë kryesisht blejnë atlete të shtrenjta, ndërsa nuk merren me sport, dhe nuk i mbajnë më, e prindërit i mbathin. Kështu që, kur ndonjëri prej tyre nisët për në toalet, mund të shihni edhe atlete fosfori, me ato që shëndrisin. Kjo mund të duket e papërshtatshme, por kjo është pasqyra e identitetit të kësaj gjenerate të bashkëqytetarëve të mi në këtë moment…Janë të mësuar me këto, telefonat e ri, sepse nëse dëshirojnë t’i dëgjojnë fëmijët dhe nipërit e mbesat, duhet të përdorin skajp, koha është e tillë, dhe nuk është lehtë të qëndrosh me ata, sepse, janë të hidhur. Por, tolerantë…
Gjenerata e tretë janë fëmijë të tranzicionit, të lindur diku pas viti ‘75. Për ata them se kanë tepër pak ideologji, ndërsa për moral dhe tjera, le të flasin kritikët. Për ata vlen maksima: “Shfrytëzoje çdo rast tani!” Pa përjashtim janë anëtarë të partive, i zënë vendet nëpër shtabe. Të mos ua zë dikush vendin, që të arrihet deri në vend pune, avancim…Nuk mendojnë për atë që u ka dërguar shefi nga Shkupi, nëse është e drejtë ose jo…Viktima të tranzicionit… Çfarëdo që bëhet për shoqërinë, për ata është e arsyetuar, sepse kanë një shprehje shumë të mirë “Gjindu!”. Është interesante kur bisedon me ata, zakonisht thonë se përvoja e tyre, në moshë 35-40 vjeçe, u tregon: “Ma trego një si ti, nëpunës, me makinë të shtrenjtë”. Dhe shumë vështirë u përgjigjet, sepse janë dëshmitarë edhe të tranzicionit në të cilin janë rritur, dhe për dallim nga gjeneratat e rokerëve dhe atyre paraprakeve, të shllagerëve, sipas meje, janë të arsimuar ngushtë. Nuk kanë dituri enciklopedike, por kanë dëshirë të madhe për pasurim. Kështu e kuptojnë shoqërinë liberale, liberalizmin postmodern, kështu e kuptojnë Evropën, për shijen time, me shumë formalizëm. Për ata është me rëndësi të jenë magjistra, doktorë…
Me gjeneratën e fundit nuk shoqërohem shumë për shkak të numrit të letërnjoftimit tim. Këta fëmijë mbajnë televizorë që quhen telefona, bisedojnë tërë ditën përmes tyre, kthehen rreth ora 5-6 pasdite, nuk komunikojnë mes vete, me siguri komunikojnë përmes rrjeteve sociale, pinë makiato, me lugë plastike që e mbajnë në gojë…Dhe ajo që mund ta dëgjosh nga ata është: “Unë nuk e gjej veten këtu”. Studiojnë për të studiuar, nuk mendojnë për asgjë tjetër, përveç se si shoku i tyre ka fituar 2.500 euro nga puna në Gjermani, ndërkohë zgjohet në ora 11. Rreth 11,30 Pitu Gulin veç më e kanë vrarë…por, të mos i ofendoj
Përshtypja ime, në fundin e kësaj dekade të pestë si njeri, në aspektin e identitetit, është se jemi në gjendje si Hebrenjtë para Krishtit. Vazhdimisht presim ndonjë Profet, të na paraqitet lider partie që do të na tregojë rrugën, qeveri që do të hap vende pune, Evropë që do të na sjell shumë para, e ne nuk do të punojmë… Nuk e di nëse do të vjen Profeti, por ja, ju ftoj të shihni se si jetojmë ne në provincë, si jetojnë këta bashkëqytetarë të mi të cilët tentova ti pikturoj.
[divide]
Teksti është pjesë e publikimit “Humbje e identitetit ose… ? nga projekti i CIVILIT me emrin e njëjtë në bashkëpunim me Fondacionin Hajnrih Bell nga Gjermania.
This post is also available in: MacedonianEnglish