Shkruan: d-r Katerina Kollozova
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]M[/dropcap]arrëveshja e Prespës mundëson që identiteti nacional të përcaktohet në terminë të pastra dhe të qarta politike, pa atavizma historike-romantike, gjegjësisht, të përcaktohet mbi parimin e përcaktimit të vetënjohjes.
Kur bëhet fjalë se identiteti i Maqedonasit është disi i rrezikuar me Marrëveshjen e Prespës, unë me muaj publikisht pretendoj dhe shpjegoj se jo vetëm që nuk është i rrezikuar, por, përkundrazi, me këtë Marrëveshje, identiteti i komunitetit etnik maqedonas në Republikën e Maqedonisë është i ruajtur. Me këtë nuk i konsideroj shprehjet e mia private në Fejsbuk ose Tuiter, por flas për punime, kolumna të botuara këtu dhe jashtë vendit, nga të cilat disa edhe në Greqi.
Në periudhën e kaluar, çdo herë gjatë debatit për këtë çështje, kundërshtarët e Marrëveshjes refuzonin në mënyrë të drejtpërdrejtë t’i diskutojnë pikat e Nenit 7 të Marrëveshjes i cili qartë tregon se dy palët kanë të drejtë ta shfrytëzojnë termin në mënyrën e tyre. Kjo nënkupton t’i japin domethënie të veta për historinë e tyre, për trashëgiminë kulturore, për gjuhën si pjesë e asaj që e bën profilin e identitetit.
Me fjalë tjera, Neni 7 mundëson mënyra krejtësisht të ndryshme të shfrytëzohet termi, duke i vendosur domethënie personale. Kjo do të thotë se Neni 7 mbështetet ose është materializim i parimit të vetëpërcaktimit të identitetit. Me këtë, ne për herë të parë me ndonjë nga fqinjët, madje edhe para Bullgarisë, nga Greqia pranojmë njohje të vetëpërcaktimit të identitetit. Me këtë bëhet hap historik nga dy palët në terminë të historive kombëtare në rajon. Për herë të parë, në vend se në terminë historike folklore dhe kombëtare romantike në terminë të pastra politike determinohet identiteti. Kjo marrëveshje mundëson që identiteti kombëtar të ndahet në terme të pastra politike pa atavizma historike romantike, gjegjësisht, të përcaktohet mbi parimin e përcaktimit të vetënjohjes.
Ekzistonte edhe një grup kritikësh që nuk refuzonin ta diskutojnë Nenin 7, por, megjithatë, arrinin të kenë vërejtje. Sipas meje, nga aspekti i identitetit, përparësi e kësaj marrëveshje është Neni 7, dhe vetëm përparësi, e jo mangësi: fakti se pala maqedonase në marrëveshjen mund të përcaktohet si maqedonase në aspektin popull, gjuhë, grup etnik ose komb: termi komunitet etnik te ne është konstitutiv për konceptin dhe për realitetin e kombit. Ne e përdorim termin komb ose kombësi i cili parimisht në ligjvënien tonë veç më edhe në gjuhën angleze përkthehet si komunitet etnik. Neni 7 edhe në atë kuptim na mundëson ta shfrytëzojmë termin maqedonas në mënyrë të pakufizuar.
Kufizimi i vetëm i cili sipas meje nuk është kufizim për kristalizim i përdorimit, është se në kuptimin kombëtar dhe etnik e shftytëzojmë në mënyrë të kufizuar në territorin e Maqedonisë së Vardarit, ose ajo që më parë ka qenë Republika Socialiste e Maqedonisë. Sipas meje, kjo nuk është mangësi, por është përparësi, sepse në këtë territor në këtë shtet, në atë federatë të Jugosllavisë e kemi formuar këtë identitet
nacional. Këtu e ka pranuar definicionin, këtu e ka pranuar gjuhën e standardizuar, këtu ka formuar akademi maqedonase të shkencave dhe artit. Mundësia e kufizimit në histori në këtë territor ose komb, ne na jep pasqyrë të kristalizuar të identitetit me të cilën pakicat në shtetin fqinj do tëmund të identifikohen.
Të mos harrojmë se sundojnë konfuzione të tmerrshme sepse Grekët identifikohen si Maqedonas. Te ata, kjo është një identitet kulturor -rajonal. Arrihet deri te një situatë absurde në të cilën edhe “Ylberi”, sllavofonët që quhen Maqedonas, edhe nacionalistët helenë të thonë “Edhe unë jam Maqedonas”.
Si të zgjidhet ky konfuzion? Cila është mënyra që njëra të mos e gëlltisë tjetrën që të mos ndodh ndonjë asimilim? Si ndryshe, përveç nëse nuk i mundësohet “Ylberit”, asaj pakice sllavofone maqedonase në Greqinl e Epërme të deklarohet si Maqedonas, në kuptim të maqedonasve nga Republika e Maqedonisë. Kjo zgjidhje është patriotike, dhe jo e kundërta. Pikërisht për shkak se kjo është referenca pas të cilës identifikohemi, shënuesi “Maqedonas” – ka të bëjë me atë referencë të atij grupi njerëzish në atë territor- ne na mundëson kristalizim të identitetit.
Unë mendoj se këto argumente në aspektin e Marrëveshjes janë patriotike, dhe jo kompromise ose “kozmopolite”. E kundërta nga kritikat e periudhës së kaluar.
[divide]
Teksti është pjesë e publikimit “Humbje e identitetit ose… ? nga projekti i CIVILIT me emrin e njëjtë në bashkëpunim me Fondacionin Hajnrih Bell nga Gjermania.
This post is also available in: MacedonianEnglish