Interesim i madh për konferencën e CIVILit për reforma zgjedhore, ka vetëm 120 vende

Liderët e partive politike me nga shtatë minuta, ndërsa përfaqësueset dhe përfaqësuesit e tyre, nëse liderët nuk mund të vijnë, me nga tre minuta, do të paraqiten në Konferencën e madhe për reforma zgjedhore: Perspektivat e zgjedhjeve në Maqedoni në organizim të CIVILit  më 25 shtator, në hotelin Kontinental, me fillim në ora 12.

Përveç liderëve të partive ose përfaqësuesve të lartë të tyre, të ftuar janë, ndërsa një pjesë e madhe e pranuan ftesën, organizata të shoqërisë qytetare, institucione relevante, organizata  ndërkombëtare, ambasada, media dhe qytetare dhe qytetarë të interesuar.

Organizatorët e informojnë opinionin se numri i vendeve është i kufizuar në 120, ndërsa, për shkak të interesimit të madh, të interesuarit duhet ta paralajmërojnë praninë përmes aplikimit onlajn.

Liderët e partive politike, gjegjësisht, ata që kanë pranuar ftesë në adresën e tyre, mjafton të përgjigjen pozitivisht në ftesën në kanalin e njëjtë të komunikimit, gjegjësisht, ata nuk kanë nevojë të plotësojnë aplikim.

“Kemi arsye të besojmë se kjo do të jetë ngjarje e madhe, në të cilën do të mundohemi të japim efekte afatgjatë pozitive që do të mundohemi së bashku t’i arrijmë në këtë fushë.”-thonë organizatorët e CIVILit dhe i ftojnë të gjithë partitë, por edhe të gjithë anët tjera të interesuara, të marrin pjesë në këtë Konferencë, në pajtim me formatin e propozuar edhe në aplikacionin për pjesëmarrje.

Në Konferencë do të flitet për nevojën për reforma në sistemin zgjedhor në tërësi, ndërsa më konkretisht do të hapen temat për Kodin zgjedhor, modelin zgjedhor, Listën zgjedhore, financimin politik dhe mediat dhe zgjedhjet. Pjesëmarrëset dhe pjesëmarrësit në Konferencën do të mundohen të japin përgjigje në pyetjet se vallë, si dhe në këtë afat kohor janë të mundshme reforma në sistemin zgjedhor. Programi detal, si dhe lista e folësve do të publikohet më 18 shtator. Në javën para mbajtjes së Konferencës, në komunikim me pjesëmarrësit e paraqitur, CIVILi do ta shikon mundësinë për plotësime të Programit.

 

Konferencën do ta hap ambasadori gjerman Tomas Gerberih.

Please follow and like us:

This post is also available in: Macedonian English

Green CIVIL

FREE
VIEW