Rritet numri i pjesëmarrësve të paraqitur në Konferencën për reforma zgjedhore “Perspektivat e zgjedhjeve në Maqedoni” në organizim të Civilit në Shkup, në hotelin Kontinental ( salla e kristaltë), më 25 shtator me fillim në ora 12.
Pjesëmarrjen e paralajmëruan liderët dhe përfaqësuesit e pothuajse të gjitha partive parlamentare, por edhe të disa nga ato jo-parlamentare, sepse Civili i ftoi të gjithë, pavarësisht nga përfaqësimi në Parlament ose është jashtë parlamentit.
Për shkak të interesimit të madh dhe numrit të kufizuar të vendeve, pjesëmarrja është e mundshme përmes onlajn aplikimit për pjesëmarrje.
Në konferencë do të flitet për nevojën nga reformat në procesin zgjedhor në tërësi, ndërsa, më konkretisht, do të hapen temat për Kodin zgjedhor, modelin zgjedhor, Listën e Votuesve, financimin politik dhe mediat dhe zgjedhjet. Pjesëmarrëset dhe pjesëmarrësit në konferencën do të tentojnë t’u përgjigjen pyetjeve nëse, si, dhe në cilin afat kohor janë të mundura reformat në sistemin zgjedhor. Programi me hollësira dhe lista e folësve do të publikohet më 18 shtator.
Konferencën do ta hapin Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe Ambasadori i Gjermanisë Tomas Gerberih.
Ngjarja është pjesë e projektit “Qytetare dhe qytetarë të lirë për shoqëri të lirë”, i financuar nga Ministria për Punë të Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë.
Ekipi i Civilit për komunikim
This post is also available in: Macedonian