Punëtori e CIVILit për “Ardhmëri të gjelbër” në Veles

CIVILi organizon punëtori me titull “Ardhmëri e gjelbër”, kushtuar vlerave të gjelbra, drejtësisë sociale dhe antinacionalizmit, që do të mbahet më 12 shtator, në sallën e komunës në Veles, me fillim në ora 13.

Punëtoria e CIVILit është mundësi për të gjithë qytetare/ët aktivë pavarësisht se nga vijnë, OJQ, ose janë pjesëtarë të ndonjë partie, t’i paraqesin qëndrimet dhe propozimet e tyre.

CIVILi veç më zbaton aktivitete për formimin e iniciativës joformale qytetare lidhur me temat relevante të projektit, që do të jetë edhe një mundësi për bisedë dhe fillim ose forcim të bashkëpunimit ekzistues mes palëve dhe strukturave  të ndryshme të interesuara në të cilat merren vendime në nivel lokal dhe nacional.

“Ardhmëri e gjelbër” është projekt për mbështetje të përfaqësimit dhe forcimin e vetëdijes publike për vlerat e gjelbra, drejtësinë sociale dhe antinacionalizmin.

Republikës së Maqedonisë së Veriut i nevojitet veprim gjithëpërfshirës institucional, qytetar, dhe politik për promovimin, edukimin dhe praktikimin e vlerave të gjelbra, që është pjesë përbërëse e trendëve globale në politikë, ekonomi, arsim dhe  në organizimin qytetar në kuptimin më të gjerë. Vlerat e gjelbra nënkuptojnë kujdes për resurset natyrore dhe drejtojnë nga transformimi nga shoqëria konsumuese në atë të qëndrueshme, me koncepte të reja të ekonomisë, e veçanërisht të energjetikës.

Pjesë e pashmangshme e vlerave të gjelbra janë të drejtat dhe liritë e njeriut, barazinë dhe përfaqësimin. Në këtë kontekst, dhe posaçërisht në kontekstin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, vlerat e gjelbra janë të pandashme dhe në kornizat e tyre patjetër nënkuptohen edhe drejtësia sociale dhe antinacionalizmi si parakushte për zhvillimin e shoqërisë së lirë dhe demokratike dhe ndërtimit të ardhmërisë së qëndrueshme.

Në punëtori do të prezantohet projekti i CIVILit i cili zbatohet në partneritet me Fondacionin Hajnrih Bell nga Gjermania. Në pjesën punuese të kësaj punëtorie, do të hapet diskutim për mundësitë.  Më tej, vëmendje e veçantë do t’u kushtohet iniciativave të gjelbra dhe strategjive, si dhe  çështjeve lidhur me promovimin dhe praktikimin e vlerave evropiane dhe alternativave të gjelbra, para proceseve për integrimin e Maqedonisë në BE.

CIVILi në këto punëtori i fton të gjitha organizatat qytetare të interesuara, iniciativat e gjelbra, partitë politike, mediat, aktivistët dhe qytetare/ët e interesuar.

Agjenda e ngjarjes me kohëzgjatje prej dy orë në fillim parashikon termin prej 15 minuta për deklarata për mediat, e pastaj fillojnë sesionet në të cilat nuk është i lejuar video dhe audio incizim. Pas prezantimit të projektit “Ardhmëri e gjelbër”, dhe lidhshmërinë mes vlerave evropiane dhe të gjelbra, drejtësisë ekologjike dhe sociale, do të hapet diskutim në temat: “Vlerat e gjelbra në nivel lokal dhe qendror: gjendjet, sfidat dhe perspektivat” dhe “ Pjesëmarrja qytetare në proceset shoqërore për mbështetje të reformave demokratike, alternativave të gjelbra dhe antinacionalizmit”.

Si zakonisht, ekipi i CIVILit do të jetë i gatshëm për intervenime në agjendë, varësisht nga propozimet e pjesëmarrësve në punëtori. Gjatë pauzave dhe pas ngjarjes, ekipi për  produksion mediatik i CIVILit, do të kërkojë deklarata nga pjesëmarrësit e interesuar në temat që do të përpunohen në punëtori.

CIVIL Ekipi për komunikim

Please follow and like us:
Green CIVIL

FREE
VIEW