CIVILi bën thirrje për referendum lokal për Sallën Universale

CIVILi dhe njësia e organizatës Civili i Gjelbër kyçen në diskutimin joformal publik lidhur me Sallën Universale. Këtu bëhet fjalë për një objekt që paraqet simbolin e solidaritetit, i ndërtuar pas tërmetit në vitin 1963 në Shkup, i lëshuar në përdorim në janar të vitit 1966. Gjatë ekzistencës, Salla Universale u shndërrua në një nga qendrat më të rëndësishme kulturore jo vetëm të qytetit të Shkupit, por edhe për gjithë vendin.

Prandaj, CIVILi është me qëndrim se ky objekt i rëndësishëm meriton debat të gjerë qytetar dhe vendim për fatin e tij. Duhet të kërkohen zgjidhje për çështjet edhe në nivel ndërkombëtar, ndërsa vendimi përfundimtar duhet të merret pas mbajtjes së një referendumi konsultativ lokal për fatin e Sallës Universale.

Të nxitur nga kolumna e Sasho Ordanoskit “Pse jo: referendum qytetar për “Sallën Universale”?, CIVILi vendosi të merr iniciativë për referendum për Sallën Universale, nëse do të ndërtohet në vend të ri, nëse do të restaurohet objekti aktual ose do të rrënohet, ndërsa në vend të saj do të ndërtohet një park...Për këto dhe çështje tjera lidhur me këtë temë, jemi të mendimit se është më  mirë të organizohet referendum.

“Bilbili Artë”, Festivali i Xhazit – Shkupi,”Ylberi”, “Nota Fest”,  koncerte, shfaqje, ngjarje  të mëdha kulturore, shoqërore janë vetëm një pjesë e atyre që janë organizuar në Sallën Universale. Ky objekt te njerëzit nxit emocione, kujtime, identifikime me ambientin dhe kohën për shumë gjenerata.

Nga ana tjetër janë argumentet dhe planet urbanistike dhe dëshira që Salla Universale të fitojë edhe më tepër vlerë të një qendre multimediale që do ti kënaqë aspiratat kulturore dhe shpirtërore të qytetarëve dhe do të jetë vendi në të cilin do të njihen jo vetëm Shkupjanet, por  secili që është pjesë e skenës kulturore dhe artistike në vend.

Please follow and like us:
Green CIVIL

FREE
VIEW