“Parulla me të cilën unë garova në zgjedhjet lokale në 2017 ishte “Gjevgjeli moderne, evropiane dhe e gjelbër”. Shumë prej projekteve kapitale të infrastrukturës çojnë në ate që Gjevgjelia të jetë një komunë e gjelbër. Me punën aktuale ne gjithashtu i kushtojmë vëmendje të madhe gjelbërimit. Unë dua të dërgoj një mesazh si një praktikë pozitive nga Gjevgjelia: shumë çështje për hapjen e minierave dhe fabrikave që mund të jenë ndotës të mëdhenj për Gjevgjelinë u refuzuan në seancën e Këshillit komunal, në procedura transparente në bashkëpunim me qytetarët. Mesazhi i fundit është që ne kemi kuptimin e qytetarëve, të organizatave joqeveritare dhe gjithçka që bëjmë është në atë drejtim për ta bërë Gjevgjelinë moderne, evropiane dhe të gjelbër”, tha Sasho Pockov, Kryetari i Komunës së Gjevgjelisë në një deklaratë të përbashkët për media me ekipin e CIVIL-i i Gjelbër.
Kryetari ishte pjesë e puntorisë „Po vijnë të Gjelbrit“ si pjesë e karvanit të gjelbër të CIVIL-it për promovimin r vlerave të gjelbëra, drejtësinë sociale dhe anti-nacionalizmit.
“Qëllimi i Karvanit të gjelbër është forcimi i ndërgjegjes publike në kontakt me qytetarët në mbi 15 komuna në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjevgjelia e bukur është gjithmonë në hartën tonë të projektit, në të gjitha projektet tona, sepse këtu hasim një të jashtëzakonshme nga kryetari i komunës dhe autoritetet komunale. Unë mendoj se Gjevgjelia është një shembull i mirë, duke filluar nga ndërgjegjësimi i publikut i cili ka treguar një pjekuri të lartë për vlerat e gjelbërta dhe si të adresojmë çështjet mjedisore dhe problemet në një shoqëri. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë përmes Karvanit të gjelbër është të rrisim ndërgjegjësimin e publikut për pjesëmarrjen e qytetarëve dhe autoriteteve komunale në krijimin e një politike që është në përputhje me vlerat e gjelbra. Vlerat e gjelbra fillojnë me tezën se ato përfaqësojnë respektimin e të drejtave dhe dinjitetit të njeriut. Vlerat e gjelbra nuk i referohen vetëm higjienës komunale ose ajrit të pastër,” tha Xhabir Deralla, President i CIVIL-it.
Deralla në seminarin “Të Gjelbrit po vijnë” prezantoi gjithashtu Platformën qytetare “Të Gjelbrit”, për demokracinë, anti-nacionalizmin dhe alternativat e gjelbra politike, sociale dhe ekonomike.
Moderatorja e seminarit, Biljana Jordanovska, tha para mediave se lufta për demokraci nënkupton bashkëpunimin e përbashkët dhe pjesëmarrjen e qytetarëve dhe vendimmarrësve në nivelin kombëtar dhe lokal. Vetë seminari, theksoi ajo, është një mundësi për t’u përfshirë në krijimin e politikave të gjelbra, ku të gjithë do të respektojnë dhe mbështesin këto vlera plotësisht, për t’u bërë pjesë e të GJELBËRVE – Platforma qytetare për demokraci, anti-nacionalizëm dhe alternativa të gjelbra politike, sociale dhe ekonomike.
Karvani i gjelbër do të përfundojë me një konferencë kombëtare kushtuar vlerave dhe strategjive të gjelbra, si e vetmja alternativë e qëndrueshme për shoqërinë dhe shtetin. Karvani i gjelbër është pjesë e projektit “Po vijnë të Gjelbrit”, i cili zbatohet në partneritet me Fondacionin Heinrich Bell.
Kameramani: Dehran Muratov
Montazhi: Arian Mehmeti
This post is also available in: Macedonian