Stafi redaktues i platformës mediatike të CIVIL-it u dërgoi ftesa për intervista kryetarëve të bashkive dhe kryetarëve të të gjitha komunave në tërë vendin për të diskutuar tema në lidhje me anti-nacionalizmin, drejtësinë sociale, vlerat e gjelbëra, si dhe situatën aktuale politike, vlerat evropiane dhe integrimin në BE.
Intervista me Kryetarin e Komunës së Sveti Nikollës, Sasho Vellkovski është e para në një seri intervistash që do të publikohen në platformën mediatike të CIVIL-it.
CIVILi i Gjelbër: Cilat janë perspektivat e gjelbëra të komunës tuaj?
Vellkovski: Kur flasim për perspektivat e gjelbëra të një komune, ne menjëherë mendojmë për ekologjinë dhe mbrojtjen e mjedisit, dmth higjienën komunale, çrrënjosjen e deponive ilegale në komunë, mbledhjen e mbeturinave komunale dhe natyrisht mbrojtjen e të gjitha shtretërve të lumenjve në komunë nga ndotja.
Unë do të doja të shtoja diçka tjetër që i referohet perspektivave të gjelbëra të komunës sonë, ka të bëje me shfrytëzimin e burimeve natyrore në dispozicion të komunës tonë, të cilat janë era dhe dielli, dmth tërheqja e investimeve në instalimin e elektrocentraleve fotovoltaike të cilat do të rrisin efikasitetin e energjisë në vendin tonë dhe do të zvogëlojmë emetimet e gazrave të dëmshëm në atmosferën e emetuar nga termocentralet.
Sigurisht, unë do ta ndjek këtë me zbatimin e projektit për gazifikimin e komunës dhe plotësimin e nevojave të kompanive që përdorin lloje të lëndëve djegëse të lëngshme dhe të ngurrta për kapacitetet e tyre ekonomike.
CIVILi i gjelbër: Kur flasim për vlerat e gjelbra, dihet që ato nuk i referohen vetëm mbrojtjes së mjedisit, e cila, nga ana tjetër, shpesh ngatërrohet me termat që lidhen me higjienën komunale. Vlerat e gjelbëra nënkuptojnë respektimin e dinjitetit njerëzor, që do të thotë drejtësi shoqërore dhe anti-nacionalizëm, strategji për zhvillim të qëndrueshëm, që do të thotë braktisjen e parimeve të kapitalizmit liberal… Sa dinë për këtë, sipas analizës suaj, politikanët në vendin tonë?
Vellkovski: Lufta për drejtësi sociale dhe anti-nacionalizëm janë jeta jonë e përditshme dhe çdo qeveri bën përpjekje për t’i sjellë ato në një shtet siç i ka hije një shteti demokratik, pra zgjidhjen e problemeve që dalin prej tyre.
CIVILi i Gjelbër: Pozicioni juaj në lidhje me tensionet politike në rritje dhe të motivuara etnikisht në vendin tonë? Kë mbështesin ata dhe kush humb?
Vellkovski: Tensionet politike dhe etnike në rritje në vend nuk janë në favor të askujt. Republika e Maqedonisë së Veriut është një vend shumëkombësh, ku jetojnë etni të ndryshme, me kultura të ndryshme, tradita, përkatësi fetare. Po nga kjo duhet të marrim energji për të ecur përpara, domethënë të jemi të bashkuar si kurrë më parë, sidomos sot kur pritet të jemi pjesë e një familje edhe më të madhe të quajtur BE.
CIVILi i Gjelbër: Çfarë duhet bërë në këtë drejtim?
Vellkovski: Ne e dimë drejtimin tonë që kur u bëmë një shtet i pavarur, dhe kjo është NATO dhe BE. Këto dy qëllime strategjike janë të përcaktuara qartë. Ne tashmë kemi arritur njërën prej tyre duke u bërë anëtari i 30-të i NATO-s, duke ndenjur krah për krah me vendet më të zhvilluara në botë, që nga ana tjetër do të thotë stabilitet i vendit tonë, kufijve tanë. Na pret punë e vështirë me negociatat e para-aksesit në BE.
Përpunimi i tekstit: B. Jordanovska