Riktheni vetëdijen, riktheni Tokën

“Gjatë pandemisë kemi bërë rreth njëzet veprime në përputhje me protokollet, dhe nuk ka pasur ngjarje të pakëndshme. Ne do të punojmë dhe do të jemi në terren derisa vetëdija e mjedisit të rritet dukshëm ose derisa institucionet të zgjohen”, ka deklaruar Irena Ristiq, aktore, themeluese dhe aktiviste e Organizatës “Ne bidi Gjubre”, e cila merret me aktivitete për mbrojtjen e mjedisit.

Sipas Organizatës “Ne bidi Gjubre”, 700,000 ton mbeturina hidhen çdo vit në Maqedoninë e Veriut. Kjo Organizatë ka mbajtur mbi 500 aksione dhe ky numër është akoma në rritje. Pasi kryejnë pastrimin e ambienteve të jashtme, çantat e mbledhura janë rreth 10,000 në numër.

Pastrimi i deponive dhe grumbujt e mbeturinave që janë në komunat e Rajonit Lindor dhe Verilindor, do të fillojë me vonesë prej një muaji. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor tregon se ky aktivitet do të ketë vonesa sepse nuk u zgjodh kompania që kishte ofertën më të vlefshme në proçedurën e parë të tenderit. Kjo ministri informon se puna për pastrimin e deponive në Rajonin Lindor dhe Verilindor planifikohen të fillojnë deri në fund të prillit 2021,kurse mbyllja e deponive jo standarde do të bëhet paralelisht me procedurën e shpronësimit të tokës. Në 18 komuna në këtë zonë, do të pastrohen 70 deponi ilegale dhe nga 7 deponitë ekzistuese jo standarde komunale, për të cilat janë përzgjedhur dy kompani nga Gjermania dhe Franca. Rikultivimi i deponive jo-standarde të komunave do të kushtojë rreth 10 milionë euro.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, sasia totale e mbeturinave të mbledhura komunale në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2019 është 632 484 ton. Sasia më e madhe e mbeturinave të mbledhura komunale është regjistruar në Rajonin e Shkupit – 164 971 ton ose 26.1 përqind e sasisë së përgjithshme të mbledhur në Republikën e Maqedonisë  së Veriut. Nga sasia totale e mbeturinave të grumbulluara komunale, 522,983 ton ose 83 përqind u mblodhën nga amvisëritë, dhe pjesa tjetër 17 përqind nga personat juridikë dhe individët (mbeturina komerciale). Sasia totale e mbetjeve komunale të gjeneruara në Republikën e Maqedonisë së  Veriut në vitin 2019 është 915,943 tonë. Sasia vjetore e mbetjeve komunale të krijuara për frymë në 2019 është 456 kg për frymë, që është 10.7 përqind më shumë se e njëjta sasi në 2018. Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave dhe të draft-planit të ri nacional për menaxhim me mbeturinat për periudhën 2020-2030, tregojnë se për momentin janë aktive 43 deponi komunale, të cilat nuk kanë standarde dhe për ato nuk janë dhënë kurrfarë leje të integruara ekologjike për funksionimin e tyre. Sasia më e madhe e mbeturinave të grumbulluara komunale (99.7 përqind) hidhet në deponi.

Më 14 prill 2021 ,filloi pastrimi lindanit nga deponia e vogël në Ohis. Ministri I Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini nënshkroi vendimin për aprovim të Planit të Riparimit në vendin e OHIS AD Shkup, i cili mundëson aktivitetet për heqjen e lindanit dhe tokës së ndotur me lindan nga deponia e vogël. Ministria e Mjedisit tregon se ka kryer të gjitha aktivitetet përgatitore për finalizimin e Planit të Riparimit me UNIDO dhe kompaninë e përzgjedhur ndërkombëtare të tenderit Polieco, për pastrimin e sigurt të deponisë së vogël me mbetje të rrezikshme historike lindane.

Projekte të tjera, që Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, rezultojnë të jenë mbështetje në krijimin e një sistemi rajonal të menaxhimit të mbeturinave, zhvillimin e një sistemi informacioni për monitorimin e mjedisit, përgatitja e një strategjie dhe një ligji afatgjatë për veprimet klimatike ,përmirësimi i infrastrukturës për mbledhjen e ujërave të ndotur për qytetin e Shkupit dhe forcimi i kapaciteteve në nivel lokal për zbatimin e legjislacionit në fushën e mjedisit.

Tema e Ditës së Tokës 2021, është “Rikthe Tokën Tonë” dhe përmban pesë programe kryesore: Projekti Canopy, Ushqimi dhe Mjedisi, Njohuria për Klimën, Sfida Globale e Tokës dhe Pastrimi i Madh Global Gjatë javës së Ditës së Tokës, EARTHDAY.ORG dhe organizatorët kryesorë, Education International, Grupi i Hip Hop, dhe Kryengritja e Tokës organizuan tre takime të veçanta paralele të veprimit të klimës mbi shkrim-leximin e klimës, drejtësinë mjedisore dhe çështjet e përqendruara klimës të drejtuar nga të rinjtë. EARTHDAY.ORG gjithashtu organizoi ngjarjen e dytë për çdo vit të drejtpërdrejtë në Ditën e Tokës drejtpërdrejt (22 Prill 2021) me aktivistë globalë, udhëheqës ndërkombëtarë dhe ndikues.  Administrata e Joe Biden organizoi një Samit të Liderëve për Klimën në Ditën e Tokës 2021.

Por, situata e përditshme mbetet shqetësuese akoma. Sapo dalim nga dera e shtëpisë, mbeturinat na bëjnë shoqëri dhe mungesa e ndërgjegjësimit të njerëzve është në përpjesëtim të drejtë me efektet negative të shëndetit tonë dhe të planetit tonë. Planeti Tokë është shtëpia ku ne banojmë, duhet të kujdesemi gjithësecili prej nesh, të aktivizohemi të pastrojmë, të mos hedhim mbeturinat dhe të kemi kujdes me elementët ndotëse, siç është plastika. Mbillni pemë, mos ndërtoni kulla! Fillimi është nga vetja!

Megi Asllani Muça

 

Green CIVIL

FREE
VIEW