Agjenda e gjelbër, çështjet mjedisore dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë pjesë thelbësore e programeve politike dhe pjesë e PR të institucioneve në nivel shtetëror dhe vendor. Vitet e fundit fokusi i publikut të gjerë, i medias, i shoqërisë civile, madje edhe i fushës akademike është orientuar drejt ringjalljes së temave që lidhen me çështjet e gjelbra, kuptimi dhe promovimi i tyre.
Projekti “Forumi i Gjelbër” i CIVILit të Gjelbër (njësia organizative e CIVIL– Qendrës për Liri) ofroi një platformë për debat mbi çështjet kryesore të gjelbra. Projekti identifikon një sërë faktorësh pozitivë dhe negativë socio-politikë që lidhen me të ardhmen e gjelbër të vendit.
Projekti përfshiu një numër të madh ekspertësh për çështjet e gjelbra, politikanë, vendimmarrës dhe profesionistë nga radhët e organizatave të shoqërisë civile dhe mediave. Në të njëjtën kohë, ekipi i CIVIL-it punoi në sistemimin e përvojave dhe hulumtimeve të mëparshme, duke marrë parasysh prezantimet e pjesëmarrësve në panelin e diskutimeve të CIVILit të Gjelbër. Analistët me përvojë brenda organizatës formuluan rekomandime të bazuara në monitorimin dhe analizën e vazhdueshme të kushteve aktuale në lidhje me çështjet e gjelbra, duke përfshirë analiza krahasuese me trendet botërore.
Rekomandimet janë me qasje online në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze.
This post is also available in: MacedonianEnglish