CIVIL- Qendra për Liri do ti prezantojë projektet për vëzhgim zgjedhor në dy ditët e ardhshme, në më shumë qytetet nëpër Maqedoni. Ekipet e CIVIL të enjten do t’i vizitojnë Ohrin, Kërçovën, Gjevgjelinë dhe Strumicën, ndërsa të premten – Manastirin, Prilepin, Kavadarin, Koçanën, Shtipin dhe Velesin. Në prezantime janë të ftuar mediat, organizatat e shoqërisë civile dhe të gjithë qytetarët e interesuar. Gjatë ditës, ekipet e CIVIL do të mbajnë edhe takime ndaras me përfaqësues të partive politike, organizatave qytetare dhe institucioneve në nivel lokal.
CIVIL, për një kohë të gjatë implementon projektet “Përpara!” dhe “Vëzhgojmë”, të cilat kanë të bëjnë me vëzhgim afatgjatë të periudhës parazgjedhore. Pas marrëveshjes për caktimin e zgjedhjeve më 11 dhjetor, CIVIL ka intensifikuar aktivitetet për monitorim zgjedhor.
Këto qytete janë pjesë e 14 qendrave rajonale të CIVIL, në të cilat funksionojnë ekipet për vëzhgim afatgjatë të proceseve politike dhe ngjarjeve në kontekst zgjedhor. Me ngjarjet në dy ditët e ardhshme shënohet edhe fillimi i fazës përfundimtare dhe më intensive në implementimin e projekteve për monitorim zgjedhor, të cilat i zbaton CIVIL. Kjo nënkupton edhe intensifikimin e komunikimit me qytetaret dhe qytetarët, partitë politike, mediat, policinë dhe institucionet tjera.