CIVIL ka hapur podiumin për më tepër ekspertë, përfaqësues të partive politike, sindikatave dhe organizatave të shoqërisë qytetare të cilët merren me të drejtat e njeriut dhe drejtësinë sociale, të flasin për keqpërdorimet e drejtësisë sociale për qëllime elektorale në pilot-projektin “Premtime dhe keqpërdorime” që realizohet në bashkëpunim me fondacionin Hajnrih Bell, zyra në Sarajevë.
Pjesëmarrësit në projektin janë të ndarë në tre kategori: 1) ekspertë, 2) parti politike dhe 3) organizata qytetare dhe sindikata. Secila nga kategoritë ka pranuar pyetje identike lidhur me këto tema, në të cilat u përgjigjën në video intervista për CIVIL Media. Vëzhguesit e CIVIL kanë punuar në zbardhjen e rasteve të keqpërdorimeve dhe manipulimeve me qytetaret dhe qytetarët e rrezikuar social për qëllime zgjedhore, të cilat do të publikohen në periudhën që vijon. Këto raste janë ilustrim i qartë për realitetin në Maqedoni.
Pjesëmarrës në projekt
Në kategorinë e ekspertëve, për CIVIL Media u deklaruan profesoresha Mirjana Najçevska, Mila Carovska, Xhevdet Hajredini, Millan Zhivkoviq dhe Branimir Jovanoviq. Si përfaqësues të organizatave qytetare dhe sindikatave, u deklaruan Kalinka Gaber ( Progres), Goce Dellçev (Kandidat i pavarur i Policisë), Biljana Dukovska ( Platforma e Maqedonisë kundër varfërisë), Zekir Abdullov (KHAM Dellçevë), Nesime Salioska (Roma S.O.S. –Prilep) dhe Peve Risteski (Sindikata e Industrisë, Energjetikës dhe Minierave). Përkundër të gjitha tentimeve të fitojmë përgjigje në pyetjet identike edhe nga Zhivko Mitrevski, kryetari i SSM, ai, deri në publikimn e këtij dokumenti nuk iu përgjigj ftesës sonë për pjesëmarrje. Në kategorinë parti politike, bashkëbisedues tonë ishin: Liljana Popovska (DOM), Zdravko Saveski (E Majta), Ivon Veliçkovski (Partia Liberale e Maqedonisë), Kastriot Rexhepi (Besa) dhe Samka Ibraimovski (PCER).
Gjetje dhe konkluzione
Pa përjashtime, të gjithë bashkë bisedueset dhe bashkëbiseduesit përgjigjen pohueshëm në pyetjen nëse kategoritë e rrezikuara sociale në Maqedoni keqpërdoren në kontekst politik, gjegjësisht, elektoral.
Bashkëbisedueset dhe bashkëbiseduesit paraqesin detaje për përvojat e tyre, njohuritë dhe analizat për keqpërdorimin e qytetareve dhe qytetarëve të varfër dhe të rrezikuar, për politikat korruptuese dhe praktikat e pushtetit, por edhe për efektet afatgjate të kulturës së ulët politike në këtë kontekst. Video materiali dhe materiali tekstual që është publikuar deri tani në projektin “Premtime dhe keqpërdorime”, sjell statistika shqetësuese të cilat dëshmojnë të cilat dëshmojnë për keqpërdorimin e paskrupullt pikërisht te shtresat më të varfra në shoqëri.
Më tej, vërehet pozitë e përbashkët e një pjese më të madhe nga pjesëmarrësit në projektin dhe në aspekt të pyetjes se cilat premtime për drejtësi sociale janë realisht realizuese, e cilat premtime paraqesin korrupsion politik të llojit, gjegjësisht, manipulim me pritjet e votuesve. Pavarësisht nga pozitat e ndryshme dhe kategoritë e bashkëbiseduesve, përfundohet se partitë politike, posaçërisht atë që veprojnë nga pozita e pushtetit, premtojnë më shumë se sa mund të pritet të realizohet. Premtimet e tyre kanë afat të shkurtë dhe janë populliste, manipuluese dhe korruptuese. Sjellja e këtillë e qendrave politike të fuqisë shkel mbi dinjitetin e njeriut dhe e degradojnë dimensionin demokratik të procesit zgjedhor.
Përfundimet dhe analizat të cilat CIVIL do t’i publikojë edhe në këtë projekt, janë të bazuara edhe në raportimet e monitorimit të CIVIL në projektet për vëzhgim elektoral “Përpara!” dhe “Vëzhgojmë”, si dhe artikujt e shumë qytetarëve gazetarë në projektin “Objektivi Qytetar”.
Analizë
Keqpërdorimi i çështjeve lidhur me drejtësinë sociale në Republikën e Maqedonisë është famëkeq dhe me traditë të gjatë në proceset dhe kontekstet zgjedhore. Për më saktë, partitë politike rregullisht manipulojnë me pritjet e votuesve në vend
I tërë konteksti politik dhe shoqëror është i vendosur në kontekst zgjedhor, i shoqëruar me shkundje të rënda politike, kohë pas kohe me sfida të sigurisë dhe tensione, si dhe procese të shpeshta zgjedhore, mes të cilave edhe tre zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në afat prej tetë vitesh. Të gjitha proceset e jashtëzakonshme zgjedhore mbahen në gjendje të mprehura në të gjitha sferat e shoqërisë dhe shtetit, të shoqëruara me shkelje serioze të të drejtave të njeriut, mungesë të demokracisë dhe të sundimit të së drejtës.
Opinioni botëror dhe i vendit për një kohë të gjatë janë të njoftuar me faktet për sundimin e koalicionit qeveritar në Republikën e Maqedonisë. Ky sundim është i shoqëruar me indikacione serioze dhe dëshmi materiale për keqpërdorime të rënda kriminele të pushtetit, dhunë strukturore, korrupsion politik dhe vjedhje zgjedhore të cilat në tërësi e zbërthejnë indin shoqëror dhe sistemin politik në vend.
Në këto kushte, qëllimi kryesor i strukturave sunduese, është të mbahet dhe të forcohet pushteti, gjegjësisht, fuqia dhe kontrolli. Kjo arrihet me partizim të ashpër, me skllavërim të shtetit dhe shoqërisë. Me kontrollin mbi financat dhe ekonominë, strukturat sundues e kishin lehtë të vendosin praktikë të lartë korrupsioni të blerjes së vazhdueshme të dashurisë së votuesve, në kombinim me dhunën strukturore dhe manipulimin e ashpër mediatik. Premtimet joreale, shpesh kufizohen me keqpërdorimin kriminel të resurseve publike, buxhetit dhe administratës në periudhat mes dy proceseve zgjedhore, që më vonë kjo të shndërrohet në keqpërdorim të hapur dhe sistematik dhe sundim kundër demokratik.
Sistemi shoqëror- politik është i nokautuar, e me të nokautohen edhe të gjitha vlerat në të cilat mund të mirëmbahet dhe zhvillohet demokracia dhe sundimi i të drejtës. Për këtë arsye, shema gjithëpërfshirëse e keqpërdorimeve të pritjeve të qytetareve dhe qytetarëve, pavarësisht se sa është i qartë mashtrimi dhe kriminaliteti, duket si dukuri normale dhe e përditshme. Kjo nënkupton se premtimet për gjëra të cilat veç më u takojnë qytetareve dhe qytetarëve, sipas Kushtetutës dhe ligjeve, i përshkruhen lëmoshës së Partisë e cila sillet si pronar i jetës, privatësisë dhe synimeve të njerëzve. Ndasitë në të përshtatshëm dhe të papërshtatshëm bëhen kritere për atë se kush do të pranojë ndihmë sociale ose punësim për rrogë të mjerueshme dhe kushte të rënda, shndërrohen në arritje të lartë të politikës sociale të strukturave qeverisëse.
Pikërisht në domenin e çështjeve lidhur me drejtësinë sociale, pritjet qëllimisht rriten edhe atë në stil të korrupsionit të lartë. Korrupsioni politik është rrënjosur thellë në të gjitha poret e shoqërisë dhe shtetit, si në nivel lokal, ashtu edhe në atë social.
Këto praktika dhe politika sjellin deri në gjendje në të cilën proceset zgjedhore janë problematike dhe jo -legjitime, edhe nëse zhduken të gjitha manipulimet dhe keqpërdorimet tjera dhe vjedhjet e votave.
Krijimi i pritjeve joreale me premtim për punësim ose kushtëzimin e benefiteve sociale me lojalitet ose me votë në zgjedhje, janë forma më e shpeshtë e keqpërdorimit të qytetareve dhe qytetarëve të rrezikuar socialë. Shumë nga premtimet paraqesin diskriminim dhe keqpërdorim dhe vendosje praktike të korrupsionit politik në masa të mëdha, në të gjitha nivelet. Këtë, në këto kushte, mund ta zbatojnë vetëm partitë të cilat realisht janë pronare të pushtetit dhe kanë në dispozicion paratë e qytetareve dhe qytetarëve. Me këtë sjellje, partitë në pushtet paraprakisht manipulojnë me rezultatin zgjedhor, e shkelin Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë, dhe e ngushtojnë hapësirën e votuesve për shprehjen e lirë të vullnetit të tyre në ditën e zgjedhjeve.
Thirrje publike e CIVIL deri te partitë politike, institucionet dhe votuesit
CIVIL- Qendra për Liri, fton partitë politike, si nga pushteti, ashtu edhe nga opozita, të përmbahen nga veprime korrupsioni gjatë fushatës zgjedhore. Institucionet, trupat rregullues dhe mediat, janë të obligueshëm të çlirohen nga shtrëngesat partiake dhe të reagojnë ndaj keqpërdorimit të drejtësisë sociale për qëllime zgjedhore.
Më në fund, qytetaret dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë, duhet të marrin guximin dhe ta shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe të votojnë sipas bindjes, e jo sipas premtimeve të rreme, e më së paku për shkak të frikës nga presionet ose humbja e përfitimeve të cilat u takojnë sipas Kushtetutës dhe ligjeve. Askush nuk është mbi ligjet dhe askush nuk mund të disponojë me paratë dhe mirëqenien e qytetareve dhe qytetarëve si pronë private.
Xhabir Deralla
Fotografitë: Biljana Jordanovska
CIVIL – Qendra për Liri, e publikon këtë analizë për keqpërdorimin e drejtësisë sociale për qëllime zgjedhore e cila doli nga projekti “Premtime dhe keqpërdorime” që realizohet në bashkëpunim me Fondacionin Hajnrih Bell- zyra në Sarajevë.
Përfundimet dhe analizat të cilat CIVIL do ti publikojë edhe në këtë projekt, janë të bazuara, mes tjerash, mbi raportimet e monitorimit të CIVIL në projektet për vëzhgim zgjedhor “Përpara!”, i financuar me mjete gjermane nga Pakti për stabilitet të Evropës Juglindore, dhe “Vëzhgojmë”, i financuar nga Ambasada e SHBA, si dhe artikujt e shumë qytetareve dhe qytetarëve gazetarë në projektin “Objektivi Qytetar”, i financuar nga National Endowment for Democracy.