“Bëhet fjalë për materje specifike, por dëshirojmë të jemi të realtë. Ne, në Partinë Liberale nuk kemi ndërmend të jemi popullistë, nuk kemi ndërmend të premtojmë se vetëm do ta rrisim ndihmën sociale, nuk kemi ndërmend që vetëm të tregojmë numra të cilat nuk kanë domethënie për njerëzit. Ose do të ndërtojmë sistem, ose nga ky shtet nuk bëhet asgjë!”, thotë në intervistën për CIVIL-Media, presidenti i Partisë Liberale, Ivon Veliçkovski.
CIVIL Media: Cilat janë përcaktimet programore të partisë tuaj në aspektin e drejtësisë sociale?
Veliçkovski: Partia Liberale, në aspektin e drjetësisë sociale, angazhohet për shtet human dhe shoqëri humane. Sipërfaqësisht, mund të duket se bëhet fjalë për dy tema, por në esencë, flasim për të njëjtën. Të flasim drejtë, nuk besojmë në atë, të ashtuquajturin shtet të mirëqenies. Vlerësojmë se Maqedonia ende nuk ka resurse që të mund ta realizojë atë kategori kushtetuese të shtetit të mirëqenies. Në aspekt të drejtësisë sociale, ne targetojmë disa fusha. Një nga ato është plotësimi i të gjitha të drejtave të njeriut, të drejtat qytetare, duke përfshirë edhe qasjen ndaj, ashtu t’i quajmë, grupeve të margjinalizuara, si për shembull LGBT popullatës. Flasim në kuptim të realizimit të të drejtave të gruas dhe flasim për atë që në fakt, Maqedonia është kthyer prapa në dhjetë vitet e kaluara. Është e njohur se vetëm Partia Liberale në periudhën e kaluar ka kundërshtuar përbërjen parlamentare, për ndryshimet në Ligjin për ndërprerjen e parakohshme të shtatzënisë, për arsye se vlerësojmë që kjo është e drejtë të cilën e ka gruaja, edhe atë, si e drejtë që para së gjithash, e vetëvendosjes. Ajo vendos për trupin e saj, ajo vendos për ardhmërinë e saj dhe për ardhmërinë e trashëgimisë së saj.
Në kuptimin se çfarë do të thotë realizimi i nevojave sociale të qytetarëve në një shoqëri humane dhe në një shtet i cili resurset e tija i harxhon për qytetarët për të cilët ekziston, e jo për nevoja dhe marketing personal. Partia Liberale i qaset ndihmës sociale mbi bazë të kritereve shumë më pragmatike të cilat kanë për qëllim aftësimin e qytetarit për kthim në tregun e punës, e jo të jetojë nga lëmosha e shtetit. Për ne është specifike se qasjen e subvencionimit dëshirojmë ta shfrytëzojmë në nxitje të forcës punuese, në nxitje të qytetarit, me dijenitë e tyre dhe me aftësitë ndërmarrëse të tyre, të hyjnë në treg. Të krijojë. Duke shfrytëzuar ndihmën sociale, të ketë mundësinë të ndërtohet, ta ndërtojë biznesin e tij, ose të fitojë punën e tij cilësore, të del nga zona e kërcënimit nga varfëria, e kërcënimit nga mos edukimi dhe të mundet shfrytëzuesi i ardhshëm t’i ketë mjetet e njëjta ose edhe më shumë – në dispozicion. E di se bëhet fjalë për materie specifike, por dëshirojmë të jemi të realtë. Nuk e kemi ndërmend të jemi popullistë, nuk kemi ndërmend të premtojmë se vetëm do ta rrisim ndihmën sociale, nuk kemi ndërmend që vetëm të tregojmë numra të cilat nuk kanë domethënie për njerëzit. Ose do të ndërtojmë sistem, ose nga ky shtet nuk bëhet asgjë.
CIVIL Media: Cilat janë dijenitë tuaja për keqpërdorimin e kategorive sociale të rrezikuara të qytetareve dhe qytetarëve në kontekst politik, gjegjësisht, në kontekst zgjedhor?
Veliçkovski: Nga ajo që dëgjuam në vitin 2011, për kushtëzimin e njerëzve për in-vitro, të luani me fatet e njerëzve, me dëshirën e tyre për fëmi, deri te ajo që do të thotë rol nominal marketingu për rritjen e ndihmës sociale për distribuimin e tyre…, të gjitha këto mund të jenë keqpërdorime të cilat në tetë vitet e kaluara janë zbatuar në nivel të lartë. Nuk mund të them të sofistikuar, sepse, të luash me fatin e njeriut nuk është sofistikim, por është ligësi. E gjithë ajo që sot do të thotë politikë e subvencionimit, ka për qëllim vetëm blerjen e paqes sociale dhe blerjen e votave të mbështetësve partiak.
CIVIL Media: Cilat premtime për drejtësi sociale janë realisht të reailzueshme, e cilat premtime paraqesin korrupsion politik të llojit, gjegjësisht, luajtje me pritjet e votuesve?
Veliçkovski: Të gjitha këto tendenca të rritjeve të njëhershme të pensioneve në mënyrë lineare, deri te paralajmërimet për rritjen e madhe të ndihmës sociale, të gjitha këto janë të rreme! Ose, ja, të themi, fokusohemi në disa grupe votuesish, duke spjeguar se cilat janë qëllimet tona, gjatë cilit spjegim qasemi vetëm nga realiteti, e jo nga e dëshiruara. Për ne është e trishtueshme kur të shohim se rritja e ndihmës sociale, të themi, për diku 500 denarë ose rritja e pensioneve për rreth dhjetë euro, duhet të paraqitet si sukses i madh. Përkundrazi! Ju dini për angazhimin tonë i cili ndoshta nuk hasi në mirëkuptim nga publiku në momentin e parë, por në realitet ishte shumë i mbështetur. Nuk besojmë në subvencionimin e transportit të qytetit vetëm për kategori të caktuara në një qytet. Nuk besojmë se e tërë Maqedonia duhet ta financojë transportin publik në Shkup, ose gara mes dy grupacioneve të mëdha, në të cilat të parët thonë se do të subvencionojmë katër ditë transport, tjerët thonë- do të subvencionojmë shtatë ditë transport…Çdo shërbim duhet paguar! Mirëpo, duhet tu mundësojmë njerëzve të ardhura të mira. Gjithashtu, për atë që dëshirojmë dhe duhet patjetër ta paralajmërojmë si rrezik, veç më filloi të flitet. Ne për këtë flasim veç më dy vite. Fondi pensional në Maqedoni është i sulmuar, fondi pensional në Maqedoni është i zbrazët! Të njëjtën ta pritni edhe në Fondin e Shëndetësisë. Për ne janë të domosdoshme dy transformime themelore, në Fondin Pensional dhe në Fondin për Sigurim Shëndetësor. Reforma e sigurimit është një nga themeloret për ne. Ju mund të bleni çfarë do aparate në spitalet, nëse nuk keni mjekë të cilët do të punojnë me ato, nëse nuk keni stafin shëndetësor që do t’u kushtojë vëmendje pacientëve, dhe në fund të fundit, nëse nuk keni para për rrymë që ato aparate të punojnë, kot i keni blerë! E di se kjo që e tregoj nuk është tërheqëse, por është realitet. Unë nuk e kam ndërmend të tregoj atë që njerëzit dëshirojnë ta dëgjojnë, unë duhet ta them të vërtetën. Kjo është qasja e Partisë Liberale.
CIVIL Media: Cilat janë pasojat sociale dhe politike nga keqpërdorimi i çështjeve nga fusha e srejtësisë sociale?
Veliçkovski: Me siguri këtë e jetojmë të gjithë. Të gjithë ata njerëz të cilëve u janë premtuar shërbime (me paratë e tyre), të gjithë njerëzve të cilëve u është premtuar se do të pranojnë ndihmë sociale ndërkohë që e presin me muaj, të gjithë ata kanë pritje të rreme se duhet të votojnë për parti të caktuar. Në periudhën e kaluar, për fat të keq, në këtë Qeveri teknike, nuk pamë se diçka nga këto është zgjidhur. Këtu do të jenë sfidat kryesoe për ne. Dhe këtu do të jenë sfidat më të rëndësishme për secilën qeveri të ardhshme në katër vitet e ardhshme. Kjo krizë është tepër e thellë, korrupsioni politik mbi bazë të vendimit politik të partive qeverisëse, edhe VMRO-DPMNE edhe BDI, është vendim politik të cilin e kanë sjellë ata dhe e praktikojnë. Për fat të keq, në këtë periudhë nuk kam vërejtur se kjo ka ndryshuar. Kjo do të zgjidhet së paku katër vite. Për këtë arsye bisedojmë me investitorë potencial në fondet e ardhshme. Sepse edhe fondet private do të jenë të ekspozuara para rrezikut. E dini se çfarë ndodhi para më pak se një viti, kur në fakt u pa se një pjesë e mirë e mjeteve të fondeve private, për shkak të vendimit të Qeverisë, ose për shkak të neglizhencës së sistemit, kanë qenë të kespozuara ndaj rrezikut dhe është ndaluar përfitimi i tyre. Me këtë janë dëmtuar pensionistët. Nuk qasemi nga kjo që ti kënaqim vetëm kategoritë e tanishme të pensionistëve. Kemi kujdes që pensionistët e ardhshëm, githashtu, të arrijnë deri te pensioni i merituar. Nëse ky shtet nuk është i përgatitur të garantojë për të drejtat e qytetarëve, edhe tani, edhe në të ardhmen, nuk është i përgatitur të funksionojë as tani, as në të ardhmen!
CIVIL- Qendra për Liri, realizon pilot-projektin “Premtime dhe keqpërdorime”, i cili merret me keqpërdorimin e drejtësisë sociale për qëllime politike dhe zgjedhore. Qëllimi i projektit është të kontribuojë për forcimin e vetëdijes publike për keqpërdorimet në domenin e drejtësisë sociale në kontekst zgjedhor, si dhe parandalimin nga praktikat manipuluese të qendrave të fuqive politike. Projekti zbatohet në bashkëpunim me fondacionin “Hajnrih Bell” zyra – Sarajevë.
This post is also available in: MacedonianEnglish