Në bisedë me Arianit Xhaferin nga Eco Guerilla, për Drejt dhe CIVIL Media, për perspektiva 2019, Xhaferi deklaroi se më e rëndësishme nga të gjitha është që në vitin 2019 të kemi funksionimin e ligjit, funksionimin e shtetit ligjor me çka do të shohim se ndotës të mjedisit do të gjobiten, pse jo të përfundojnë prapa grilave në burg për shkak të ndotjes enorme që ua bëjnë vendbanimeve tona.
Viti 2018 ka qenë vit i suksesshëm për Eco Guerillën dhe për qytetin e Tetovës, në përgjithësi për banorët në rajonin e Pollogut, shkaku se kemi parë një përmirësim të dukshëm në cilësinë e ajrit që e thithim, do të thotë ndotja e ajrit ka vazhduar të ulet edhe më tej.
Krahasuar me vitet siç i kemi bërë publike tani, për vitet 2012, 2013, 2014 dhe 2015 kur ka punuar Jugohromi pa ndërprerje, kur ndotja ka qenë mbi 130. Në vitin 2016 kemi përmendur që gjatë 5 muajve që s’ka punuar Jugohromi, ka qenë 97 ndërkohë që në vitin 2017 dhe 2018 ku nuk ka punuar asnjë ditë ka qenë vetëm 61 gjegjësisht 49 mikrogramë për metër kub. Ky është një sukses i cili nuk duhet të na lë rehat që të kënaqemi se është zgjidhur problem, por duhet të ulet akoma më shumë në 40 në vitin 2019 ose në 30 në vitin 2020. Gjithashtu, Tetova që njihej si qyteti më i ndotur, në vitin 2018 ka qenë në vendin e 10 në Maqedoni për nga ndotja mesatare vjetore, dhe kjo është një gjë e mirë. Shpresojmë që pritjet tona për vitin 2018 ishin po ashtu që do të bëhet një progres më i madh rreth ndërtimit të rrjetit të gazit natyrorë për ngrohje, por një gjë e tillë nuk ndodhi, shkaku që është një projekt gjigant i cili do të zgjatë disa vite. Po ashtu kemi pritur që gjatë vitit 2018 të shohim një aktivizim më të madh të autoriteteve komunale të cilat do të duhej t’i pastronin të gjitha rrugët e qytetit, gjitha lagjet jo vetëm bulevardet kryesore, por një gjë e tillë nuk është parë, sepse fokusi kryesor i Ndërmarrjes publike komunale ka qenë pastrimi i bulevardeve. Janë bërë pesë vite tani që presim transportin publik, dhe komuna nuk ka qenë në gjendje të organizojë tetë autobusë që të qarkullojnë dhe të bartin qytetarë nga një në pikë tjetër. Pavarësisht të rezultateve të mira në përmirësimin e cilësisë së ajrit ka akoma më shumë punë për tu bërë, prandaj nuk mund të themi që jemi tërësisht të kënaqur, por jemi të lumtur që kemi pasur ajër më pak të ndotur gjatë vitit 2018.
Në vitin 2019 presim që të intensifikohen punët për ndërtimin e rrjetit të gazit natyror, dhe shpresojmë që deri nga mesi i vitit gazi natyror do të jetë deri te hyrja e qytetit të Tetovës. Pastaj fillon sfida e madhe e ndërtimit të rrjetit sekondar dhe terciar të shpërndarjes së gazit natyror nëpër qytet, me çka do të ishte shumë me rëndësi që ky projekt gjigant mos i lihet në dorë komunave për shkak se nuk janë në gjendje të mbushin as gropat në rrugë, e jo të bëjnë një projekt kaq të madh siç është gazifikimi. Megjithatë duhet të intensifikohen punët që brenda disa viteve amvisëritë tona të ngrohen me dru. Po ashtu presim që gjatë vitit 2019 të kemi transportin publik dhe shpresojmë se këtë vit nuk do të zhgënjehemi dhe në të vërtetë do të kemi autobusë që do të qarkullojnë nëpër qytet. Më shumë pastërti në rrugë, më tepër investime në infrastrukturë në kuptimin e pajisjes së Ndërmarrjes publike komunale me kamionë të rinj, me mjete të rinj të cilët janë më efikas në pastrimin e pluhurit. Dhe më e rëndësishme nga të gjitha është që në vitin 2019 të kemi funksionimin e ligjit, funksionimin e shtetit ligjor me çka do të shohim se ndotës të mjedisit do të gjobiten, pse jo të përfundojnë prapa grilave në burg për shkak të ndotjes enorme që ua bëjnë vendbanimeve tona. Pa një funksionim të tillë nuk mund të presim funksionim të shtetit, të jetës së përgjithshme në Maqedoni.
Përpunimi i tekstit dhe montazh: Arian Mehmeti
Kamera: Biljana Jordanovska
Fotografia: Goran Naumovski
This post is also available in: Macedonian