“Lëvizja për ajër të pastër” për sot në ora 12:05 ka paralajmëruar të bëjë bllokadë 15 minutëshe. Siç thonë nga lëvizja, “Drislla” është emituesi më i madh i dioksinit dhe furaneve. Kërkesat e tyre janë për ndryshimin e rregullores për mbikëqyrje inspeksioni, në harmonizim me normativat e BE ( dioksine, formaldehide, furane), në afatin më të shkurtë të mundur të sillen rregullore për emetime industriale dhe sjelljen e praktikave më të mira prodhuese për këtë sektor si dhe shlyerjen e marrëveshjes me firmën italiane – koncesionere .
Autoritetet përkatëse kanë afat prej 15 ditë për plotësimin e këtyre kërkesave, thonë nga lëvizja, në të kundërtën, hapi i ardhshëm do të jetë bllokimi i Qytetit të Shkupit dhe ngritje e padisë.
This post is also available in: Macedonian