Në info-stendën e sotme “Ardhmëri e gjelbër” ekipi i CIVILit bisedoi me qytetaret dhe qytetarët për vlerat e gjelbra, drejtësinë sociale dhe antinacionalizmin
“E lexova idenë tuaj, pajtohem, por mendoj se është vështirë”, thotë një qytetar i Shkupit duke treguar për lidhshmërinë e këtyre komponentëve që janë parakusht për një shoqëri demokratike të orientuar nga vlerat evropiane.
“Vlerat e gjelbra dhe drejtësia sociale janë pothuajse të pamundura, sepse këtu ende sundon padrejtësia. Ndërsa për antinacionalizmin do të thoja – atavizëm. Në hapësira të vogla, në të cilat jemi ne popujt e vegjël, rrihemi dhe duam të largohemi njëri nga tjetri”, thotë ai.
Info- stendat e CIVILit shpesh e tërheqin vëmendjen e turistëve. Kështu është edhe kësaj here, në stendë u ndalën dy turistë nga Britania e Madhe.
“Qyteti është i mbushur me plastikë. Lumenjtë janë të mbushura me plastikë, rrugët janë plot plastikë. Duhet të binden njerëzit të mos përdorin plastikë për një përdorim. Ashtu si bëhet në Evropë. Duhet të binden tregtarët ti shesin qeset e plastikës. Por, një qese të kushtojë 70 denarë. Qytetarët duhet të binden përmes xhepit, jo përmes zemrës”, thotë ky turist, i cili para disa vitesh ka punuar në Ministrinë për bujqësi, ndërsa tani është në vizitë private në vendin.
Dijana Tahiri
Përpunimi i tekstit dhe montazhi: Maja Ivanovska
Kamera: Dehran Muratov
Fotografia: Angella Petrovska
This post is also available in: MacedonianEnglish