Maksuti: Jugohromi duhet të pranojë se janë ndotësi më i madh në Tetovë

Arkitektja dhe aktivistja e Eco Guerrilës Merita Maksuti, në bisedë me CIVIL Media theksoi se çështja e Jugohromit patjetër se do të zgjidhet, ndërsa ata nuk do të heqin dorë nga kërkesat. Pretendimeve të sindikatës së Jugohromit se ata nuk janë ndotësi më i madh, Maksuti u përgjigj se me këtë deklaratë ata vetëm  e vërtetojnë faktin se janë dhe se për këtë ka dëshmi relevante.

“Është plotësisht e papranueshme që pas 5 vitesh bindje se i vendosin filtrat ose se do ti vendosin filtrat, është joserioze nga një sindikatë, e instrumentalizuar nga menaxhmenti i Jugohromit, të jep pretendime joserioze… Në aspektin e të dhënave, mund t’i krahasojmë… Nga viti 2012 deri 2015 kur Jugohromi punonte me kapacitet të plotë, ndiqeshin PM 10 grimcat sa ishin në nivel vjetor…Tetova si qyteti më i ndotur në periudhë ra në vendin e shtatë për nga ndotja në Maqedoni…Jugohromi duhet të pranojë se janë ndotësi ë i madh. Dhe do t’i përkujtoj se vetë kanë nënshkruajtur plan operativ me Ministrinë për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, në të cilin saktë tregojnë sa tonë pluhur prodhojnë brenda një dite”, tha Maksuti.

Për hapa të mëtejme konkrete të Eco Guerrillës, Maksuti tha se do të vazhdojnë të jenë tregues, pavarësisht nëse është Jugohromi, deponitë ose probleme tjera joligjore dhe jashtë kornizave të ligjit, dhe do të insistojnë deri në fund të respektohen konventat e nënshkruara me BE, që është e rëndësishme edhe për vetë hyrjen e Maqedonisë. Maksuti shtoi se do të mbeten të qëndrueshëm.

“Mendoj se suksesi më i madh është ngritja e vetëdijes dhe ndryshimi i temave të përditshme që janë në interesin e qytetarëve në një shoqëri të shëndoshë dhe të hapur”, shtoi Merita Maksuti.

Në aspektin e mbështetjes së çështjeve me të cilat merret Eco Guerilla, ajo porositi se gazetaria hulumtuese është shumë e rëndësishme dhe se do të ndihmojë në gjetjen e pikave më të rëndësishme, siç është Jugohromi, të hetohen, dhe të ndermirën  masa.

“Qëllimi ynë është t’i informojml dhe edukojmë qytetarët deri në nivelin nga i cili mund të reagojnë…Ndërsa institucionet duhet ta respektojnë ligjin dhe kjo do të mjaftonte. Në Maqedoni kemi ligje të mira, por implementimi është katastrofal”, tha Maksuti.

Sa u përket mediave dhe rolit të tyre në mbulimin e temave ekologjike, Maksuti është e kënaqur dhe vëren përparim, sepse, siç thotë, pa mediat nuk do të ishim në nivelin e tanishëm, ndërsa roli i tyre është me të vërtetë i rëndësishëm për rritjen e vetëdijes publike.

Biljana Jordanovska

Kamera: Dehran Muratov

Please follow and like us:

This post is also available in: Macedonian English