Sa më afër datës së zgjedhjeve, aq më dramatike bëhet gjendja në Maqedoni. Situata ndryshon çdo orë. Loja politike është e fokusuar në parlamentin dhe gjykatën. Pushteti dhe gjykata e partizuar në të gjitha mënyrat mundohen t’a mbajnë situatën nën kontroll, asnjë ish- funksionar ose funksionar aktual i qeverisë të mos del para faqes së drejtësisë, deri në zgjedhje. Në konstelacion kur opinioni publik është në pritje të zgjidhjes urgjente gjyqësore për rastet të cilat dalin nga afera “Përgjimet”, duke e ironizuar fatin e tyre, qytetarët vërejnë se Maqedonia është vendi i “ajvar drejtësisë”, sepse sanksionohen vetëm ata të cilët bëjnë turshitë në ambient të hapur.
Lideri i koalicionit opozitar, Zoran Zaev paralajmëroi luftë të ashpër kundër mafisë, ndërsa lideri i qeverisëses VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski premton ardhmëri edhe më “vjollcë”, çerdhe, punësime të reja dhe pensione më të larta. Këto masa të pushtetit e zmadhojnë borxhin ekonomik, e alarmojnë punën e SPIM dhe çojnë drejt erozionit ekonomik. Sipas Bankës Botërore, Maqedonia është e fundit në listën rajonale, me rritje ekonomike prej 2%..
Gjykata e partizuar kursesi të “nis”
Gjykata Kushtetuese kësaj jave do të diskutojë për abolicionet që i sjelli, e mandej i tërhoqi Presidenti Gjorgje Ivanov, ndërkohë që në rendin ditor edhe më tej nuk është Prokuroria Speciale Publike. Prokurorja Katica Janeva, me arsyetim se mbi të në mënyrë të vazhdueshme ushtrohet mobing, u largua në mënyrë demonstrative nga seanca e Këshillit të Prokurorëve Publikë, por vazhdoi me punën e saj intensive. PSP e shpalli hetimin mbi rastin më të ri nën emrin e koduar “Arka”, me dyshim për keqpërdorim të gjithsej 862.045 euro për prokurim të pajisjes jashtë vendit për nevojat e Drejtorisë së Pestë të MPB. Për keqpërdorim ngarkohen tre të punësuar në Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe një nga MPB për të cilët PSP vlerëson se kanë keqpërdorur para të shtetit për pasurim personal.
Gjykata Penale në Shkup i ka kthyer PSP’së kërkesat për përcaktimin e masave për katër të dyshuarit në rastin “Arka”. Dëshmitë kanë qenë të koduara, nuk kanë mundur të hapen. Shefi i mëparshëm i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, thotë se të gjitha ankesat e PSP janë plotësisht të trilluara dhe se ky institucion është dorë e vazhduar e LSDM.
LSDM kërkon seancë urgjente për Propozim Ligjin dhe plotësim të ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve të cilin e kërkon PSP, dhe ndryshimin e ligjit për vazhdim të mandatit të kësaj prokurorie.
MPB përgatitet për zgjedhje
Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski ka porositur se pas 11 dhjetorit, nuk do të ketë më vend për “tefter gjykatës”, por se drejtësia do të vlejë për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga përkatësia etnike ose fetare. Për realizimin e zgjedhjeve të besueshme, ai ndërroi 11 udhëheqës të stacioneve policore. Ka paralajmëruar edhe de-politizim të policisë dhe lirimin e “VMRO-MVRO’në” e robëruar, duke iu referuar Ministrisë për Punë të Brendshme, siç e përshkruajti ish-ministresha Gordana Jankullovska në “bombat”.
Për zëvendësin e tij, Oliver Andonov, instant-ministrin për 24 orë, këto ndryshime kadrovike janë “presedan i vërtetë dhe devalvimi më i ashpër i sistemit ligjor të Ministrisë”, për shkak të nënshkrimit të njëanshëm të zgjidhjeve për shpërndarjen e 11 personave të punësuar në MPB.
Diplomatët Evropian apelojnë për zgjedhje të besueshme
Raportimi i Komisionit Evropian për Maqedoni, i cili do të jetë i shpallur me 9 nëntor, nuk do të përmbajë shumë lëvdata. Në rastin më të mirë, Maqedonia do ta fitojë formulimin e njëjtë të vitit të kaluar – rekomandim i kushtëzuar për fillimin e negociatave për anëtarësim.
Sipas diplomatëve Evropian, zgjedhje kredibile më 11 dhjetor për Maqedoninë janë dalje nga kriza politike dhe kthimi i saj në rrugën e agjendës Evropiane. Kuvendi Parlamentar i OSBE ( që u mbajt këtë vikend në Shkup), ka shprehur sigurimin se do të organizohet mision masiv vëzhgues i Kuvendit Parlamentar të OSBE, ODIHR dhe institucione tjera ndërkombëtare relevante për procesin zgjedhor.
Raportuesi i mëparshëm për Maqedoni, deputeti në Parlamentin Evropian, Riçard Hovit, mendon se vota për LSDM në zgjedhjet e ardhshme është votë për ardhmërinë e qytetarëve.
Zijadin Sela nga LR-PDSH haptazi ka shprehur dyshimin se zgjedhjet e dhjetorit do të jenë demokratike dhe të rregullta. Ai vlerëson se frika e politikanëve dhe funksionarëve të caktuar të cilëve u kanosen dënime me burg, do t’a aktivizojë te ata instinktin mbrojtës, kështu që nuk do të mund të priten zgjedhje të drejta dhe demokratike. Kriza politike, sipas Selës, nuk mund të zgjidhet derisa gjykata është e politizuar.
Komisioni ad- hok, dy televizione kanë raportuar njëanshëm
Televizionet “Sitel” dhe “Nova” janë mediumet e para të cilat nga gjithsej 18 radio difuzorë të monitoruar për raportim jo të balancuar në këtë periudhë parazgjedhore, do të pranojnë akuza për kundërvajtje nga Agjencia për Shërbime Audio dhe Audio Vizuale,. Komisioni ad –hok për monitorimin e mediave e ka sjellë këtë vendim, me tre vota “për” dhe një “kundër”. Te radio –difuzorët tjerë nuk janë konstatuar shkelje të Kodit Zgjedhor.
KSHZ pa kujdes në zbulimin e fantazmave, por jo edhe gjatë pagesës së shpenzimeve
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) nuk e plotësoi obligimin ligjor të pastrojë Listën e Votuesve. Në listën me votues fantazma, përskaj presioneve të vazhdueshme të opinionit publik dhe sektorit qytetar, numërohen 30.477 qytetarë, ndërsa ndër ta edhe persona publikë.
Megjithatë KSHZ nuk është i pakujdesshëm në çdo fushë, veçanërisht nëse merret parasysh pagesa e honorarëve për anëtarët e Komisionit. Për periudhën nga dhjetori deri në qershor, janë paguar 25.000 euro – shpenzime për rrugë për të gjithë anëtarët. Nga ata, 12.000 euro në llogarinë e Sillvana Boneva, e cila edhe si deputete e VMRO-DPMNE është shumë e njohur për opinionin publik në Maqedoni, për shpenzimet e larta rrugore në relacionin Strumicë- Shkup.
Duke shprehur dyshim të hapur ndaj besueshmërisë për pagesë aq të lartë të shpenzimeve rrugore për zyrtarët shtetëror, aktivistët qytetar nëpër rrjetet sociale kanë ngritur iniciativë që llogaritë t’u mbulohen vetëm funksionarëve të cilët e shfrytëzojnë transportin publik, si qytetarët e rëndomtë.
Maqedonisë i kanoset erozion financiar, Qeveria shpejton të sjell buxhetin parazgjedhor
Maqedonia është e fundit në rajon, me rritje të projektuar ekonomike prej 2%. Borxhi publik rritet. Pesë vite me radhë Qeveria projekton deficit më të vogël, ndërsa në praktikë vazhdimisht zgjerohet minusi buxhetor. Deficiti fiskal i borxhit të garantuar është 50%, ndërsa deri në vitin 2018 do të arrijë deri 54%. Nga 24%, papunësia do të ulet në 22,7% në vitin 2018. Megjithatë, numri i qytetarëve që kërkojnë punë është çdo ditë më i vogël. Ose janë të shpërngulur, ose kanë hequr dorë sepse mendojnë se nuk mund të gjejnë punë. Brengos informata se 89% vende të reja të hapura të punës janë me ndihmë nga shteti, gjë e cila bën presion ndaj PIOM dhe e rrit varshmërinë nga buxheti. Këto analiza për Maqedoninë i ka shënuar Banka Botërore, në raportin e fundit të rregullt ekonomik për shtetet e Evropës Juglindore.
Të moshuarit, zvogëlimi popullatës së aftë për punë dhe normat e ulëta për të ardhura janë arsyet kryesore për të cilat keqësohet gjendja e PIOM, vlerësojnë ekspertët nga Fondi Ndërkombëtar Monetar. Nga atje alarmojnë për paqëndrueshmërinë e fondit pensional dhe varshmërinë e madhe nga buxheti. Rritja e vazhdueshme e pensioneve është vetëm në shërbim të marketingut parazgjedhor, vlerësojnë ekspertët.
Qeveria kërkoi borxh të ri nga kreditorët e vendit. Gjithsej 10, 8 milionë euro do të sigurojë përmes ankandit të letrave shtetërore me vlerë. Një pjesë e parave do të kthehet për një vit, ndërsa pjesa tjetër- për 15 vite. Të enjten, në bazë të borxheve të arritura, shteti duhet të paguajë 14,2 milionë euro. Me kuartalin e dytë të këtij viti, borxhi publik është 4,2 miliardë euro ose 45,35 nga GDP dhe sipas këtij niveli, Maqedonia është në mesin e të huazuarve të lartë.
Opozita premton qeveri e cila do të luftojë kundër mafisë, ndërsa VMRO-DPMNE çerdhe të reja dhe pensione më të larta
Lideri i LSDM, Zoran Zaev në Kongresin e LSDM mbrëmë, paralajmëroi frontin e gjerë të partive nga e majta dhe nga qendra të cilat do të udhëhiqen nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë. LSDM e paraqiti edhe Planin 24 – plan për reformat urgjente në periudhën prej 24 muaj ose dy vite në të cilat Zaev u obligua për reforma, për të cilat vlerëson se do ta kthejnë vendin në rrugën Euroatlantike.
Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, pasi paralajmëroi rritjen e pensioneve për 11 euro, tani paralajmëroi ndërtim të 100 qerdheve të reja dhe 40 qerdheve në objekte të adaptuara, për 3,5 vitet e ardhshme, me investime prej 25 milionë euro.
Monika Taleska