Sa më shumë afrohet data e përcaktuar për zgjedhje të parakohshme parlamentare, 11 dhjetori, për të cilat kanë nënshkruajtur katër partitë politike LSDM, VMRO-DPMNE, BDI dhe PDSH, aq më shumë rritet edhe pasiguria nëse edhe kësaj here do të ketë zgjedhje. Një numër i madh qytetarësh haptazi e shprehin dyshimin e tyre se sunduesja VMRO-DPME do të pajtohet me katër muaj para zgjedhjeve lokale, ndërsa pas aferës “Përgjimet”, në të cilën janë të përzier shumë politikanë dhe funksionarë aktual dhe të mëparshëm të pushtetit, të ballafaqohet me besimin e votuesve.
Edhe politologët dolën me vlerësime se pushteti do të vazhdojë të “blejë” kohë, që paratë e buxhetit t’i investojë në parada të prerjeve të shiritave që do të shënojnë fillimin e projekteve të premtuara, por të parealizuara për dekadën e kaluar. Si shtesë e prognozimeve të qytetareve dhe qytetarëve janë edhe deklaratat e përfaqësuesve të Lëvizjes Qytetare për Rindërtim të Maqedonisë (GDOM), për të cilën është e ditur se ka parashenjë pro-qeveritare, se nëse lideri i opozitës, Zoran Zaev , në protestën e caktuar për ditën e nesërme (në ditën e festës kombëtare të 11 tetorit) bën komplot për federalizim para zgjedhjeve, populli, edhe pa organizuar kundër protestë, do të ngrehet në këmbë!
Brukseli dhe Uashingtoni me porosi që zgjedhjet të mbahen
Faktori ndërkombëtar kërkon nga subjektet relevante nga të dy blloqet, atij Maqedonas – LSDM dhe VMRO-DPMNE, dhe Shqiptar – BDI dhe PDSH, ti përmbahen Marrëveshjes së arritur më 31 gusht, me të cilën garantohen angazhime serioze dhe të vazhdueshme për reforma të Listës së Votuesve, në MPB dhe në mediat, dhe për punë të papenguar të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), si imperativë që në mënyrë paqësore do ta çojnë Maqedoninë drejt zgjedhjeve të besueshme, në të cilat, me zgjedhje të qeverisë së re , do të zgjidhet kriza e gjatë politike.
Të premten ( 14. 10. 2016) është e paralajmëruar ardhja e Eurokomisarit për Zgjërim, Johanes Han, në Shkup. Siç paralajmëroi zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijançiç, ai do të takohet me liderët e katër partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, që t’u tregojë për rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve, si dhe realizimit të reformave për të cilat arritën marrëveshje. Han do të takohet edhe me përfaqësues të sektorit qytetar, si dhe me PSP.
Kuvendi nuk i votoi ligjet e domosdoshme për punë të pa penguar të PSP
Kuvendi nuk votoi Propozim- Ligjin për ndryshime të Ligjit për PSP, dhe Propozim –Ligjin për ndryshim të ligjit për dëshmitarë nën mbrojtje, me të cilat ligje duhej të mundësohet puna e pa penguar e PSP, deri sa nuk kryhen të gjitha veprat penale të cilat do të dalin nga materialet në aferën “Përgjime”, të cilën e hapi para një viti lideri i opozitës, Zoran Zaev.
Grupi i deputetëve i VMRO-DPMNE mbeti në qëndrimet se nuk do të pranojë asnjë shqyrtim të çfarë do kërkese nga PSP. Sipas VMRO-DPMNE, për PSP- Kuvendi është jo legjitim, kështu që nuk është e qartë se si nga Kuvendi kërkohen ndryshime të ligjeve. Kjo parti reagon edhe pse PSP nuk ka dorëzuar raport financiar për punën e tyre, ndërkohë që ka buxhet prej më shumë se 60 milionë denarë.
Bashkimi Demokratik në seancë të rregullt të Kuvendit ka dorëzuar Propozim Ligjin për ndryshime të ligjit për PSP dhe Propozim –Ligjin për dëshmitarë nën mbrojtje, mirëpo, lideri Pavle Trajanov, deputet në Parlament, nuk ka qenë i pranishëm në seancën kur u votuan ndryshimet për ndryshimet e këtyre ligjeve të cilat i kërkoi PSP, e me procedurë të shkurtuar i propozoi LSDM, ndërsa nuk fituan vota nga shumica.
Partia Uniteti ka reaguar ashpër ndaj, sipas tyre “sjelljen dyfytyrëshe të dy partive parlamentare Shqiptare, BDI dhe PDSH”, nënshkruese të marrëveshjes politike të Përzhinës, në lidhje me ligjet të cilat e mbështesin punën e Prokurorisë Speciale Publike. Vlerësojnë se nuk ka arsyetim për deputetët –shqiptarë, partitë e të cilëve vazhdimisht deklarohen se e mbështesin punën e PSP, ndërkohë që nuk i mbështesin ndryshimet ligjore për këtë çështje dhe me veprimet e tyre e mbrojnë veten dhe partnerin e tyre Maqedonas në pushtet, por edhe frikën nga humbja e pushtetit dhe nga sundimi i drejtësisë”.
Përfaqësues të BDI dhe PDSH kanë qenë të ftuar në bisedë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, pas votimit për propozimet për ndryshim të ligjeve për PSP dhe dëshmitarëve të mbrojtur.
Ambasada e SHBA ka shpallur edhe kumtesë në të cilën i inkurajon të gjitha partitë t’u përmbahen obligimeve të ndërmarra me marrëveshjet nga Përzhina dhe të 20 qershorit, që të sigurojnë zgjedhje të besueshme dhe punë të pa penguar të PSP si dhe të vëzhguesve të pavarur dhe mediave. Ambasada ka shprehur bindje se kërkesat e PSP për mbështetje të hulumtimit thelbësor dhe të pavarur të fakteve, janë të arsyeshme.
Në konferencën për shtyp LDP ka kërkuar nga VMRO-DPMNE përgjigje nëse prona e partisë është me vlerë prej 60 milionë euro, gjë që e bën partinë më të pasur në kontinentin e Evropës, dhe nëse është e vërtetë se partia posedon 33.000 metra katrorë në objekte, kullota dhe tokë bujqësore.
Shoqata Transparency International ka shprehur protestë me rastin e mos votimit të ndryshimeve të ligjeve të propozuara nga PSP dhe vlerëson se ndryshimet e propozuara janë me rëndësi të madhe për luftën kundër korrupsionin që për momentin po ndodh në Maqedoni, si dhe se mbrojtja përkatëse e dëshmitarëve është me rëndësi jetike në hulumtimin e rasteve të korrupsionit.
PSP tenton të qesë drejtësinë në dritë
Gjykatësi në veprim paraprak në Gjykatën Themelore Shkup 2, ka sjellë vendim me të cilin ka urdhëruar të ndërpriten transaksionet e llogarive të firmës DTU “Finzi” DOOEL Shkup. Me këtë, në fakt, është pranuar kërkesa e PSP për sjelljen e masës së përkohshme për përdorim të llogarisë së transaksionit të personit juridik në rastin “Arka”. Ndërsa Këshilli Penal pranë gjykatës Themelore Shkup 2 e ka refuzuar ankesën e PSP pas vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake, se nuk është i nevojshëm paraburgimi për Goran Grujoski, i dyshuari i parë në rastin “Arka”. Ankesën e PSP, gjykata e refuzon si të pabazë.
Gjykata Supreme e ka marrë në konsideratë ankesën e PSP pas vendimit të Gjykatës së Apelit për masën paraburgim shtëpiak për kryetarin e Manastirit, Vlladimir Taleski, me çka lëndën e ka kthyer në procedurë të përsëritur.
Ndryshime kadrovike në MPB sipas vendimeve të Çavkovit
Goran Grujovski, i dyshuar dhe i akuzuar në dy raste të PSP, sipas një pjese të mediave, është promovuar në Ministrinë për Punë të Brendshme. Nga pozita e drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, ai është i “ngritur” disa shkallë më lartë, dhe tani është ndihmës –drejtor për koordinim në MPB.
Promovimi është vepër e Ministrit të mëparshëm për Punë të Brendshme, Mitko Çavkov, i cili në largim nga pozita udhëheqëse, e ka nënshkruar vendimin për vendin e ri të punës të Grujovskit.
Sipas pozitës së tashme, nën kontroll të Grujovskit janë pesë udhëheqësitë në MPB, Grujovski është i akuzuar në rastin e PSP për shkatërrimin e dokumenteve zyrtare në UBK dhe i dyshuar në rastin “Fortesa”. Në pozitën e tij të re, paraprakisht ka qenë Toni Jkimovski, i cili është i dyshuar në rastin “Fortesa”. Edhe ai është i promovuar në funksionin- drejtor gjeneral i Qendrës Juglindore Evropiane për zbatimin e ligjit (SELEC) me seli në Bukuresht.
Çavkov, si ministër për punë të brendshme ka bë ndryshime tjera në MPB, me qëllim që në pozitat kryesore të vijnë “njerëz të verifikuar”. Para se të jetë i larguar nga funksioni i Ministrit dhe i vendosur si drejtor i Byrosë për Siguri Publike, ai i ka ndryshuar rregullat për sistematizim në MPB.
Aktivistë qytetarë të Revolucionit të Larmë në gjyq
Në pritje të zgjedhjeve, në disa qytete në Maqedoni paraqiten procedura penale kundër aktivistë qytetar nga Revoluvioni i Larmë. Në Shkup u prolongua gjykimi i Pavle Bogoevskit, një nga “revolucionarët e larmë” më të shquar. Ai ngarkohet për vepër penale “pjesëmarrje në masë”, për të cilën është paraparë denim me të holla dhe burgim me kohëzgjatje deri tre vite. Pjesëmarrës të Revolucionit të Larmë nuk e lanë rastin për të protestuar para Gjykatës Penale në Shkup, duke demonstruar mbështetje ndaj Bogoevskit.
Në Prilep po mbahen katër seanca gjyqësore në të cilat avokati, aktivisti qytetar Zhare Stevanoski ngarkohet me pengesë dhe rrezikim të trafikut, për arsye se e ka shkruajtur grafitin “do t’a hani”, në rrugën para Shtëpisë së Qytetit.
Në Gjevgjeli, pjesëmarrësit e Revolucionit të larmë i kanë dënuar me gjobë, nga ndërmarrjet publike.
Por, qytetarët nga qytetet tjera përmbahen nga mbështetja publike ndaj pjesëmarrësve të Revolucionit të larmë.
Monika Taleska