“Pjesën më të madhe të padive kundër MPB, qytetarët i kanë fituar në gjyq, dhe me këtë rrjedh një pjesë e madhe e mjeteve të buxhetit. Si rezultat i kësaj, janë rrezikuar vendet e punës të individëve, parashtruesve të padive. Kjo është sekret publik, por për të njëjtën flitet pak, ndoshta për arsye se megjithatë, bëhet fjalë për policinë. Presionet shkuan deri atje që një pjesë e të punësuarve janë të zhvendosur në vende të punës për të cilat nuk janë të njoftuar dhe u duhet trajnim plotësues ose adaptim nga pozita”, deklaroi në intervistë për CIVIL Media, Goce Dellçev, lider i Sindikatës së Pavarur të Policisë.
CIVIL Media: Vallë kategoritë e rrezikuara sociale në Maqedoni keqpërdoren në kontekst politik, gjegjësisht, zgjedhor? Cilat janë njohuritë dhe analizat tuaja?
Dellçev: Sindikata e pavarur e policisë me vite e analizon gjendjen lidhur me të punësuarit në MPB dhe në polici. Ajo që ne e kemi në dijeni, e përpunojmë në mënyrë analitike në suaza të mundësive tona, realizojmë anketa – nga 2007- e deri sot. Kemi ardhur deri në përfundim se partitë politike, qoftë në pushtet, qoftë opozitare dhe pavarësisht nga përkatësia etnike, në përgjithësi partitë në skenën politike të republikës së Maqedonisë, janë mundësi potenciale dhe bazë – që një pjesë e qytetarëve të futen në sistemin e pozicionimit politik. Duhet të theksoj se Sindikata e Pavarur e Policisë përfshin edhe zyrtarë të policisë nga policia e burgut, pyjeve dhe e gjykatës, si dhe të punësuar në agjencitë për sigurim nga sektori privat i Republikës së Maqedonisë.
MPB ndoshta është më së paku e përfshirë në pjesën e keqpërdorimit politik të të punësuarve, por, nëse i merr parasysh të gjitha analizat, arrijmë deri te observimet tona dhe përfundimet se në fund të ditës, të gjithë jemi humbës. Politikanët me vite punojnë për interesat e tyre personale, gjë që është normale, që të mund të funksionojnë ashtu si funksionojnë në Maqedoni, ndërsa i tërë publiku i Maqedonisë veç më është i njoftuar me gjendjen politike, gjegjësisht, të gjithë që e ndjekin politikën, e dinë se çfarë po ndodh. Ajo për çfarë mbetet ta informojmë publikun, është aspekti social i të punësuarve në MPB. Një përqindje e madhe të punësuarve, nga arsye të ndryshme, e shpesh edhe me kërkesë personale, largohen nga policia për shkak të pakënaqësisë nga rroga. Në mesatare, të ardhurat e tyre në krahasim me të punëtorëve tjerë administrativ, janë shumë më të ulëta, ndërsa duhet të merret parasysh rëndësia e punës të cilën e kryejnë. Kjo është arsyeja kryesore për largimin e tyre nga puna, gjë që është plotësisht e kuptueshme. Një pjesë nga ata largohen përkohësisht, duke kërkuar punë jashtë shtetit, ndërsa pjesa tjetër largohen për më gjatë. Në përgjithësi, nëse e rregullojmë përgjigjen në këtë pyetje, do të jetë se politika merr tatimin nga policia, gjegjësisht, se partitë politike përfitojnë. Shumë punëtorë të ndershëm dhe cilësorë në MPB largohen nga vendet e tyre të punës, ndërsa sektori i sigurisë në shtet çdo ditë e më shumë varfërohet. Duhet me kujdes dhe në mënyrë të hapur të tregojmë shembuj dhe ngjarje, gjegjësisht, duhet të anashkalohen manipulime politike të cilat çojnë drejt humbjes së vendeve të punës të punëtorëve policë. Në këtë mënyrë, do të kemi strukturë më të mirë dhe më stabile policore në Republikën e Maqedonisë.
CIVIL Media: Cilat premtime për drejtësi sociale janë realisht të realizueshme, e cilat premtime paraqesin korrupsion të caktuar politik, gjegjësisht, manipulim me pritjet e votuesve?
Dellçev: Do të filloj me pjesën e dytë të pyetjes, me premtimin që ka të bëjë me të punësuarit në polici, në veçanti punëtorët të cilët janë anëtarë të Sindikatës së Pavarur – marrëveshjes kolektive. Ky paraqet akt nënligjor të Ligjit për marrëdhënie pune, i nënshkruar nga sindikata reprezentuese e policisë, gjegjësisht, Sindikata Policore e Maqedonisë. Të njëjtën marrëveshje, dy herë deri tani e kemi paraqitur dhe kontestuar para Gjykatës Kushtetuese, me qëllim të kthejmë pika të caktuara nga marrëveshja e vjetër kolektive, që të shmangemi nga pyetjet lidhur me orë të tepërta pune dhe pagesën e të njëjtave, pagesën e shpenzimeve të rrugës, përfshirjen e ushqimit dhe shpenzimeve të rrugës në rrogën bruto, etj. Të gjitha nenet lidhur me Ligjin për Marrëdhënie Pune, konkretisht, me Ligjin për Polici dhe punë të brendshme, si dhe marrëveshja kolektive, janë të përpunuara me rregullore të ndryshme. Të gjithë të punësuarit në polici, jo vetëm punëtorët sindikal, duhet me shumë kujdes të hyjnë në thelbin e gjërave lidhur me këto ligje dhe akte nënligjore, që janë bazë për punën e punëtorëve policë. Mirëpo, nëse i përmbledhim rezultatet që kanë të bëjnë me pagesën sociale ( të parave) të punëtorëve, arrijmë deri te rezultate befasuese për të punësuarit. Pagesa e K-15 është pjesë e buxhetit të planifikuar ndërsa vetë K-15 paraqet tabu-temë, ëndërr e të punësuarve se do t’u paguhet në mënyrë të rregullt. Për të njëjtën arsye aktivizohen një numër i madh avokatësh, që të realizohet pagesa e K-15 edhe pse është i paraparë në buxhet, ndërsa paraqet shtesë punëtore për regres të rrogës në nivel vjetor. Ajo që dua ti përcjelli publikut është se pagesa e K-15 në botën perëndimore është praktikë e rregullt, ndërsa te ne është ëndërr e të punësuarve në MPB.
CIVIL Media: Cilat janë pasojat sociale dhe politike nga keqpërdorimi i çështjeve lidhur me drejtësinë sociale?
Dellçev: Rroga e vogël, pamundësia e të punësuarve në polici të cilët jetojnë nga ajo rrogë, për zgjidhjen e nevojave personale financiare, të mbajnë familje në mënyrë dinjitoze, ashtu si u takon…Pasojat veç më i përmenda, largimi nga shteti, braktisja e vendeve të punës nga kuadre cilësore policore të cilët me vite në mënyrë të ndershme e kanë punuar punën e tyre…Përskaj kompensimit të pamjaftueshëm financiar, është i pranishëm edhe presioni të cilin punëtorët policë e ndjejnë në vendet e tyre të punës, për shkak të procedimeve të ngritura nga ana e tyre. Pjesën më të madhe të procedimeve, punëtorët e kanë fituar në gjyq dhe me këtë derdhet një pjesë e madhe e mjeteve financiare nga buxheti. Si rezultat nga kjo, u rrezikuan vende të punës të disa individëve, ngritës të procedimeve. Kjo paraqet sekret publik dhe për të njëjtën pak flitet në opinion, ndoshta pse megjithatë, bëhet fjalë për policinë. Presionet arritën deri atje, që të punësuarit janë të zhvendosur në vende pune për të cilat nuk janë të njoftuar dhe u nevojitet trajnim plotësues ose adaptim ndaj pozitës! Me të njëjtin problem përballeshin edhe punëtorë që ishin para pensionit. Edhe ata duhet të adaptohen, sepse duhet patjetër disi të fitohet rroga, gjegjësisht, t’u bëhet pagesa, ashtu si parashihet në ligjin për polici.
CIVIL Media: Çfarë mund dhe çfarë duhet të bëjnë institucionet, sindikatat dhe shoqëria civile që ta parandalojë keqpërdorimin e kategorive sociale të rrezikuara dhe në përgjithësi, nga temat nga fusha e drejtësisë sociale në kontekst politik dhe zgjedhor?
Dellçev: Në kuptim të asaj se çfarë duhet vepruar, përgjigja është qartë dhe e shkurtë – të na lëne ne, punëtorët në institucione të caktuara të funksionojmë në kornizat e vetë institucioneve dhe përmes organizatave sindikale të cilat veç më funksionojnë, gjegjësisht, të munden përmes të njëjtëve, lirisht ta shprehim atë që ndjejmë si nevojë serioze.
Gjithashtu, të mos lejohet që shefa të caktuar ose ndihmës drejtorë të vendosen në pozita funksionarësh. Në këtë mënyrë bëjnë sulm serioz mbi sindikalizmin. Ajo që mund të vërej në kohën e fundit është rritja e numrit të magjistrave dhe doktorëve të shkencave të cilët merren me temën –Resurse njerëzore, dhe të njëjtit tregojnë brengosje të madhe për mbajtjen e kuadrove në polici dhe në përgjithësi, në sferat e sigurisë. Interesi i tyre për problematikën ndoshta është edhe pak i gabueshëm. Ata vlerësojnë se e dinë se kush dhe çfarë duhet të bëjë, ndërsa pa qëllim bëjnë dëm mbi punën e Sindikatës së Pavarur, përmes organizatave të tij sindikale nëpër tërë Republikën. Duhet të lejojnë që edhe këndvështrimi ynë të jetë një bazë e cila do të kuptohet në mënyrë serioze, ndërsa ka të bëjë me nevojat e vërteta në punë dhe në funksionimin e MPB. Ne këtë e paraqesim, posaçërisht unë, pasi që për një dekadë e udhëheq këtë strukturë njerëzish nga policia, e të cilëve u duhet siguria, pavarësia…Përcaktimi im politik asnjëherë nuk mund të vendoset si prioritet në mënyrën e zgjidhjeve të problemeve, vetëm për arsye se jam Maqedonas ose pse jam radikal….Jo, përkundrazi. Duhet ti jepet mundësia drejtësisë sociale në kornizat e funksionimit të policisë, dhe punëtorëve që jetojnë nga puna personale në polici, përmes organizatave sindikale të zgjidhen problemet e tyre reale. Me këtë do të zvogëlohet rrjedhja e mjeteve financiare nga institucionet për shkak të procedimeve të cilat i ngritin punëtorët e pakënaqur.
E dimë se në të kaluarën askush nuk ka marrë përgjegjësi, dimë edhe për “shefa” të mëdhenj të cilët politikisht i mbulojnë vendet e tyre personale dhe të cilët me dekada nuk janë lëvizur nga karriget e tyre të ngrohta dhe të ëmbla, dhe e tërë kjo në dëm të punëtorëve të cilët nga ana tjetër kërkojnë mënyrë për shpëtim dhe zgjidhje të problemeve të tyre përmes braktisjes së pozitës së punës dhe shtetit.
CIVIL- Qendra për Liri, realizon pilot-projektin “Premtime dhe keqpërdorime”, i cili merret me keqpërdorimin e drejtësisë sociale për qëllime politike dhe zgjedhore. Qëllimi i projektit është të kontribuojë për forcimin e vetëdijes publike për keqpërdorimet në domenin e drejtësisë sociale në kontekst zgjedhor, si dhe parandalimin nga praktikat manipuluese të qendrave të fuqive politike. Projekti zbatohet në bashkëpunim me fondacionin “Hajnrih Bell” zyra – Sarajevë.
This post is also available in: MacedonianEnglish