Dukovska: Duhet çrrënjosur manipulimin sistematik të qytetarëve!

"I tërë koncepti i masave operative të punësimit , gjithë Agjencia për punësim e Maqedonisë, në fakt  bazohet në premtime të rreme për punësim ... Faktet tregojnë se njerëzit janë të dekurajuar të aplikojnë atje. Në të njëjtën kohë, vërejmë  edhe uljen e numrit të personave që kërkojnë punë dhe rënie e papunësisë, dhe ky 'rreth', në thelb, është injoruarim i nevojave e qytetarëve. Premtimet manipuluese gjatë zgjedhjeve, vetëm kontribuojnë për përjashtim e më të madh social dhe për intensifikimin e varfërisë, "thotë Biljana Dukovska, kreu i OJQ- Platforma e Maqedonisë  kundër varfërisë.

CIVIL Media: A janë të keqpërdoruara kategoritë e rrezikuara sociale  në Maqedoni  në kontekst politik, gjegjësisht, zgjedhore? Cilat janë vëzhgimet dhe analizat e tua?

DUKOVSKA: Duke pasur parasysh se në Maqedoni kemi një përqindje të madhe të të papunëve dhe të njerëzve që jetojnë në varfëri, e shumë më shpesh edhe njerëz që janë të përjashtuar nga shoqëria, është e qartë se drejtësia sociale ndalon diku. Ndoshta jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, për sa i përket shkeljes së të drejtave të njeriut, mirëpo në mënyrë të tërthortë,  shtizat thyhen mbi supet e grupeve të varfëra, të përjashtuara sociale dhe të rrezikuara sociale. Në kontekstin e zgjedhjeve politike, këtu është më e lehtë  të bëhet shkelja sepse e gjithë makineria e ushtarëve të partisë ulen, dhe  kërkojnë vota. Ne nuk jemi të përqëndruar në zgjedhjet e politikave si objektiv, se çfarë bëjnë qytetarët  apo se si  sillen gjatë fushatës zgjedhore, por ajo që ne kemi si informacion përmes hulumtimit tonë është - se ata nuk janë abuzuar direkt, por atyre u jepen   informacione të rremë dhe shpesh manipulohen aty ku sistemi mund të kryejë punën. Në veçanti, subvencionet për varfërinë energjetike, subvencionet e  kalibrit tjetër, apo ndihmës financiare sociale,ndodh të  vonohen, dhe shpesh, lëshohen pak para fushatës elektorale dhe pikërisht para zgjedhjeve, dhe njerëzve u jepet shpresë e rreme se puna është udhë të drejtë. Nga ana tjetër, qytetarët ende kanë besim në sistemin dhe ende e shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, ende i lejojnë partitë politike tu  adresohen dhe fushatat prekin deri te ata. Megjithatë, ajo që ne dëshmojmë tani është se ata më nuk tregojnë se cilit i japin votën e tyre dhe atë që ata premtojnë për zgjedhje në fakt arrin deri te ata. Abuzimi është edhe manipulimi me infomata. Pra, kjo është ajo që u thonë ata (kur them  -ata, mendoj për partitë politike), dhe kjo është ajo për të cilën njerëzit kanë nevojë. Dhe njerëzit kanë nevojë për çdo gjë! Kur gjenden në një pozicion të pafuqisë, sigurisht se kërkojnë një rreze shprese dhe sigurisht se mbështeten në atë që thonë ata. Ata besojnë se një ditëmë e mirë  vjen ditën pas zgjedhjeve. Kështu që, abuzimi nga këtë aspekt, nuk diçka që deri tani nuk e kemi parë.

CIVIL Media: Cilat premtime për drejtësi sociale janë realisht të realizueshme, dhe cilat premtime paraqesin korrupsion politik të llojit, gjegjësisht, manipulim me preitjet e votuesve?

DUKOVSKA: Është shumë e lehtë për grupet e qytetarëve tërrezikuar social t’u shitet diçka. Në vitin e fundit jemi dëshmitarë se si "shiten" informacione për rritjen e ndihmës sociale. Fakti është se asistenca sociale është rritur për pesë për qind, e pastaj për dhjetë për qind, por  kjo në të vërtetë njerëzve në të holla u ka sjellë nga 100-200 denarë në buxhetin familjar. Dhe kjo nuk u ka ndryshuar asgjë në drejtim të cilësisë së jetës që ata jetojnë. Duke pasur parasysh se asistenca sociale në këtë moment është rreth pesëdhjetë euro, nuk e di nëse ka një familje në Maqedoni, e cilat mund të shtyjë muajin vetëm me këto para, ndërsa  shteti, të gjithë shpresat për çrrënjosjen e varfërisë e bazon pikërisht në këto rritje nga plus pesë për qind. E njëjta gjë ndodh edhe me subvencionet për varfërinë energjetike. Kur ju jepni njerëzve 100 denarë rritje të buxhetit të përgjithshëm, në të vërtetë, dikush mund të pyes - si ka  mundësi për të besuar se 100 denarë do të zgjidhin problemin t në një familje. Ku është manipulimi? Po, ndihma sociale duhet të rritet dhe duhet të arrijë një nivel dinjitoz. Gjithashtu, është e nevojshme  rritja e  subvencioneve, si për energji elektrike dhe për qëllime të tjera, për cilësi më të mirë të jetës së qytetarëve. Por jo në këtë mënyrë, në kuptimin që ata të ngritin shpresa të mëdha në mesin e qytetarëve, e  në fakt, nuk sjellin asgjë. Qytetarët bëhen të vetëdijshëm, atlherë kur mbi kurrizin e tyre i ndjejnë  pasojat. E njëjta gjë ndodh në infrastrukturë. Kështu që ne do tu ndërtojmë shkolla, apo do të ndërtojmë një çerdhe ... Këto janë premtime të cilat me të vërtetë i pasqyrojnë nevojat e qytetarëve dhe është mirë që kjo të bëhet, mirëpo, ku qëndron manipulimi? Manipulimi është në ndërtimin e objekteve, e në objektet nuk ka kushte për qytetarët, të gjithë qytetarët janë të ndryshëm dhe kanë nevoja të ndryshme. Në aspektin e përfshirjes, në aspektin e qasjes, në kuptim të çdo gjeëje që do tu siguronte shërbim cilësor në këto objekte. Kur flasim për manipulime, manipulim është edhe kur themi se ka arsim falas. Po, me të vërtetë, arsimi si i tillë, nuk  paguhet, por askush nuk pyet njerëzit nëse me ato pesë për qind nga asistenca sociale, të cilën e kanë pranuar si rritje, ata mund t’i veshin fëmijët, t’i  ushqejnë si duhet dhe t’i dërgojnë të përgatitur në shkollë për të mësuar. Pra, manipulimi është shumë sistematik dhe duhet të çrrënjoset në mënyrë qëme të vërtetë të ndërtojmë një sistem në të cilin qytetarët do të jenë në fokus, dhe gjërat që do të bëhen, të jenë për tejkalimin e problemeve me të cilat ballafaqohen.

CIVIL Media: Cilat janë pasojat sociale dhe politike të keqpërdorimit të çështjeve të drejtësisë sociale?

DUKOVSKA: Pasojat janë me shumë ndikim të gjerë. I tërë koncepti i masave operacionale të punësimit, i tërë Enti p.sh. Agjencia e Punësimit e Maqedonisë, aktualisht është e bazuar në premtime të rreme për punësim. Prandaj, në qoftë se bëhet një analizë, faktet tregojnë se njerëzit janë të dekurajuar të aplikojnë atje. Në të njëjtën kohë, vërejmë  edhe uljen e numrit të personave që kërkojnë punë dhe rënie e papunësisë, dhe ky 'rreth', në thelb, është injorim i nevojave e qytetarëve. Premtimet manipuluese gjatë zgjedhjeve, vetëm kontribuojnë për përjashtim më të madh social dhe për intensifikimin e varfërisë. Nëse ju nuk besoni se dikush mund t’u ndihmojë dhe nuk besoni se ju keni ku të drejtoheni, ju absolutisht do t’i injoroni institucionet. Nëse sistemi nuk është nënshtruar për nevojat tuaja, dhe nëse ai nuk vjen në shtëpinë tuaj, ju me siguri do të qëndroni jashtë sistemit dhe flukseve sistemore dhe ajopër të cilën  fakt keni të drejtë dhe duhet ta realizoni atë në një shtet social.

CIVIL Media: Çfarë mund dhe duhet të bëjnë institucionet, partitë politike, sindikatat dhe shoqëria civile për të parandaluar abuzimin e grupeve të rrezikuara sociale në përgjithësi, temat nga fusha e drejtësisë sociale në kontekste politike dhe elektorale?

 DUKOVSKA: Për fillim, të fillojnë bashkëpunimin mes vete. Të mos  mundohet qytetarin ta tërheqin nga vetja, duke folur keq për të tjerët. Por, duhet të behët  kohezion social në të cilin të gjithë nga ato të që i përmendëm, do të gjejnë vendin e tyre në çdo fushë të punës së tyre në secilin domen dhe fushëtë punojnë me qytetarët. Ajo për të cilën Platforma kundër varfërisë në Maqedoni angazhohet, është të përqëndrohet në njerëzit dhe nevojat e tyre. Së pari dhe më kryesorja është që të ulen me  qytetarët për të analizuar çfarë është ajo që u pengon atyre dhe çfarë do të kishin bërë ata për të zgjidhur situatën e tyre. Dhe pastaj, ekspertët e vendosur në pozitat që kanë, të cilët kanë fuqinë, të kanalizojnë atë dhe për të përshtatur sistemin për nevojat e qytetarëve. Vetëm atëherë mund të flasim për një zgjidhje funksionale e cila do të ketë drejtësinë sociale dhe shtetin e mirëqenies.

CIVIL- Qendra për Liri, realizon pilot-projektin “Premtime dhe keqpërdorime”, i cili merret me keqpërdorimin e drejtësisë sociale për qëllime politike dhe zgjedhore. Qëllimi i projektit është të kontribuojë për forcimin e vetëdijes publike për keqpërdorimet në domenin e drejtësisë sociale në kontekst zgjedhor, si dhe parandalimin nga praktikat manipuluese të qendrave të fuqive politike. Projekti zbatohet në bashkëpunim me fondacionin “Hajnrih Bell” zyra - Sarajevë.

HBS banner and logos - CopyCIVIL- Qendra për Liri, realizon pilot-projektin “Premtime dhe keqpërdorime”, i cili merret me keqpërdorimin e drejtësisë sociale për qëllime politike dhe zgjedhore. Qëllimi i projektit është të kontribuojë për forcimin e vetëdijes publike për keqpërdorimet në domenin e drejtësisë sociale në kontekst zgjedhor, si dhe parandalimin nga praktikat manipuluese të qendrave të fuqive politike.

Projekti zbatohet në bashkëpunim me fondacionin “Hajnrih Bell” zyra – Sarajevë.

This post is also available in: MacedonianEnglish

Green CIVIL

FREE
VIEW