Ekspozita e foto-portreteve të personave me aftësi të kufizuara nga Maqedonia dhe Suedia –“Pristapnost” (Qasje), hapet nesër në sallonin ekspozues në Shtëpinë e Armatës, me fillim në ora 19. Autorë të fotografive janë fotografët Markus Marçetiç (Suedi) dhe Tomisllav Georgiev (Maqedoni). Tregimet e personave të fotografuar janë transmetuar nga Rikard Lagerberg dhe Nebojsha Ilijevski. Foto tregimet prezantojnë sfidat dhe sukseset e personave me aftësi të kufizuara.
Paralelisht me ekspozitën e fotografive, të interesuarit do të kenë mundësi t’a ndjekin edhe ekspozitën “Dizajn për jetë dinjitoze”, në të cilën do të ekspozohen 22 prodhime- zgjidhje inovative për lehtësimin e personave me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre. Karrocat ekstra të lehta të ekspozuara dhe mekanizëm për qasje të lehtë, IT zgjidhje dhe loja shoqërore të adoptuara, si dhe paketime të dizajnuara speciale të veglave për ushqim, kanë për qëllim të prezantojnë zgjidhjet ekzistuese inovative, si dhe të inspirojnë të reja.
Me hapjen e ekspozitave, ambienti ekspozues dhe salla e koncerteve pranë Shtëpisë së Armatës për herë të parë janë me qasje edhe për personat me aftësi të kufizuara, me lëshimin në përdorim të mekanizmit të dhuruar për qasje më të lehtë.
Ekspozitat do të jenë të hapura deri më 16 tetor, ndërsa janë të vendosura me mbështetje të Ambasadës së Suedisë në Republikën e Maqedonisë.