“Pas 10 viteve pushtet, VMRO-DPMNE, praktikisht, më nuk ka kredibilietin të premtojë diçka…1,2 milion qytetarë të Maqedonisë mezi e lidhin muajin! Të gjitha hulumtimet e opinionit publik thonë se problemi më i madh për qytetarët nuk është më as papunësia, sa që është kualiteti, gjegjësisht, standardi i jetesës. Është fakt se edhe ata që punojnë në Maqedoni, jetojnë keq!”, thotë Kalinka Gaber, drejtor programor në Institutinpër Demokraci Sociale “Progres”, në intervistën e saj për CIVIL-Media.
CIVIL Media: Vallë keqpërdoren kategoritë sociale të rrezikuara në Maqedoni në kontekst politik dhe zgjedhor? Cilat janë jhohuritë dhe analizat tuaja?
GABER: Para se të përgjigjem me pohim në pyetjen tuaj, dëshiroj që vetëm pak ta sjelli kontekstin në të cilin ne sot jetojmë në Maqedoni. Dhe faktin se, edhe përskaj neneve të numërta në Kushtetutë, Maqedoninë e definojnë si shtet social, realiteti në terren tregon se shteti, në veëanti në tetë vitet e kaluara, nuk i ndërmerr masat të cilat janë të vendosura me kushtetutë. Kështu, një numër i madh i grupeve të ndryshme të synuara në shtet, shfrytëzohen, ose keqpërdoret gjendja e tyre e keqe sociale, për promovimin e qëndrimeve të caktuara, pozita dhe shfrytëzim për qëllime politike, e për shkak të kontekstit, edhe për qëllime zgjedhore. Unë do të mohoj se shteti, në fakt, kujdeset dhe ka për detyrë të ofrojë ndihmë sociale dhe siguri sociale për qytetarët, në pajtim me parimin e drejtësisë sociale, ose se çdo i punësuar ka të drejtën e fitimit përkatës nga puna, siç është e paraparë me nenin 32 nga Kushtetuta. Kemi një varg të kategorive në shtet, gjendja e të cilave keqpërdoret. Këtu, para së gjithash kisha folur për të papunësuarit, por, edhe për punëtorët, pensionistët, dhe në veçanti për të rinjtë.
Të gjitha këto kategori të qytetarëve, bashkë me ata që janë pranues të ndihmava sociale, të cilët janë në margjinat e shoqërisë, gjatë viteve të fundit seriozisht janë keqpërorur, me vargje masash që në mënyrë propagandiste vendosen si kujdes nga pushteti dhe institucionet, për promovimin e gjendjeve të tyre. Në fakt gjendja e tyre e rëndë shfrytëzohet për qëllime politike dhe parazgjedhore. Tani, këtu mund të flasim për një varg masash nga banjat dhe transportin falas për pensionistët, përmes eksploatimit të punëtorëve dhe nivelimit të shumave të cilat nevojtarët për ndihma sociale i pranojnë, deri te fakti se të rinjtë ishin pastruar në mënyrë elegante nga lista e të papunësuarve, në mënyrë që të zvogëlohet numri i të papunësuarve në Maqedoni. Me rëndësi është të theksohet se të gjitha këto kategori të qytetarëve nuk e gëzojnë mbrojtjen e garantuar me Kushtetutë! Për shembull, pensionistët nuk mund të trajtohen si kategori sociale, ata janë kategori ekonomike, këta njerëz kanë punuar tërë jetën dhe kanë të drejta të caktuara të cilat duhet t’i gëzojnë, ndërsa ky shtet i konsideron si kategori sociale. Çdo herë para zgjedhjeve, fitojnë rritje të pagesave. Edhe pse kjo është vetëm manipulim fabrik propagandist. Për shembull, para një kohe pranuam informata se Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë i keqpërdor ata të cilët gjenden në listën e të papunësuarve. E dini se si duhet të paraqiten… I ftojnë në trajnim, por kemi informata serioze se këto trajnime, të papunësuarit duhet ti vizitojnë që ta mirëmbajnë statusin e tyre si të papunësuar, që nesër të munden të hyjnë në listat të cilat u ofrohen punëdhënësve! Por, në këto trajnime ata fitojnë informata për ofertën e programës zgjedhore të partisë qeverisëse! Kjë është përsëri manipulim me kategoritë sociale dhe me njerëz të rrezikuar social për qëllime parazgjedhore.
CIVIL Media: Cilat premtime për drejtësi sociale janë realisht të realizueshme, e cilat premtime paraqesin korrupsion politik të llojit, gjegjësisht, manipulim me pritjet e votuesve?
GABER: Shihni, pas dhjetë viteve pushteti të VMRO-DPMNE, unë mendoj se ata praktikisht më nuk kanë kredibilitet që të premtojnë diçka për këtë kategori të qytetarëve. Numrat thonë se rreth 180.000 qytetarë në Maqedoni jetojnë me më pak se 14 denarë në ditë. 90 00 qytetarë jetojnë me 22 denarë në ditë. Ndërsa 1,2 milion qytetarë në Maqedoni mezi e lidhin muajin! Të gjitha hulumtimet e opinionit publik tregojnë se problemi më i madh për qytetarët e Republikës së Maqedonisë, nuk është aq papunësia, sa është kualiteti, standardi i jetesës. Është fakt se edhe ata që punojnë në Maqedoni, jetojnë keq! Kjo është prodhim i dhjetë viteve politikash të këqija ekonomike. Duhet të kesh virtyt dhe të pranosh se modeli ekonomik i taksave të sheshta, taksave të mëdha për investitorët e huaj, manipulimet e ndryshme me kategori të caktuara të qytetarëve, nuk japin fruta. Kështë që, seriozisht mendoj se e gjithë ajo që do ta dëgjojmë nga partitë qeverisësenë këtë periudhë parazgjedhore, duhet të meret me dozë serioze rezerve, për arsye se besimi është humbur.
Maqedonisë i duhet energji e re dhe kjo energji është e inurajuar nga situata reale në terren, nga njëra anë, nga ana tjetër, edhe nga fakti se në këto disa vite të kaluara, organizata të caktuara serioze, në mënyrë shumë të zëshme dhe fuqishëm janë shprehur për gjërat që ndodhin në terren dhe për gjërat të cilat unstitucionet shtetërore nuk duan t’i shohin. Mua më gëzon fakti se që shihet se ato zëra, ato analiza dhe ato rekomandime të cilat organizata të caktuara nga sektori qytetar i dhanë në periudhën e kaluar, në një farë mënyre, e gjetën vendin e tyre, së pari në sferën publike. Nga ana tjetër, ka edhe parti politike të cilat dë të marrin pjesë në procesin zgjedhor, e të cilat i kanë integruar dhe i kanë pranuar në programet e tyre parazgjedhore këto analiza dhe rekomandime. Kështu që, në Maqedoni, diskursi është në një mënyrë i ndryshuar, gjë që është e inurajuar nga situata katastrofale në të cilën jeton qytetari i Maqedonisë. Veç më dëgjojmë se partitë politike fillojnë të flasin për tema siç është cilësia e jetesës, punë e mirë, punë e paguar, kualitet i vendit të punës dhe në tregun e punës, për arsiminqë përsëri lidhet me drejtësinë sociale dhe me mënyrën me të cilën puna duhet të promovohet… Nëpër diskursin politik të paritve politike këto tema përshkohen dhe unë jam optimiste për atë që vijon. Mendoj se ka një vetëdije e forcuar e cila do ti inkurajojë partitë politike për qasje pak më të përgjegjshme ndaj qytetarëve. Dhe pikërisht për shkak të vetëdijësimit të qytetarëve, pres që qytetarët të jenë më të vendisur në kërkimin e të drejtave të tyre.
CIVIL Media: Cilat janë pasojat politike dhe sociale nga keqpërdorimi në fushën e drejtësisë sociale?
GABER: Kisha thënë se ne e jetuam atë moment kur e drejta për jetesë u bë më shumë çështje për bijetesë, e jo e jetesës cilësore! Do të thotë, ata të cilët e kanë pasur fuqinë, kanë arritur ta imponojnë dhe ta shtyjnë qytetarinë në derdhje në kornizat e pritjeve ose politikave të tyre! Sipas meje, politika të këqija. Për shkak të shkallës së lartë të varfërisë në shtet, ne kemi fituar qytetarë të heshtur. Ky është ai manipulim, i cili është shumë i rëndë! Nëse ekzistenca është e lidhur me bartësit e fuqisë politike, por edhe me vendimet e sferës politike, nëse shteti është punësuesi më i madh, nëse çdo gjë varet nga grantet buxhetore, qoftë në nivel qendror ose lokal, fitojmë qytetarë të heshtur , normalisht, për shkak të arsyeve ekzistenciale, janë të frikësuar që në çfarë do mënyre tu kundërshtojë atyre që sjellin vendime, për arsye se ekzistenca u është sjellur në pyetje. Është e qartë se pnët kanë ardhur deri në fund të durimit! Këto janë ndërlidhje rrethanash dhe situatash në gjithë vendin tonë, për të cilat mendoj se edhe atyre qytetarëve të cilët gjatë tërë kësaj kohe kanë qenë të heshtur, u jep një farë shpërthimi të kundërshtojnë dhe të luftojnë.
CIVIL Media: Çfarë duhet të bëjnë institucionet, partitë politike, sindikatat dhe shoqëria qytetare që ta parandalojnë keqpërdorimin e kategorive sociale të rrezikuara dhe në përgjithësi, temat e drejtësisë sociale në kontekst politik dhe zgjedhor?
GABER: E para dhe më e rëndësishmja, mednoj së vetëm qytetarë të bashkuar dhe të organizuar, sindikata, gurpe interesante, mund të jenë nxitës të ndryshimeve, për vënien e findit të këtij abuzimi me qytetarët e grupeve sociale të rrezikuara. Sindikata të fuqishme që do t’i mbrojnë të drejtat e punëtorëve. Organizata të fuqishme qytetare ose grupe joformale të qytetarëve të cilët do të jenë zëri i atyre që janë të margjinalizuar dhe do të bëjnë presione të vazhdueshme ndaj vendimmarësve, munden seriozisht t’i lëvizin punët. Në plotësim, duhet të jemi të vetëdijshëm se korrupsioni dhe varfëria shkojnë njëra me tjetrën, dhe qytetarët duhet të marrin guximin dhe të fillojnë t’i paraqesin abuzimet dhe korrupsionin të cilat ndodhin në nuvel nacional ose lokal. Ne në Shkup, jetojmë si nën një zile qelqi. Kuptojmë se sa janë serioze punët, por aspak nuk e kemi ndje në mbi lëkurat tona, në mënyrë dhe shkallë siç ndodh në qytetet më të vogla, ku mekanizmat e kontrollit dhe abuzimit me grupet sociale të rrezikuara të qytetarëve, janë shumë më të fuqishme. Kështu që, mendoj se kjo histori duhet pak të decentralizohet, që të preket çdo qelizë dhe pore e shoqërisë në Maqedoni. Duhet ta ndërtojmë dhe ta forcojmë vetpdijen për çmimin social të korrupsionit, për arsye se lufta kundër korrupsionit do të thotë edhe luftë për shpëtimin dhe daljen nga humnera e këtyre qytetarëve të rrezikuar.
CIVIL- Qendra për Liri, realizon pilot-projektin “Premtime dhe keqpërdorime”, i cili merret me keqpërdorimin e drejtësisë sociale për qëllime politike dhe zgjedhore. Qëllimi i projektit është të kontribuojë për forcimin e vetëdijes publike për keqpërdorimet në domenin e drejtësisë sociale në kontekst zgjedhor, si dhe parandalimin nga praktikat manipuluese të qendrave të fuqive politike. Projekti zbatohet në bashkëpunim me fondacionin “Hajnrih Bell” zyra – Sarajevë.
CIVIL- Qendra për Liri, realizon pilot-projektin “Premtime dhe keqpërdorime”, i cili merret me keqpërdorimin e drejtësisë sociale për qëllime politike dhe zgjedhore. Qëllimi i projektit është të kontribuojë për forcimin e vetëdijes publike për keqpërdorimet në domenin e drejtësisë sociale në kontekst zgjedhor, si dhe parandalimin nga praktikat manipuluese të qendrave të fuqive politike.
Projekti zbatohet në bashkëpunim me fondacionin “Hajnrih Bell” zyra – Sarajevë.